Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i qarkut z. Nasip Naço ka mbyllur takimin e tij elektoral për zgjedhjet vendore të 8 majit në Çorovodë. z. Meta së bashku me përfaqësues të parive të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar për këtë bashki kandidatin z. Nesim Spahiu. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i qarkut z. Nasip Naço ka mbyllur takimin e tij elektoral për zgjedhjet vendore të 8 majit në Çorovodë.
 
 
 
 
z. Meta së bashku me përfaqësues të parive të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar për këtë bashki kandidatin  z. Nesim Spahiu.

Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Çorovodë

Të dashur motra dhe vëllezër të Çorovodës dhe të Skraparit. Është kënaqësi që jam këtu vetëm tre ditë përpara një fitoreje shumë të madhe të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Çorovodës por të gjithë Shqipërisë. Të fitores së qytetarëve mbi politikën të fitores së interesave të qytetarëve mbi interesat e politikës. Ndaj kjo aleancë kaq e gjerë kaq gjithëpërfshirëse quhet “Aleanca për Qytetarin” dhe është e vendosur të fitojë më 8 maj në Tiranë në Çorovodë në Gjirokastër në Përmet në Poliçan në Berat dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve dhe komunave të vendit tonë sepse më 8 maj qytetarët e Çorovodës dhe qytetarët e çdo bashkie dhe komune padyshim që e kanë vendosur se do të zgjedhin rrugën e integrimit evropian dhe jo rrugën e kundërvënies ndaj integrimit evropian vetëm për interesa të ngushta sikurse bën kryetari aktual i Partisë Socialiste dhe kryetari në largim i Bashkisë së Tiranës.
Ky koalicion ka punuar që nga dita e parë për integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ishte ky koalicion i cili në kohë rekord sipas premtimit që ne dhamë realizo liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe nga kjo arritje madhore për çdo qytetar të Shqipërisë përfituan edhe ata të cilët punuan në mënyrën më të pandershme më antiqytetare në mënyrën më antinjerëzore për të penguar liberalizimin e vizave për të qytetarët shqiptarë. E pra sot nga liberalizimi i vizave që realizoi ky koalicion kanë fituar të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Më 8 maj  ka kandidat që vijnë në emër  të “Aleancës për Qytetarin” të cilët kërkojnë votat tuaja bazuar mbi projekte konkrete bazuar mbi një program konkret që zgjidh problemet dhe shqetësimet më jetike të përditshme të komunitetit tuaj dhe kudo tjetër dhe nga ana tjetër vijnë kandidat në emër të një koalicioni i cili quhet i rrugës së vetme një emër i denjë për një koalicion të para 30 viteve në Shqipëri por jo të një Shqipërie demokratike të një Shqipërie anëtare të NATO-s të një Shqipërie evropiane. Ata vijnë e ju thonë që ne i duam vota tuaja në mënyrë që më 9 maj me bashkitë që ju do na i jepni me komunat që ju do na i jepni ne të zihemi me qeverinë për interesat politike të Edi Ramës. Ndërkohë që çdo kryetar bashkie apo komune pavarësisht se cilës parti apo koalicioni i takon pasi zgjidhet ka detyrë të jetë shërbëtor i të gjithë qytetarëve të Çorovodës e kudo tjetër e ka detyrë të bashkëpunojë ngushte me qeverinë për të realizuar projektet të cilat i duhen këtij komuniteti  për të jetuar më mirë.

Nesim Spahiu është emri i vetëm që figuron më 8 maj për kryetar të Bashkisë së Çorovodës është emri i cili u kujton të gjithëve punën e palodhur dhe padurimin për të realizuar premtimet e dhëna. Nesim Spahiu është ai njeri që pas fitores së thellë më 8 maj e cila duket si drita e diellit edhe sot në këtë miting të jashtëzakonshëm do të fillojë pa u gdhirë mirë më 9 maj punën për të realizuar të gjitha premtimet dhe projektet që ai dhe “Aleanca për Qytetarin” kanë premtuar për të ardhmen tuaj këtu në Bashkinë e Çorodvodës. Nesim Spahiu ka të gjithë mbështetjen tonë ka mbështetjen e të gjithë koalicioni ka mbështetjen e qeverisë do të ketë mbështetjen e të gjithë donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në mënyrë që  Çorovoda brenda këtij mandati të jetë një qytet i kërkuar nga vizitorët dhe turistët të jetë një qytet ku të rinjtë të kenë besim se të ardhmen e tyre mund ta ndërtojnë pikërisht këtu ku ata kanë lindur ku fëmijët të rriten në kushte më të mira se sa sot ku punësimi i cili është ende një problem i rëndësishëm të marrë një zgjidhje serioze. Jam i sigurt se kjo gjë do të ndodhi.

