Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani ka prezantuar dje kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Komunës Ndroq Fatime Goga

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani  ka prezantuar dje kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Komunës Ndroq Fatime Goga. Duke theksuar se vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” është një votë për qytetarët për vënien në jetë të projekteve të tyre Meta ka ftuar të gjithë banorët të votojnë Gogën më 8maj. “Do të jetë një progres shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë sepse mesazhi i “Aleancës për Qytetarin” ka qenë dhe mbetet shumë i qartë këto janë zgjedhje në të mirën e komunitetit nuk janë zgjedhje në të mirën e karrierës së politikanëve të caktuar ndaj e gjithë fushata e kandidatëve tanë është bazuar mbi projektet që përmirësojnë jetën e çdo komuniteti dhe jo mbi gjuhën e konfliktit politik” ka theksuar kreu i LSI gjatë fjalës së tij. Duke shtuar se vota për Fatime Gogën do të jetë një votë për progresin e komunitetit të Ndroqit.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë prezantimit të kandidates së koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare në Komunën Ndroq Fatime Goga premtoi mbështetjen maksimale të qeverisë për këtë komunitet dhe për projektet që znj. Goga do të paraqesë. Në fjalën e mbajtur në një takim me banorët e kësaj komune Nishani tha se vota për Fatmir Gogën është vota për zgjidhjen e çdo problemi dhe se ajo e ka treguar veten e saj si një menaxhere e shkëlqyer.
 

Fjala e kreut të LSI Ilir Meta

Të dashur motra dhe vëllezër të Komunës së Ndroqit është një kënaqësi e veçantë dhe për mua që të jem sot këtu së bashku dhe me mikun tim Bujar Nishanin një nga drejtuesit kryesorë të PD dhe ministër i Brendshëm të cilin e falënderoj që pavarësisht nga angazhimet e shumta erdhi me shumë dëshirë këtu pikërisht për të dhënë ato mesazhe shumë mbështetëse për komunitetin tuaj dhe për kryetaren aktuale dhe të ardhshme të Komunës Ndroq. Fitorja është e padiskutueshme jo vetëm në Ndroq jo vetëm në Tiranë ku do të jetë fitorja më e thellë që ka ndodhur ndonjëherë sepse fitorja e Tiranës do të jetë fitorja e qytetarëve ndaj politikës do të jetë fitorja e gjithëpërfshirjes ndaj konflikti politik vetëm për interesa personale.

Do të jetë një progres shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë sepse mesazhi i “Aleancës për Qytetarin” ka qenë dhe mbetet shumë i qartë këto janë zgjedhje në të mirën e komunitetit nuk janë zgjedhje në të mirën e karrierës së politikanëve të caktuar ndaj e gjithë fushata e kandidatëve tanë është bazuar mbi projektet që përmirësojnë jetën e çdo komuniteti dhe jo mbi gjuhën e konfliktit politik. Jam i sigurt që këtu në Ndroq “Aleanca për Qytetarin” do të ketë një fitore të mrekullueshme dhe jam i sigurt se më 8 maj edhe Peza do të bashkohet me Ndroqin sepse është një popull kaq i mrekullueshëm që ka jetuar gjithmonë me dinjitet dhe që do të ketë jam i sigurt atë përfaqësim që meriton në të ardhmen.

 Kjo mbështetje që ju jepni këtij koalicioni sikurse e tha dhe z. Nishani është koalicioni më i gjerë më gjithëpërfshirës më progresist i cili si qëllim të tij ka pasur integrimin e Shqipërisë në Evropë liberalizimin e vizave nga suksesi që arritëm dihet që përfituan të gjithë. Edhe ata që bënë grevë urie kundra heqjes së vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë sepse ky është koalicioni që i përgjigjet misionit të zgjedhjeve të 8 majit që është pikërisht zgjedhja e njerëzve më të përkushtuar që do të çojnë përpara dhe do të garantojnë suksesin të jetës dhe të komunitetit të tyre ndaj vota për Fatime Gogën është një votë për progresin e pandalshëm të komunitetit tuaj. Është një votë për të çuar para të gjitha projektet që janë në proces apo projektet e reja që janë paraqitur prej saj. Ne sot patëm kënaqësinë të gjithë të kishim të pranishëm pikërisht z. Nishani ministrin e Brendshëm i cili është dhe ministri përgjegjës për pushtetin vendor dhe jam i sigurt që kjo vëmendje e tij do të vijojë dhe pas 8 majit në mënyrë që të marrin jetë të gjitha ato projekte që e bëjnë jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj të mrekullueshme akoma më të gëzueshme më të bukur dhe me të ardhme pikërisht këtu në këtë zonë kaq të bukur kaq të mrekullueshme e cila ka një komunitet që meriton gjithçka dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë sepse partneriteti me qeverinë është shumë i rëndësishëm për problemet e qytetarëve.

 

 

0x323031312d30352d3035 AKTIVITETE Meta ne Ndroq.jpg 10:49)