Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta gjatë turit të tij elektoral është ndalur sot në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar para simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI-së kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Vlorës z. Ardin Kollozi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta gjatë turit të tij elektoral është ndalur sot në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar para simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI-së kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Vlorës z. Ardin Kollozi.   
Gjatë fjalës së rastit Kryetari i LSI-së së Vlorës  Shkëlqim Selamit u shpreh se”-“ Ne sot jemi këtu për ti dhënë mbështetjen tonë maksimale kandidatit për Bashkinë e Vlorës Z. Adrian Kollozi që ta kthejmë këtë bashki në një instrument të qytetëruar dhe jo si sot që është kthyer në shërbim të një klani të caktuar për interesat personale.“Ne të gjithë bashkë do të punojmë maksimalisht qe të kemi mazhorancën më të madhe në komuna dhe në bashki që neve të mbajmë premtimet që i kemi dhënë elektoratit dhe që kemi në plane të përbashkëta” u shpreh z. Selami.
Ndërsa vetë  kandidati i Aleancës për Qytetarin për Kandidat për Kryetar Bashkie Ardian Kollozi duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e LSI-së në garën e tij elektorale për zgjedhjet e 8 majit u shpreh se”-Ndihem i vlerësuar dhe i respektuar që më jepet rasti që të marr fjalën këtu para jush në këtë takim përpara çeljes së fushatës elektorale të një subjekti të rëndësishëm pjesëtarë të Aleancës për Qytetarin unë jam tashmë në këtë rrugë të përbashkët me ju me këtë aksion politik që kërkon t’ju kthejë Vlorës së nëpërkëmbur së cilës është kompromentuar e ardhmja.
 “Ne do të ndërtojmë Vlorën e së ardhmes në bazë të një masterplani që në konsultë me komunitetin me grupet e interesit duke shfrytëzuar biznesin dhe ekspertizën evropiane të projektojmë në mënyrë definitive Vlorën e fëmijëve tonë dhe të së ardhmes. Në këtë projekt tonin ambicioz dhe i hartuar bashkërisht ne do ti japim përgjigje të gjithave problemeve që ka Vlora që janë të shumta dhe të gjithanshme pastrimi gjelbërimi jeta kulturore dhe artistike. Ne kërkojmë që me 8 Maj të na jepet shansi që të fitojmë Bashkinë e Vlorës dhe ti kthejmë dinjitetin të presim100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ngjarjen tonë të madhe ditën fatlume të vlonjateve dhe gjithë shqiptarëve”  përfundoi z. Kollozi.
Fjalimi i Kryetari të LSI-së z. Ilir Meta
Të dashura motra dhe vëllezër. Është kënaqësi e veçantë që të jem këtu në Vlorë dhe të shpreh mbështetjen e plotë për fitoren e të gjithë kandidatëve për Aleancën e Qytetarit në qytetin e Vlorës dhe në mënyrë të veçantë për Kandidatin e Aleancës për Qytetarin për Bashkinë e Vlorës Zotin Adrian Kollozi. Por kështu dua të falënderoj dhe të shpreh mbështetjen më të plotë të cilët të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë në siglën e Aleancës për Qytetarin në Bashkinë e Orikumit me kandidat Arben Sulaj komunën e Kotës me kandidat Ardit Gjokaj dhe Vilson Lalaj si kryetar në komunën e Vranishtit.
Unë jam i bindur se në zgjedhjet e 8 Majit të gjithë qytetarët do të gjykojnë më voton e tyre projektin më të mirë për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët e Vlorës ku i ka sytë i gjithë Shqipëria jo vetëm për të festuar ngjarje te rëndësishme por edhe përsa i përket zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë. 
Qytetarët e Vlorës do të shpërfillin arrogancën që kanë pasur këto vite ndaj jam i bindur se me 8 maj anëtarët dhe simpatizantët e LSI- do të votojnë për një alternativë të së ardhmes për një alternativë e cila do të ketë në vëmendje të parë interesat e qytetarëve vlonjate. Unë i bindur se me zgjedhjen e z. Kollozi si kryebashkiak ku do të hidhet një hap i rëndësishëm për qeverisjen e këtij qyteti. Ndaj të gjitha votat për Adrian Kollozin dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyre që ajo të ketë një përfaqësim sa më shumë të fuqishëm në të gjitha këshillat bashkiake dhe vendore. 
Koalicioni ynë për integrimin bëri realitet ëndrrën më të madhe e të gjithëve qytetarëve por edhe vlonjate atë të heqjes se vizave kush me shumë kanë qenë vlonjatet apo shqiptarët që kanë lënë jetën për të shkuar në Itali apo në vende të tjera. Dhe ishin standardet të arritura nga ky koalicion që të gjithë vlonjatet pa dallim paritë të kenë të drejtën të lëvizin të lirë. Unë jam i bindur se vota juaj për 8 Majin do të na ndihmojë të gjithëve dhe do të jemi në paqe dhe harmoni pa dallim partie. 
Vlonjatët dhe shqiptarët me 8 Maj do të hedhin një hap të sigurt drejt zhvillimit të vendit demokracisë dhe integrimit të mëtejshme në Bashkimin Europian. Unë jam shumë i kënaqur që dëgjoj në këto zgjedhje vendore për herë të parë kryetarët e Bashkive nga Lulzim Basha për Tiranën Luan Topçiu në Pogradec apo Adrian Kollozit këtu në Vlorë dhe roli i tyre do të jetë rritja e punësimit pasi deri më sot kryetarët e bashkive të vetme kompetencë kishin heqjen dhe vënien e administratës dhe nuk kishin asnjë lloj vullneti për të nxitur projekte me investitorë vendas apo te huaj në mënyrë që të rritet punësimi. 
Prandaj qëllimi motivi jonë i Koalicionit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në të gjitha koalicionet vendore do të mbetet punësimi. gjithashtu edhe investimi për kualifikimin profesional pasi kjo është e domosdoshme për të rijntë për t’ju përshtatur tregut të punës. Prandaj ju ftoj që me 8 Maj të marrin pjesë në mënyr&
euml; energjike në këto zgjedhje të rëndësishme për Vlorën dhe 100 vjetorin e pavarësisë ta festojmë me madhështi së bashku me një kryetar të ri të Bashkie dhe ti bashkojmë vlonjatet dhe mos ti ndajmë si tani. Suksese dhe fitore
Kandidatët e LSI për Qarkun e Vlorës.
51- BASHKIA ORIKUM ARBEN SULOJ
52- KOMUNA HORE VRANISHT VILSON LALA
53- KOMUNA KOTE ARGJIR GJOKAJ

0x323031312d30342d3131 AKTIVITETE Meta 1 (1).jpg 20:08)”