16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta takim elektoral në qytetin e Elbasanit.
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Elbasan
Të dashur motra dhe vëllezër anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të dashur qytetarë të Elbasanit. I nderuar kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Elbasanit z. Durim Hushi. Të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të gjithë forcave të tjera të koalicionit më të madh dhe fitues në zgjedhjet e 8 majit që është “Aleanca për Qytetarin”. Pak ditë më parë Elbasani dhe e gjithë Shqipëria përjetuan një moment shumë të rëndësishëm në mënyrë të veçantë qyteti i Elbasanit i cili ishte pikërisht mbajtja e premtimit për të filluar punimet për autostradën më të re në Shqipëri po edhe për autostradën më të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Elbasanit atë që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin.
Për atë autostradë dhe për atë tunel që do t’i japin një ritëm tjetër këtij qyteti dhe të gjithë qytetarëve të Elbasanit për atë autostradë dhe atë tunel që do të bëjnë të mundur që ritmi i zhvillimit i progresit dhe i mirëqenies për qytetarët e Elbasanit të jetë shumë më i lartë dhe i pandalshëm. Ndaj jam i sigurt se edhe qytetarët e Elbasanit mbajtjes së këtij premtimi madhor të kësaj vepre e cila kushton disa qindra milion euro do t’i përgjigjen me votën e tyre më 8 maj në mënyrë që Bashkia e Elbasanit t’i largohet një herë e përgjithmonë asaj mënyre drejtimi që tashmë është tejet e prapambetur për tu bashkuar me një ritëm të ri me një mënyrë të re të drejtimit siç ajo që ofron “Aleanca për Qytetarin” dhe kandidati ynë Durim Hushi. Elbasani është një qytet i traditave më të mira arsimore kulturore artistike e sportive por ku është Elbasani sot dhe cili është roli i bashkisë.
Shikojeni në të gjitha planet kudo ajo mungon. Jam i sigurt se Durim Hushi ka të gjithë personalitetin e duhur ka formimin profesional është inxhinier është një njeri i cila ka drejtuar është një njeri i cili ka menaxhuar është një njeri që ka përfaqësuar është një njeri që ka treguar se di të ngrihet mbi interesat e ngushta edhe të forcave politike është një njeri që di të shikojë drejt së ardhmes me guxim dhe me kurajë dhe Elbasani ka nevojë për ktë kryetar Bashkie. U bënë javë të tëra që kandidati tjetër fshihet që kandidati tjetër nuk përballet që kandidati tjetër nuk arrin dot të marrë kurajë dhe besim në vetvete që të dalë e të tregojë se çfarë ka bërë dhe çfarë ka në plan të bëjë. Nuk mund të zgjidhesh kryetar i Bashkisë së Elbasanit vetëm duke i rrahur gjoksin kryetarit të partisë tënde.
Elbasani ka nevojë për një Kryetar Bashkie me projekte të qarta dhe Durim Hushi i ka të gjitha projektet për ta çuar Elbasanin përpara. Elbasani nuk ka nevojë për një kandidat për Kryetar Bashkie si ai tjetri i cili në emër të rrugës së vetme kërkon sikurse edhe kryetari i tij në Tiranë votën e qytetarëve të Elbasanit që të marrin drejtimin e bashkisë në mënyrë që të bëjnë luftë me qeverinë. Ku është parë kjo në cilin vend demokratik që bashkitë të përdoren nga ata që zgjidhen për të luftuar me qeveritë.
Asgjëkund përveçse këtu nga arkitektët e rrugës së vetme. Është detyrë e një kryetari bashkie që të punojë për t’i bërë bashkë të gjithë qytetarët e tij. është detyrë e një kryetari Bashkie që të mos ndikohet në sjelljen e tij ndaj qytetarëve dhe grupeve të interesit nga ndasitë dhe ngjyrat politike. Është detyrë e një kryetari bashkie që të konsultohet me qytetarët me komunitetin për çdo vendim që ndikon në jetën e tyre në të ardhmen e tyre në mirëqenien e tyre. Ndërsa kandidati i rrugës së vetme dhe kandidatët e rrugës së vetme sikurse e keni vënë re kërkojnë votat e qytetarëve në mënyrë që të bëjnë sherre politike me qeverinë. Çdo kryetarë bashkie pavarësisht nga partia apo koalicioni që ka propozuar pasi zgjidhet e ka për detyrë për të mirën e interesave të qytetarëve që e zgjedhin që të bashkëpunojë me çdo kryetarë qeverie dhe me çdo qeveri pavarësisht se çfarë ngjyrash politike ka ajo.
