Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta prezantor kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Komunën Buçimas z. Roshi Tollozhina

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike në Pogradec z. Fatbardh Kadili ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Komunën  Buçimas z. Roshi Tollozhina i cili rikandidon për një mandat të dytë në këtë komunë.

Në praninë e mijërave të pranishmeve z. Tollozhina duke kërkuar  vazhdimin e projekteve që ka për këtë zonë u shpreh se –“  së bashku ne mund të bëjmë edhe më shumë për komunën tonë sesa në këtë mandat të parë.

Me moton “ Të vazhdojmë së Bashku” z. Tollozhina ka renditur disa nga projektet e tija të cila janë në vazhdim. Sipas tij disa nga projektet që janë në vazhdim janë hapja e disa çerdheve të reja rikonstruksioni i shkollave furnizimi me uji të pijshëm dhe përfundimi i kolektorit të ujërave të zeza për mos  derdhjen  në liqen.

 

Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Buçimas të Pogradecit

Të dashur motra dhe vëllezër të Starovës dhe të gjithë komunës së Buçimasit. Jemi krenarë sot për katër vitet që Roshi drejtoi me sukses komunën tuaj për veprat që ai bëri gjatë këtyre katër viteve ndaj jemi sot për t’i dhënë votëbesimin në mënyrë që ai t’i realizojë të gjithë këto vepra që janë në programin e tij për të ardhmen e komunës së Buçimasit.

Roshi është një njeri që flet me vepra dhe jo me fjalë. Roshi është një përfaqësues  i denjë i këtij komuniteti i cili nuk i ka ndarë asnjëherë banorët e Starovës dhe të gjithë komunës në ngjyra partiake përkundrazi ndaj dhe unë jam i bindur se të gjithë të majtë dhe të djathtë do të votojnë për Roshi Tollozhina edhe për 4 vitet e ardhshme. Jam i bindur se për Roshin do të votojë edhe kandidati tjetër të cilit kryetari i partisë së tij nuk i dinte emrin sepse dhe ai vetëm emrin e Roshit dinte dhe atë mbante mend.

Ndaj Aleanca për qytetarin është e bindur për fitoren  e saj këtu në Buçimas për fitoren e saj në qytetin e Pogradecit me intelektualin e nderuar Luan Topçiun për fitoren e saj në të gjithë zonën e Pogradecit. Është koha për një  ndryshim të madh është koha për një zhvillim më të shpejtë. Gjatë kësaj kohe puna që Roshi bashkë me të gjithë administratën  ka bërë ka hedhur themele të sigurta për një zhvillim më të shpejtë më të qëndrueshëm të gjithë komunës për t’i shfrytëzuar në mënyrë racionale resurset që Starova dhe e gjithë komuna ka në mënyrë që ato të kthehen në mirëqenien për çdo banorë të kësaj komune. Gjatë kësaj periudhe të parë të qeverisjes së koalicionit ne arritëm sikurse premtuam në një kohë rekord të plotësonim të gjitha kushtet e BE-së në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të fitonin të drejtën për të lëvizur në mënyrë të lirë në të gjithë hapësirën europiane.

Tani prioriteti ynë kryesor është zhvillimi dhe punësimi. Jam i bindur se edhe projektet që Roshi Tollozhima i paraqet komunitetit të tij do të ndihmojnë në prosperitetin dhe zhvillimin e këtij komuniteti që jeton në një vend të bekuar nga Zoti.

Roshi do të dijë që në bashkëpunim me qeverinë dhe me mbështetjen e deputetëve të qeverisë së koalicionit  t’i  realizojë të gjitha këto projekte dhe të jeni të sigurt se pas 4 viteve nuk do të ketë rrugë e cila do të mundet të pasqyrojë të gjitha veprat që do të bëhen gjatë këtij katër vjeçar. Ndaj votoni për Roshi Tollozhimën. Votoni për njeriun e veprave. Votoni kandidatin e Aleancës për qytetarin. Votoni për zhvillimin e sigurt të Starovës dhe të gjithë komunës së suaj. Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. 

 

0x323031312d30342d3138 Meta ne Bucimas.jpg 13:54)