Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta prezanton para mijërave të pranishmeve kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” z. Ilir Deçolli.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Beratit dhe nga drejtues të koalicionit  është ndalur sot paradite në këtë qytetet ku ka prezantuar para mijërave të pranishmeve kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” z. Ilir Decolli.

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Berat
Erdhi momenti për të bërë ndryshim të rëndësishëm në krye të Bashkisë së Beratit. Erdhi momenti për të votuar për një kryebashkiak të ri për të votuar për Ilir Deçollin për të votuar për një ndryshim të domosdoshëm për një kandidat i cili përfaqëson vlerat më të mira të të gjithë qytetarëve të Beratit për të votuar për një kandidat i cili jam i sigurt përfaqëson një figurë gjithëpërfshirëse për një kandidat që do ta votojnë të majtë e të djathtë në qytetin e Beratit për një kandidat që do të punojë pas 8 majit për të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Sepse është momenti për t’i dhënë fund ndarjeve politike për interesa të ngushta në qytetin e Beratit.

Ndaj unë ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj për përkrahjen që i jepni LSI-së dhe kandidatit tonë të “Aleancës për Qytetarin” z. Ili Deçolli. Berati ka nevojë të integrohet më mirë në dinamikën e ndryshimeve integruese që kanë përfshirë të gjithë vendin. Berati do t’i japë me votë në mënyrë të qetë të kulturuar dhe demokratike sikurse e ka në natyrën e vet përgjigjen e merituar atyre të cilët e kërkojnë Bashkinë e Beratit jo për t’i shërbyer qytetarëve por për t’i shërbyer konfliktit me qeverinë. Ndërkohë që çdo Kryetar Bashkie pavarësisht se çfarë partie përfaqëson e ka për detyrë të bashkëpunojë me qeverinë pavarësisht se çfarë ngjyrash politike përfaqëson ajo. Interesi duhet të jetë një dhe vetëm një për të përmirësuar jetën e komunitetit tuaj të mrekullueshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të shumta për të cilat bashkia ka një përgjegjësi të madhe.

Unë e njoh Beratin shumë mirë ashtu sikurse edhe ju i njoh lagjet e tij i njoh problemet e tij. Berati nuk mund të vazhdojë më kështu. Berati ka nevojë për një vizion të ri ka nevojë për një partneritet të ri për një kontratë të re dhe unë jam i sigurt se kandidati i përbashkët Ilir Deçolli do t’i qëndrojë kësaj kontrate me të gjithë qytetarët e Beratit pa asnjë dallim. Berati nuk është një qytet ku dikush mund të varë xhaketën dhe t’i marrë votat edhe pa punuar për Beratin. Kjo kohë ka kaluar. Berati është një qytet me një qytetërim të lashtë me një kulturë me të cilën krenohet e gjithë Shqipëria dhe do ta tregojë këtë në mënyrën më të qartë në datën 8 maj kur do të votojë për projektet e së ardhmes dhe jo për përfaqësuesit e së shkuarës përfaqësuesit e asaj politike që kërkoi të bllokonte liberalizimin e vizave dhe ju jeni dëshmitar se nga puna e jashtëzakonshme që u bë për liberalizimin e vizave përfituan të gjithë qytetarët e Beratit pa dallime partiake përfituan të majtë e të djathtë përfituan edhe ata që u futën në grevë urie për të penguar këtë arritje madhore për çdo qytetar të Shqipërisë.  Berati prej kohësh tashmë është i listuar në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. Por sa projekte ka përfituar i mrekullueshëm nga ky hap i rëndësishëm e madhor që është hedhur?

Ndaj ka nevojë për një kryetar të ri të Bashkisë ka nevojë për një ekip të ri ka nevojë për një vizion të ri në mënyrë që këtë pasuri të jashtëzakonshme historike kulturore muzeale ta shndërrojmë në një mirëqenie të prekshme për të gjithë qytetarët e Beratit për të rritur turizmin dhe për të kthyer këtë qytet në një qendër shuam të rëndësishme të gjithë kësaj pjesë të Shqipërisë. Jam i sigurt se edhe Boshti i Jugut do të bëjë të mundur që qyteti i Beratit të jetë një nga kryeqendrat e zhvillimi të të gjithë Shqipërisë nga vota për “Aleancën për Qytetarin” nga vota për progresin nga vota për të rritur mirëqenien e çdo qytetari të Beratit nga vota për të çuar përpara të gjitha projektet në një partneritet të ngushtë me qeverinë.

Duke falënderuar deputetët e pranishëm z. Xheka z. Naço z. Maliqi duke falënderuar kryetarët e partive politike të LSI-së e të gjithë forcave të tjera për frymën bashkëpunuese duke falënderuar të gjithë qytetarët e Beratit dhe sidomos të rinjtë e Beratit jam i sigurt se me këtë frymë bashkëpunuese me këtë kohezion më 8 maj Berati do të votojë për një ndryshim të vërtetë. Nuk mund të votojnë qytetarët e Beratit nuk mund të votojnë të rinjtë e Beratit për një kryebashkiak e cili nuk firmos lejen për universitetin e ri një universitet vërtet privat por me tarifa njësoj si universitetet publike.

Nuk mund të lejojë askush që për qëllime krejtësisht politike të pengohet një projekt që i shërben jo vetëm të rinjve dhe të rejave të Beratit por e shndërron këtë qytet në një qendër shumë të rëndësishme universitare. Ndaj të gjithë votat më 8 maj për Ilir Deçollin të gjitha votat për kandidatët e “Aleancë për Qytetarin” në të gjithë Rrethin dhe Qarkun e Beratit të gjitha votat për progresin e Beratit për bashkëjetesën e mrekullueshme mes të gjithë qytetarëve beratas për të ardhmen e këtij qyteti. Me këtë rast kam kënaqësinë që të ftoj sot pikërisht kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Beratit z. Ilir Deçolli dhe ta siguroj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen tonë të jashtëzakonshme. Jam i sigurt se Ilir De&
ccedil;olli do të përfaqësojë vlerat më  të mirë të qytetarëve beratas jam i sigurt se në natyrën e tij humane tolerante bashkëpunuese do të dijë të vitalizojë të gjitha ato kapacitete intelektuale që Berati i ka të shumta por që janë shpërfillur nga të gjithë ata që e kanë drejtuar deri tani këtë qytet. Votoni Ilir Deçollin! Votoni “Aleancën për Qytetarin”! Votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim! Rroftë populli i mrekullueshëm i Beratit! Fitore!

0x323031312d30342d3238 AKTIVITETE DSC_0088.jpg 14:5)”