Ndaj jam i sigurt se Durim Hushi është kryetarë i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit sepse ka eksperiencën më të mirë profesionale politike gjatë gjithë këtyre dekadave sepse përfaqëson koalicionin më të gjerë dhe koalicionin fitues atë të Aleancës për Qytetarin i cili ofron zgjidhje konkrete për problemet që kanë qytetarët e Elbasanit të Tiranës dhe kudo tjetër. Njëkohësisht jam i bindur se do të fitojë Durim Hushi sepse jo vetëm që në datën 9 maj nuk do ti shikojë vëngër tërë ata që në pakicë nuk do të votojnë për të por njëkohësisht sepse Durim Hushi do të garantojë partneritetin e duhur me gjithë komunitetin me gjithë grupet e interesit me qeverinë dhe me donatorët çka është shumë e rëndësishme për të ardhmen e projekteve të cilat janë parashikuar për Elbasanin.
Sepse Durim Hushi e ka të gjithë vizionin që këtë investim madhor qenë radhë të parë do të ketë impaktin më ët madh ekonomik dhe social për të ardhmen e Elbasanit dhe qytetarëve të Elbasanit. Për autostradën Tiranë- Elbasan ta shfrytëzojë në mënyrën më profesionale për ta shndërruar në një burim punësimi dhe mirëqenie për qytetarët e Elbasanit. Ndaj me fitoren e Durim Hushit në Elbasan me fitoren e padiskutueshme të Lulzim Bashës në Tiranë dhe në përfundimin e kësaj autostrade Tiranë – Elbasan brenda 18 muajsh jam i sigurt se Tiranë Elbasan do të jetë një nga qendrat më të zhvilluara jo të Shqipërisë por të të gjithë rajonit. Jam i bindur s
e me vizionin e tyre dhe me votën që do të marrin në datën 8 maj do ti realizojmë të gjitha ato projekte ku kryefjala është punësimi ku kryefjala është mirëqenia.
Ashtu sikurse jam i sigurt se përveç këtyre aspekteve Durim Hushi e ka shumë të qartë se Elbasani ka nevojë tu tregojë të gjithëve se është jo vetëm një qytet i traditave dhe arsimit e kulturës pro është një qytet i gatshëm për të demonstruar këto tradita dhe këto talente të reja që i ka sot dhe për të cilat nuk kujdeset askush.
Ashtu sikurse jam i sigurt se Durim Hushi do të dijë që ti kthejë Elbasanit shkëlqimin e tij dhe në sport në futboll e në të gjitha sportet e tjera sepse Elbasani është një qytet i rinisë sepse Elbasani ka qenë një qytet që gjithmonë i ka dhënë vendit jo vetëm në arsim dhe në kulturë por dhe në sport dhe jam i sigurt që gjatë katër viteve të ardhshme shumë zhvillime pozitive do ndodhin dhe krenaria e elbasanasve do të ripërtërihet. Ne jemi të bindur në fitoren e Aleancës për Qytetarin dhe nga fitoret e këtij koalicioni që punon për integrimin e Shqipërisë kanë fituar të gjithë nga arritja më e madhe gjatë këtyre 18 muajve të kësaj qeverie fituan të gjithë qytetarët e Elbasanit fituan jo vetëm anëtarë dhe simpatizantë e partive të koalicionit qeverisës por fituan dhe anëtarë e simpatizantë të partisë socialiste madje dhe nga ata elbasanas që vajtën atje në grevë për tu përdorur për fat të keq kundër heqjes së vizave. Të gjithë qytetarët e Elbasanit të gjithë qytetarët e Shqipërisë fituan nga kjo arritje e madhe ku për fat të keq mungoi kontributi i opozitës së sotme. Nga autostrada Tiranë – Elbasan do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë qytetarët e këtyre zonave ku kjo autostradë do të kalojë.
Pra nga projektet tona do të fitojnë të gjithë edhe nga kryetari i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit Durim Hushi të gjithë qytetarët e Elbasanit do ndjejnë mirëqeverisjen e tij dhe të “Aleancës për Qytetarin” pasi ky është qëllimi që na ka bashkuar në këtë koalicion dhe që na bashkon të gjithëve në 8 maj në fitoren e padiskutueshme edhe këtu në Elbasan. Ndaj dhe në këto pak ditë që na kanë mbetur ju ftoj të gjithëve të vazhdojmë fushatën në mënyrë të kulturuar dhe demokratike si deri tani. Fitorja është e jona fitorja është e Durim Hushit fitorja është e të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Rroftë populli i Elbasanit. Fitore dhe vetëm fitore në 8 maj. Le të mblidhemi në 9 maj për të festuar fitoren e shkëlqyer të Durim Hushit në Elbasan dhe të Lulzim Bashës në Tiranë.
0x323031312d30352d3034 AKTIVITETE Meta ne Elbasan.jpg 17:53)”