Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta priti sot në një takim Zv.Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Fatmir Limaj Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta priti sot në një takim Zv.Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Fatmir Limaj në selinë e LSI-së. Në takim së bashku me Kryetarin e LSI-së ndodheshin edhe Zv.Kryetari i LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi N/Kryetari i LSI-së Prof.Sabit Brokaj si dhe Sekretari Ndërkombëtar i LSI Edmond Haxhinasto.  
Ndërsa Limaj shoqërohej nga Adem Grabovci anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Pas takimit të dy politikanët dhanë këto deklarata:

Ilir Meta kryetar i LSI-së

Është kënaqësi e veçantë të jesh përpara jush së bashku me njërin prej politikanëve më të shquar të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës zotin Fatmir Limaj i cili po kryen vizitën e parë në Shqipëri pas fitimit të pafajësisë në Gjykatën e Hagës dhe pas rikthimit të tij në politikën aktive të Kosovës. Me këtë rast dëshiroj të shpreh besimin se zoti Fatmir Limaj si një nga politikanët më të rinj më aktivë të Kosovës do të kontribuojë edhe në të ardhmen sic ka bërë deri tani për ndërtimin e një Kosove jo vetëm të pavarur por edhe demokratike si një faktor i fuqishëm i stabilitetit dhe integrimit evropian të rajonit tonë. Me këtë rast dua të përshëndes edhe nisjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësinë e faktorit ndërkombëtar dhe të urojmë se këto bisedime të ecin në rrugë të mbarë e cila do të përputhet me vullnetin dhe me sakrificat e popullit të Kosovës për realizimin e Kosovës së pavarur gjatë këtij procesi dhe njëkohësisht edhe sa më shpejtë të kemi një Kosovë Evropiane.
 
Fatmir Limaj Zv.Kryetar i PDK-së
 
Për mua është një kënaqësi dhe një emocion i veçantë që pas një beteje jo të lehtë dhe të gjatë të qëndrimit në Gjykatën e Hagës jam rikthyher në politikën aktive të Kosovës. Në ditën e parë që lashë Kosovën vendosa që të vizitoj Shqipërinë institucionet shqiptare dhe forca të ndryshme politike të Shqipërisë për të falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen e tyre. Më shumë se kurrë Kosova dhe gjithë populli kosovar ka pasur nevojë për forcë dhe përkrahje dhe populli shqiptar analistë media të gjithë atë që në një mënyrë apo në tjetrën janë solidarizuar dhe kemi pasur mbështetjen morale për ne dhe proceset politike të Kosovës. Mendoj që përpjekja e së vërtetës që kemi zhvilluar ka qënë përpjekja për të dëshmuar para faktorit ndërkombëtar para se gjithash se Kosova është e gatshme të ballafaqohet edhe me situata të vështira me drejtësinë ndërkombatare. Pra për të dëshmuar të vërtetën e saj se lufta jonë çlirimtare ka qënë një luftë e pastër dhe që ka pasur qëllime të shtrenjta humane për lirinë jo për lirinë e një pjese të popullit por për lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Kosovë dhe për krijimin e hapësirave për të gjithë. Me ndërgjegje të plotë duke besuar fuqishëm në atë që kemi bërë ne i jemi përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare dhe jemi përpjekur të mbrojmë para së gjithash këtë çështje dhe i kemi shërbyer politikës dhe çështjes së Kosovës. Falenderojë të gjitha ata që janë solidarizuar me ne dhe falenderojë edhe shtetin shqiptar dhe gjitha partitë politike për mbështetjen që po na japin sidomos në këtë fazë përfundimtare. Shfrytëzojë rastin ta falenderojë edhe njëherë tjetër zotin Ilir Meta dhe partinë e tij për një mbështetje të vazhdueshme që ka pasur për çështjen e Kosovës dhe për një bashkëbisedim jo vetëm me mua por edhe me institucionet kosovare.
 

Pyetje për Fatmir Limaj

Clat janë arsyet e ftohjes së marrdhënieve ndërmjet jush dhe Z.Thaçi?

Nuk ka absolutisht prishje të marrëdhënieve ndërmjet meje dhe Thaçit ku siç e tha edhe Z.Meta rikthimi im në politikën e Kosovës dhe kryesisht në PDK do të thotë që marrëdhëniet ndërmjet nesh janë edhe shoqërore edhe profesionale.
 
Pyetje për Ilir Meta

Si i shpjegoni termat më të fundit politik lidhur me Kosovën qoftë të atyre të ndërkombëtarëve dhe delegacionit të Kosovës?
 
Unë besoj se faktori ndërkombëtar është i bindur se e vetmja zgjedhje e mundshme për statusin e Kosovës është pavarsia. Natyrisht që kjo zgjedhje kalon nëpërmjet angazhimesh për të garantuar sikurse e përmendi edhe Limaj të drejtat e njeriut jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës pa paragjykime etnike dhe mendojë se komuniteti ndërkombëtar do të shprehet dhe do të vendos sa më shpejtë për këtë çështje duke u bindur gjithmonë e më shumë se institucione kosovare janë duke krijuar këto hapësira të nevojshme për gjithë qytetarët e Kosovës.
 

Z. Meta si mendoni se si duhet të jetë votimi për Znj.Topalli?
 
Besoj se është tërësisht absurde që votimi për mocionin për Kryetaren e Kuvendit të jetë i hapur pasi ai do të jetë në të njëjtin mënyrë sikurse u zhvillua edhe për zgjedhjen e saj në krye të këtij institucioni. Së dyti ne kemi bërë të qartë se kjo inisiativë ndaj Kryetares së Parlamentit ka qënë një inisiativë e njëanshme nga ana e PS dhe PSD.  Përsëri ne kemi rezervat tona nga drejtimi i disa seancave plenare nga Kryetarja e Parlamentit dhe këto rezerva do t’i shprehim nëpërmjet votës tonë.
  0x323030362d30322d3232 11:28)