Pa përsëritur të gjitha projektet që janë përmendi këtu Ministri i Ekonomisë Nasip Naço unë dua t’ju them se të gjitha këto projekte të cilat do ta zhvillojnë shumë Skraparin të cilat do ta kthejnë edhe Çorovodën në një qendër të rëndësishme të zhvillimit dhe të turizmit. Absolutisht që në plan të parë kanë realizmin e atyre projekteve që shtojnë punësimin në Çorovodë për të gjithë e në mënyrë të veçantë për gratë dhe vajzat e Çorovodës. Në Poliçan në vetëm një vit e gjysmë janë shtuar 300 vende të reja pune e deri në fund të këtij viti me projektet që janë bërë e me drejtimin e shkëlqyer të Kombinatit parashikohen të shtohen edhe mbi 1200 vende të reja pune.

Sot për koalicion in tonë pas realizimit me sukses të lëvizjes së lirë dhe pa viza të qytetarëve tanë në Evropë prioriteti i parë i dytë dhe i tretë mbetet punësimi mbetet lufta kundër varfërisë për të gjitha ato familje të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e jetës. Dhe unë jam i bindur se ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë në emër të interesit tuja në emër të interesit të zhvillimit të këtij qyteti dhe të gjithë vendit. më 8 maj ne do të fitojmë në të gji
tha njësitë e rrethit të Skraparit.

Jo vetëm Nesim Spahiu do të fitojë këtu në mënyrë spektakolare për tu dhënë mësim të mirë të gjithë atyre që kujtojnë që skraparllinjtë mund të blihen me 50 mijë leksha e me miell. Por ne do të fitojmë edhe në Poliçan me Çaush Qaton për ta shpëtuar atë popull të mrekullueshëm nga një bandit i cili i dhunon dhe i keqtrajton për vite të tëra dhe që ka gjetur strehë pikërisht atje ku ju e dini shumë mirë tek krimi i organizuar. Ne do të fitojmë në Bogovë me Fadil Kapllanin i cili është një njeri i mrekullueshëm. Ne do të fitojmë me Gazmor Hysën në Komunën Qendër dhe do të fitojmë kudo në të gjithë njësitë e rrethit tonë.

Dhe mos u habisni ne do të fitojmë të gjitha bashkitë e Qarkut të Beratit ne do të fitojmë Qarkun e Beratit sepse për këtë koalicion votojnë jo vetëm anëtarë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Lëvizjes Socialiste për Integrim e partive të tjera por të jenë të sigurt se do të votojnë edhe shumë e shumë socialistë të ndershëm që duan progresin e Shqipërisë që duan një Shqipëri evropiane që duan një Shqipëri të zhvilluar që duan një Shqipëri demokratike. Sepse ju e dini shumë mirë se socialistët asnjëherë nuk kanë qenë njerëz të dhunë që socialistët asnjëherë nuk kanë folur me gjuhën e hakmarrjes dhe të urrejtjes.

Ndaj me votën e tyre anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste të jeni të bindur që do të votojnë për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” në mënyrë që të shpëtojnë një herë e mirë nga zgjedha e një lidershipi kriminal që asgjë nuk e lidh me socialistët dhe me idealet e tyre për një Shqipëri demokratike për një Shqipëri evropiane.
Fitore Nesim Spahiut! Fitore të gjithë kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin”! Rroftë populli ynë i mrekullueshëm i Skraparit! Lavdi përjetë dëshmorëve të Atdheut! Lavdi përjetë atyre figurave të mëdha që nxori Skrapari gjatë luftës antifashiste si Karaman Ylli Zylyftar Veleshnja e shumë të  tjerë! I paharruar kontributi që dhanë në atë luftë të rëndësishme veteranët e Skraparit. I Paharruar kujtimi i Bajram Raçit e shumë e shumë të tjerëve që luftuan dhe punuan tërë jetën në mënyrë që ky komunitet të ecë përpara të ketë progres dhe ne jemi të sigurt që do të ecim në këtë rrugë me mbështetjen tuaj më 8 maj. Fitore!

LISTA EMERORE E KANDIDATEVE PER KRYETARE KOMUNASH DHE BASHKISH TE PROPOZUARA NGA LSI

1.QARKU BERAT

1- BASHKIA URA VAJGURORE                    THOMA RUMNIÇI

2- KOMUNA POSHNJE                     KUJTIM PELIVANI

3- KOMUNA TERPAN                    EDMONT ZOTKAJ

4- KOMUNA VELABISHT                    KASTRIOT RAPAJ

5- KOMUNA VERTOP                    GUXIMTAR GOJKA

6- BASHKIA COROVODE                    NESIM SPAHIU

7- BASHKIA KUCOVE                    SELFO  KAPLLANI

8- KOMUNA LESHNJE                    ILIRJAN HODO

9- KOMUNA POTOM                    LIRIM KOROMANI

10- KOMUNA QENDER SKRAPAR            GAZMIR HYSA

11- KOMUNA VENDRESH                    SULEJMAN DERVISHI

0x323031312d30352d3035 DSC_0031.jpg 18:19)”