Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Durrësit z. Lefter Koka dhe Osman Metalla ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” komunat Rrashbull z. Hysen Gashi dhe Ardian Kokomani për komunën Gjepalaj

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Durrësit  z. Lefter Koka dhe Osman Metalla  ka prezantuar kandidatët  e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” komunat  Rrashbull z. Hysen Gashi dhe Ardian Kokomani për komunën Gjepalaj.

z. Meta duke kërkuar votat për kandidatët e këtij koalicioni u shpreh se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” është koalicioni që i ka hapur rrugët Shqipërisë është koalicioni që po tregon dita-ditës stabilitet ekonomik dhe që e ka kthyer vendin tonë një një partner të rëndësishëm në rajon dhe në Botë.

Duke mbetur në këtë argument z. Meta u shpreh se kandidati ynë në  komunën Gjepalaj Ardian Kokomani duke pasur gjithmonë ndihmën dhe përkrahjen tuaj do të punojë për zhvillimin e këtij komuniteti për të përmirësuar infrastrukturën shërbimet dhe mirëqenien tuaj dhe do të ketë mbështetjen tonë të jashtëzakonshme të gjithë koalicionit të qeverisë në mënyrë që ato të përshpejtohen dhe të preken çdo ditë nga ju.

Më pas z. Meta duke folur për arritjet më të mëdhaja që ka  bërë ky koalicion u shpreh se- viti i parë ka qenë sfida kryesore e heqja e vizave për të gjithë shqiptarët dhe ky është një realitet u plotësuan me mijëra kushte u plotësuan me qindra standarde sepse nuk ishte dhuratë heqja e vizave përkundrazi ka qenë nj sfidë shumë e vështirë.

Sipas z. Meta- ky është dhe thelbi i “Aleancës për Qytetarin” ne jemi sot në një fushatë të papërmbajtur dhe fitorja do jetë shumë e thellë jo vetëm në Gjepalaj e në Durrës por dhe në Tiranë dhe në Elbasan dhe në shumë qytete të tjera kryesore të vendit sepse qytetarët kërkojnë zgjidhje qytetarët kërkojnë që të jenë ata të parët dhe jo që komunat dhe bashkitë të merren peng nga politika për luftë politike. ndaj do të fitojë aleanca për qytetarin në Gjepalaj dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Prandaj Ardi Kokomani do të jetë kryetari i komunës tuaj dhe do të bashkëpunojë me të gjithë ju me të gjithë deputet dhe do të ketë mbështetjen e të gjithëve për të çuar përpara të gjitha projektet të cilat e bëënë jetën tuaj   më të lumtur dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj më ët sigurt. Fitore Ardit fitore aleanca për qytetarin” përfundoj z. Meta.

 

 

 

Kandidatët e LSI  QARKU DURRES

KOMUNA RRASHBUALL        HYSEN GASHI

KOMUNA GJEPALAJ              ARDIAN KOKOMANI

KOMUNA NIKEL                   AVDI VATHI

KOMUNA CUDHI                 XHEVAHIR BILJA

0x323031312d30342d3135 DSC_0040.jpg 17:52)