Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka hapur sot fushatën për zgjedhjet e 8 majit në qarkun e Fierit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka hapur sot fushatën për zgjedhjet e 8 majit në qarkun e Fierit.  Në këtë takim z. Meta ka prezantuar para simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI-së kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Fierit z. Ilir Bele i cili është propozuar nga Partia Demokratike si dhe kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltar të LSI-së.
Fjala e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Fier
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së të dashur kandidatë të “Aleancës për qytetarin” është kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu në qytetin e Fierit dhe t’u uroj suksese të gjithë kandidatëve të “Aleancës për qytetarin” t’u uroj suksese të gjithë kandidatëve për këshilltarë të LSI-së. 
Ne ecim drejt 8 majit me bindjen e plotë se të gjithë qytetarët shqiptarë në Tiranë e në Fier dhe kudo në të gjithë Shqipërinë janë të qartë se zgjedhjet e 8 majit janë në radhë të parë për to. Edhe në Fier janë për ta. Dhe jam shumë dakord me kandidatin e “Aleancës për qytetarin” nuk duhet të punojë më Fierin për kryetarin Bashkisë por duhet të punojë kryetari i ardhshëm i Bashkisë për Fierin. Ndaj jemi dhe sot këtu për të dhënë mbështetjen tonë për një ndryshim të rëndësishëm për qytetin e Fierit në radhë të parë dhe ndaj unë ashtu sikurse gjithë ju shpreh përkrahjen për fitoren e Ilir Bele edhe si kandidat i LSI-së për Bashkinë e Fierit. Këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e qytetarëve.  
Këto nuk janë zgjedhje për t’u fshehur pas sloganeve absurde. E vetmja rrugë ishte slogani i denjë para 25 vjetësh kur njerëzit nuk lejoheshin të mendonin ndryshe. Sot të parët janë qytetarët dhe më 8 maj të parët do të jenë qytetarët e Fierit. Dhe ata me votën e tyre më 8 maj jo vetëm do të votojnë për një kryetar të ri të bashkisë por njëkohësisht edhe për një bashkëqeverisje në mënyrë transparente të bashkisë së Fierit në mënyrë që taksat që paguajnë qytetarët e Fierit për shërbimet që duhet të bëjë bashkia e tyre të administrohen në mënyrë korrekte dhe t’u kthehen sërish atyre. 
Ky është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë një qytet me potenciale të jashtëzakonshme njerëzore e sidomos intelektuale ndaj dhe kërkon një drejtim të ri ku të gjithë intelektualët e Fierit të kenë mundësi të kontribuojnë për mbarëvajtjen e qytetit të tyre për të ardhmen e qytetit të tyre. 
Ky është një qytete me probleme të ndryshme që nga mjedisi dhe shumë çështje të tjera. Ndaj dhe drejtimi i bashkisë kërkon vizion por kërkon dhe partneritet me qeverinë për t’i zgjidhur këto probleme. Ky qytet si rrallë qytete të tjera në Shqipëri ka potenciale për të zhvilluar një zonë të rëndësishme industriale për mes lehtësive që bashkia në bashkëpunim me qeverinë duhet të krijojnë investitorëve vendas dhe të huaj në mënyrë që të rritet punësimi në mënyrë të ndjeshme. 
Ky është një qyteti i mundësive të mëdha ndaj dhe kërkon një drejtim të ri dhe unë ju ftoj të gjithë juve dhe të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që të votojnë për z. Ilir Bele si kryetar i ri i Bashkisë së Fierit. Njëkohësisht unë dua të shpreh përkrahjen më të vendosur për 5 kandidatët e “Aleancës për qytetarin” të cilët janë propozuar nga LSI-ja duke pasur konsideratë punën dhe kontributin që ata kanë dhënë për tërë komunitetin e tyre gjatë këtyre viteve por edhe atë që do të bëjnë në të ardhmen. Unë do të vlerësoja në mënyrë të veçantë të pestë kandidatët sepse secili ka veçantitë e tij që nga i palodhuri Sotir Zarka në Seman i cili ka punuar dhe punon me përkushtim për të mirën e komunitetit të tij.
 Që nga doktori i Libofshës Tori Zaka i cili jam i bindur që do ta fitoj dhe këtë sfidë të rëndësishme për një të ardhmen më të mirë për banorët të Libofshës. Që nga Hamza Toro i cili jam i bindur se përsëri do të marrë mandatin për të vazhduar dhe për të realizuar disa projekte të rëndësishme të cilat janë në proces për komunën e Kurjanit. Që nga Artur Bogdani i cili jam i bindur se do të sjellë progres për komunitetin dhe do të realizojë dhe për këtë jam i bindur edhe atë rrugë që është bërë gangrenë në komunën e Portzës sepse ajo është përfshirë në planin evropian të zhvillimit dhe në planet e qeverisë shqiptare dhe njëkohësisht që ne besojmë se edhe z. Enver Troka do të fitojë në komunën e Frakullit për ti dhënë asaj një drejtim të ri dhe të sigurt për të ardhmen. 
