Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka hapur sot fushatën në qytetin e Durrësit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka hapur sot fushatën në qytetin e Durrësit.  I shoqëruar nga deputeti Lefter Koka dhe Prefekti Genci Alizoti ka prezantuar kandidatin e  koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Ferdinand Xhaferraj.  Fillimisht z. Meta është ndalur në komunat Gjepalaj Rrashbull ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet vendore   të 8 majit.
 
Fjalimi i kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Durrës 
Motra dhe vëllezër durrsakë i dashur Lefter i nderuar kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit z. Ferdinand Xhaferraj. Është kënaqësi dhe për mua që të marr pjesë sot në këtë manifestim kaq entuziast për zgjedhjet e 8 majit ku jam i bindur se Durrësi që meriton më shumë do të fillojë një ndryshim të vërtetë. 
Ku jam i bindur se fitorja në Bashkinë e Durrësit do të jetë e papërmbajtshme sepse Durrësi ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar më shpejt sepse Durrësi ka ende probleme të rëndësishme sociale që duhen zgjidhur dhe që kërkojnë një kryetar bashkie që të vërë të parët qytetarët dhe jo sherret politike. Rezultatin më të dëshpëruar aleanca e betonit do ta përjetojë në Durrës sepse Durrësi ka nevojë për një kryetar që të bashkëqeverisë me të gjithë qytetarët e tij dhe jo për një kryetar që pa vetëm punët e tij gjatë këtij mandati. 
Ne nuk shajmë njeri ne paraqesim alternativën tonë më të mirë paraqesim alternativën që e bashkon Shqipërinë me Evropën. Në më shumë se një vit kryetari i bashkisë tuaj që po ikën u lodh duke dërguar punonjësit e administratës së Bashkisë Durrës në Tiranë si e si të pengonte liberalizmin e vizave. Por ne i hoqëm vizat dhe garantuam lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve Durrsakë e shqiptarë pa diskriminuar asnjë. 
Ndaj jam i bindur se në 8 maj duke votuar për aleancën për qytetarin prandaj duke votuar për Ferdinand Xhaferraj në 8 maj dhe për LSI ju votoni për një projekt i cili vë të parin qytetarin e Durrësit. Ju votoni për një projekt i cili merret seriozisht me problemet e qytetarëve me problemin e punësimit ndaj është për tu përshëndetur vizioni i kandidatëve të aleancës për qytetarin për tu angazhuar si kryebashkiak të rinj të Tiranës si Lulzim Basha apo të Durrësit si Ferdinand Xhaferraj si Durim Hushi në Elbasan Luan Topçiu në Pogradec Viktor Tusha në Lezhë për të angazhuar Bashkinë dhe të gjithë resurset e saj në bashkëpunim me sipërmarrjen vendase apo të huaj në bashkëpunim me qeverinë për të luftuar papunësinë për të hapur vende të reja pune në dobi të mirëqenies së komunitetit. Ndaj jam i bindur se më 8 maj ky vizion i ri kjo vëmendje ndaj këtyre problemeve të rëndësishme sociale do të votohen në mënyrën më bindëse.

0x323031312d30342d3132 DSC_0167.jpg 20:18)”