Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta është ndalur sot në qytetin e Lushnjës për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Albert Sanxhaku.

Fjala e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Lushnjës

“Është një kënaqësi e madhe që jam sot këtu me ju për të shprehur mbështetjen e fitores së kandidatit Albert Sanxhaku edhe për në mandat tjetër katër vjeçar. Unë besoj se puna e bërë gjatë këtyre katër viteve ka sjellë ndryshime të rëndësishme por njëkohësisht ka hedhur baza të forta për një progres shumë më të fuqishëm për të gjithë komunitetin e Lushnjës gjatë katër viteve që vijnë pa përmendur ato që të cilat i theksoi gjatë fjalës së tij kryebashkiaku juaj z. Sanxhaku unë do të doja të veçoja në mënyrë të veçantë që gjatë këtij mandati të parë të tij për herë të parë në Lushnje kemi një degë të universitetit bujqësor të Tiranës dhe Lushnja filloi të bëhet një qytet universitar dhe shumë shpejt me angazhimin e zotit Sanxhaku edhe të qeverisë shqiptare do të bëhet edhe godina e këtij universiteti dhe jam i sigurt se edhe degë të tjera të universiteteve të ndryshme do të hapen gjatë katër viteve që vijnë. Sepse Lushnja është një qytet me potenciale të jashtëzakonshme sepse Lushnja ka shumë të rinj dhe të reja të cilët duan të mësojnë duan të kualifikohen duan të përgatiten për të ardhmen dhe janë mundësitë që kjo gjë të ndodhë pikërisht edhe këtu në qytetin e Lushnjes.

Në Tiranë kryebashkiaku në largim edhe në fund të mandatit të tretë nuk e ka bërë studimin urbanistik ndërsa në Lushnjë vetëm në mandatin e parë kryebashkiaku Sanxhaku miratoi studimin e përgjithshëm urbanistik të Lushnjes që do t’i sigurojë asaj një perspektivë shumë më të mirë të një qyteti të mirëorganizuar dhe më standarde evropiane për të gjithë banoret. Njëkohësisht ne e dimë se për një kohë të gjatë qyteti i Lushnjes ka vuajtur për ujin e pijshëm por është një meritë e padiskutueshme e Albert Sanxhakut në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që më në fund pikërisht në qershor të këtij viti vetëm një muaj pas rikonfirmimit të tij si kryetar i bashkisë së Lushnjes që do të bëhet me votën e të paktën 2/3 të qytetarëve më 8 maj do të fillojë implementimi i projektit madhor penj 13 milion eurove me donatorët e huaj për të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për të gjithë qytetin e Lushnjes.

Ashtu si gjatë mandatit të parë kur u investua në ndërtimin e shkollave të reja u investua për shërbime të reja sociale shumë investime të dobishme do të ndodhin. Por diviza e zotit Sanxhaku dhe e të gjithë neve është që të konkretizohet sa më parë brenda vitit të parë të mandatit të dytë parku industrial i Lushnjes pasi biznesi lushnjar por edhe biznesi vendas dhe ai i huaj meriton të ketë një park industrial me të gjithë lehtësitë me të gjithë infrastrukturën në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e bizneseve të tyre si dhe në rritjen e punësimit të qytetarëve të leshnjes.

Unë jam shumë i bindur se më 8 maj Lushnja do të votojë për qytetarin e saj do të votojë për projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në proces Lushnja do të votojë për progresin e saj dhe për të ndërtuar solidaritetin ndërmjet gjithë qytetarëve lushnjarë pa i ndarë dhe pa i etiketuar sikurse bëjnë të tjerët. Po kështu Lushnja do të votojë në mënyrë që bashkia të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe të mos merret peng nga ata që e kërkojnë bashkinë për të bërë sherr me qeverinë.

Jo këto janë zgjedhje vendore janë zgjedhje lokale këto janë zgjedhje për t’i dhenë zgjidhje problemeve që ka komuniteti në Lushnje në Tiranë apo në çdo bashki dhe komunë të Shqipërisë. Këto nuk janë zgjedhje për t’u dhënë bashkitë atyre që kërkojnë të thellojnë konfliktet politike vetëm për interesin e karrierës së tyre personale. Prandaj qytetarët në mënyrë të kulturuar në mënyrë demokratike do të shkojnë më 8 maj drejt kutive të votimit dhe do të votojnë për ata që kanë një program për ata që kanë një bilanc pozitiv do të votojnë për ata të cilët bëjnë një fushatë të hapur dhe transparente. Shumë prej jush e kanë ndjekur të vetmin debat që është bërë deri tani dhe kam frikë që do të jetë i fundit midis kryebashkiakut të Lushnjes dhe kandatit tjetër.

Natyrisht ishte një debat midis mësuesit edhe nxënësit. Aq sa ai u detyrua të thotë se do të bënte atë që thonte Albert Sanxhaku në programin e tij. Lushnja nuk ka nevojë për eksperimente. Le t’i japim kohën e duhur të mësojnë. Lushnja tashmë e ka kryebashkiakun e saj i ka projektet e saj e ka të sigurt partneritetin me qeverinë dhe të gjithë mbështetjen e saj dhe unë jam i sigurt se më 8 maj fitorja e Lushnjes do të jetë një ndër më të thellat në të gjithë Shqipërinë do të jetë një ndër më të bukurat në të gjithë Shqipërinë ashtu sikurse jam i bindur se Albert Sanxhaku më datën 9 maj do t’i shërbejë njëlloj dhe pa dallime të gjithë qytetarëve të Lushnjes.

Ndaj ju ftoj të gjithëve të vazhdojmë këtë fushatë të kulturuar të vazhdojmë këtë fushatë të emancipuar. Mos u mërzisni se kanë djegur një flamur të LSI dhe një të PD. Absolutisht incidente të tilla nuk përbëjnë asnjë lloj shqetësimi përkundrazi këto na bindin neve më tej se është kjo fushatë europiane që po bën Lulzim Basha në Tiranë Albert Sanxhaku në Lushnjë dhe të gjithë kandidatët e Aleancës për qytetarin në të gjithë Shqipërinë. Kjo është fushata e të gjithë qytetarëve shqiptarë fus
hata e projekteve fushata e programeve fushata e zgjidhjes së problemeve të përditshme me të cilat ndeshet çdo qytetar shqiptar në Lushnje dhe në çdo bashki dhe në çdo komunë të Shqipërisë.

Të tjerët le të vazhdojnë me mllefin e tyre lë të vazhdojnë me urrejtjen e tyre le të vazhdojnë me shpifjet e tyre. Shqipëria është në vitin 2011 Shqipëria vazhdon e sigurt drejt së ardhmes që është integrimi evropian që është bashkëjetesa e qytetëruar midis të gjithë qytetarëve këtu në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë. Kjo është filozofia e Aleancës për qytetarin në këto zgjedhje dhe ne jemi të bindur se kjo filozofi do të triumfojë në Lushnje do të triumfojë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitore dhe suksese në mandatin e tij kryebashkiakut të Lushnjes zotit Albert Sanxhaku suksese LSI më 8 maj në Lushnje suksese të gjithë komunitetit të mrekullueshëm lushnjarë. Fitore!  

0x323031312d30342d3232 DSC_0087.jpg 13:27)”