Njëkohësisht duke u uruar suksese dhe fitore të gjithë kandidatëve të tjerë të “Aleancës për qytetarin” në rrethin e Fierit unë në veçanti do t’u kërkoja të gjithë kandidatëve tanë për këshilltarë në qytetin e Fierit dhe njësive vendore të këtij vendi që të punojnë në mënyrë që të rrisin në mënyrë të fuqishme përfaqësimin e LSI në të gjitha këshillat bashkiake dhe të komunave sepse në këtë mënyrë do të kemi mundësi të përfaqësojmë sa më mirë interesat e komunitetit ku jetojmë. 
Ky koalicion “Aleanca për qytetarin” është në vijim të koalicionin për integrimin e vendit i cili në vitin e parë të mandatit të tij realizoi premtimin më madhor që ishte heqja e vizave për qytetarët shqiptarë. Dhe sot të gjithë shqiptarët lëvizin pa viza jo vetëm at
a që votuan këtë koalicion por edhe ata që nuk pajtohen politikisht me këtë koalicion për arsyet e tyre. 
Tashmë ne kemi hyrë në këtë zgjedhje me “Aleancën e Qytetarin” dhe unë jam i bindur se me fitoren e kandidatëve tanë do të fitojnë të gjithë qytetarët e Fierit pasi ky koalicion që përfaqëson forca të ndryshme politike është një koalicion që po zhvillon tolerancën në shoqërinë tonë po zhvillon bashkëjetesën dhe në këtë mënyrë është një koalicion i cili në këto zgjedhje do të tregojë se përfaqëson shumë më tepër së në të kaluarën.
 Sepse gjithnjë e më shumë qytetarët po binden se është koha për të parë punët për të parë veprat dhe jo për të mbetur peng i demagogjive të së kaluarës. Është një kënaqësi e veçantë që kryetarët e bashkove që nga Lulzim Basha në Tiranë por edhe deri këtu te Ilir Bele në Fier por edhe në qytete të tjera sikurse dëgjuam kandidatin tonë në Pogradec z. Luan Topçiu për herë të parë në një fushatë vendore kryetarët e bashkove angazhohen për punësimin dhe kjo është mjaft e rëndësishme sepse në të kaluarën ka dominuar ideja se kryetari i bashkisë duhet të punësojë dhe s’punësoje vetëm ata që varen nga administrata që ai drejton ndërkohë që ky koncept i ri i cili po vjen në politikën vendore tregon qartë se kemi të bëjmë me njerëz me vizion të ri që jetojnë me shqetësimet e komunitetit dhe kanë projekte për të zgjidhur problemet e tyre dhe në radhë të parë për të kontribuar në rritjen e punësimit prandaj unë i përshëndes për këtë vizion të ri. 
Ky do të jetë prioriteti ynë deri në fund të këtij mandati pasi çështja e punësimit është më e rëndësishme për mirëqenin e çdo individi familjeje dhe gjithë komunitetit. Duke iu falënderuar për përkrahjen që i jepni kandidatëve tanë të “Aleancës për qytetarin”  duke ju ftuar që në këto pak javë që kanë mbetur deri më 8 maj të trokasim kudo të shpjegojmë idetë tona alternativat tonat dhe ti japim përkrahjen përfaqësuesve tanë jam i sigurt se në 8 maj një ndryshim shumë i madh do të ndodhë edhe këtu në Fier. Një ndryshim që do t’i ndihmojë qytetarët e Fierit të jenë më të bashkuar për të ardhmen e tyre. Fitore. 
Lista e LSI-së për  Qarkun e FIER-it
30- BASHKIA LUSHNJE ALBERT SANXHAKU 
31 – KOMUNA FRAKULL ENVER TROKA
32- KOMUNA LIBOFSHE NIKOLLA ZAKA
33- KOMUNA PORTEZ ARTUR BOGDANI
34- KOMUNA TOPOJ SOTIR ZARKA
35- KOMUNA GRESHICE BAFTIAR BAKIU
36- KOMUNA KUTE GENTIAN DERVISHAJ
37- KOMUNA GRADISHT MAKSIM CAULI
38- KOMUNA GOLEM REFIT ÇELA 
39- KOMUNA TERBUF ASTRIT DERVISHI
40- KOMUNA KURJAN HAMZA TORO

0x323031312d30342d3130 Meta ne Fier.jpg 16:3)”