Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Kroaci Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Kroaci. Në këtë vizitë kreu i LSI-së zhvilloi takime me drejtues të lartë të Kroacisë si dhe me personalitete të larta të jetës politike atje.

Një takim të veçantë Kryetari i LSI-së Meta zhvilloi me Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç. Gjatë këtij takimi Meta dhe Mesiç kanë diskutuar mbi situatën në rajon veçanërisht në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndëkaq Meta i kërkoi Presidentit kroat liberalizimin e vizave për në  Kroaci ku shqiptarët kanë pasur mjaft kërkesa por edhe mjaft pengesa për viza për në shtetin kroat. Gjatë këtij takimi Meta vlerësoi kontributin e vecantë në marrëdhëniet në mes të dy vendeve të Presidentit Mesiç si dhe rolin e rëndësishëëm të dy presidentëve Moisiu dhe Mesiç që kanë pasur një bashkëpunim mjaft të mirë në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndërkaq një takim të veçantë Kryetari i LSI-së zhvilloi me liderin e opozitës kroate Racan. Meta dhe Raçan ranë dakord për një konsolidim të marrëdhënieve në mes të LSI-së dhe socialdemokratëve kroatë. Ata vendosën që të fuqizojnë më tej bashkëpunimin në mes të forcave politike përkatëse.

0x323030362d30332d3036 11:29)”