16 Feb Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:56h
in Archived Articles
” Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Duke përshëndetur të rinjtë të pranishëm në këtë takim Meta shprehu mbështetjen e tij si Kryetari I LSI-së për të mbështetur këtë forum që sikurse tha “është forumi më aktivë dhe që përfaqësohet në mënyrë dinjitoze jo vetëm në strukturat e LSI-së por edhe në pushtetin vendor duke qenë pjesë e vendimmarrjes”.
“Unë mendoj që ky është një angazhim i cili përfaqëson në radhë të parë një investim për të gjithë ju një investim për të ardhmen tuaj. Është një sipërmarrje që ia vlen. Këtë mund ta dëshmojë Endriti anëtari më i ri këshillit bashkiak të Tiranës përfaqësues i Lëvizjes Rinore për Integrim. Por mund ta dëshmojnë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë të cilët janë në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe natyrisht në Lëvizjen Rinore për Integrim jo thjesht për të të dëgjuar por janë për të marrë përgjegjësi janë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.” U shpreh z. Meta.
Angazhimi juaj në LRI ju bënë më shumë aktivë dhe përgjegjës në mbarëvajtjen e së ardhmes suaj sikurse është realizimi i kartës për studentët që ka qenë një angazhim i Lëvizjes Rinore për Integrim apo edhe masa të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve në kryeqytet absolutisht tregojnë sesa më i madh të jetë roli i rinisë në të gjitha proceset politike aq edhe më të mëdha do të jenë mundësitë që ajo do t’i hapë vetes së saj për një perspektivë më të mirë.
Në këtë kontekst kreu I LSI-së z Meta shtoi se”- ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe do të jetë gjithnjë një forcë politike progresiste dhe kaq energjike siç është edhe sot këtu sepse ka gjithmonë një zemër rinore që quhet Lëvizja Rinore për Integrim

Unë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj në të gjitha instancat e qeverisjes vendore apo qoftë edhe qendrore si dhe për gjithë përpjekjet tuaja për të krijuar një qasje të re dhe aktive në politikë dhe politikbërje për të rinjtë.
“ Megjithatë pavarësisht nga arritjet tuaja dhe arritjet tona një angazhim akoma më i madh më i fuqishëm më rezultativ i të rinjve në politikë është një domosdoshmëri e kohës që po jetojmë sepse sfidat në rritje kërkojnë energji në rritje”përfundoi z. Meta.
0x323031312d31312d3139 Meta takim me LRI.jpg 14:17)”