Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta gjatë turit të tij paraelektoral është ndalur sot në Fushë-Krujë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta gjatë turit të tij paraelektoral është ndalur sot në Fushë-Krujë. Z. Meta duke vlerësuar punën e vazhdueshme të strukturave të LSI-së është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit duke theksuar” se LSI-ja do të dyfishoi rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e majit.”. 
Gjatë fjalës së tij z. Meta u shpreh se -lidershipi i opozitës po mban peng vendin duke polarizuar shumë situatën politike në vend duke i konsideruar zgjedhjet administrative si zgjedhje politike.
Sipas z. Meta trajtimi i kësaj situate në këtë mënyrë bëhet për të justifikuar punën e munguar jo vetëm të përfaqësuesve të opozitës që sot drejtojnë bashkitë e vendit por mbi të gjitha bëhet për nxitur një frymë armiqësore mes shqiptarëve. 
Fjalimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Fushë Krujë  
Është kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu me ju pikërisht në një moment të rëndësishëm të përmbylljes së përgatitjeve tona për zgjedhjet shumë të rëndësishme të 8 – Majit të cilat janë shumë të rëndësishme sepse nuk janë për politikanët po janë për qytetarët janë për problemet dhe për shqetësimet tuaja dhe të çdo komuniteti jo vetëm këtu në Krujë dhe Fushë- Krujë po në të gjithë vendin. Këto ditë kemi pasur festa të rëndësishme dhe unë dua t’ju uroj dhe njëherë gëzuar festën të gjithë mësuesve dhe mësueseve të Krujës dhe të Fushë Krujës. I uroj festën të gjitha grave nënave dhe motrave tona por dua njëkohësisht ti uroj ditëlindjen edhe shokut tonë socialist prej 20 vitesh Luan Ramës sepse unë nuk e dija që ai kishte ditëlindjen sot. Dhe shumë prej jush këtu që janë socialist prej 20 vitesh ashtu sikurse edhe Luani apo ashtu sikurse edhe unë e kemi vlerësuar gjithmonë Luanin dhe do ta vlerësojmë për kurajën e tij ashtu sikurse unë jam i zhgënjyer sepse nuk më tha sot të vërtetën kur më tha se bënte 45 vjeç sepse ai duket si 25 vjeç. Kjo është meritë e tij por të jeni të sigurt që është meritë edhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku të gjithë ndjehen vetvetja të gjithë ndjehen të rinj dhe marrin forca dhe energji nga vizioni i kësaj force politike por marrin forca dhe frymëzim sidomos nga rinia e LSI-së.
Ne jemi këtu për të falënderuar edhe njëherë Astritin dhe të gjithë shokët e tjerë që e themeluan LSI-në këtu në Krujë. Për punën e shkëlqyer që ka bërë ashtu sikurse jemi këtu për të falënderuar shokun tonë të shkëlqyer Agim Xheka i cili është dhe kandidati ynë kryesor për Krujën dhe për atë rezultat të jashtëzakonshëm që ju arritët edhe në 28 qershor në ditën më të vështirë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim kur ne u përjashtuam  në mënyrë antidemokratike  nga administrimi i procesit zgjedhor dhe ku përsëri LSI në Krujë me votat që numëruan të tjerët për LSI arriti të kishte mbi 15% të votave dhe unë jam i bindur se në këto zgjedhje do të ketë mbi 30% të votave  dhe do të jetë forcë kryesore  në të gjitha Këshillat e Bashkive dhe komunave dhe do të ngremë me forcë zërin e qytetarëve për problemet e pazgjidhura të tyre. Sepse janë shumë probleme jetike me të cilat ju dhe çdo qytetar i Krujës dhe fushë-Krujës dhe i çdo komuniteti në Shqipëri ndeshet çdo ditë. 
Problemet që duhet t’i zgjidhë pushteti vendor problemet që janë jetike për ju dhe familjet tuaja për fëmijët tuaj për të ardhmen e një komuniteti të tërë. Problemet të cilat kanë të bëjnë që nga përmirësimi i infrastrukturës ato që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve dhe të çdo qytetari që kanë të bëjnë me ambientin kanalizimet administrimin e mbetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me hapësirat e gjelbërta me këndet për fëmijët sepse gjithmonë e më pak është menduar për to dhe probleme që kanë të bëjnë edhe me shumë probleme të tjera sociale të përditshme pra kanë të bëjnë me jetën tuaj. Unë besoj se vizioni ynë jo vetëm për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë të komunitetit por mbi të gjitha për tu përgjigjur në këtë fushatë problemeve dhe halleve që kanë qytetarët në çdo komunë dhe bashki do të na japë një rezultat të jashtëzakonshëm dhe do të na japë njëkohësisht përmes këtij rezultati të gjitha mundësitë dhe instrumentet që ne të ndikojmë fuqishëm për një jetë më të mirë për banorët e Krujës Fushë-Krujës dhe të gjithë Shqipërisë. Përpjekja për të polarizuar në ekstrem situatën politike në mënyrë artificiale përmes nxitjes primitive të agresivitetit politik ju e keni parë edhe në Parlament ju e keni parë edhe më 21 janar ashtu siç e shikoni në gjuhën e helmatisur të atyre të cilët nuk duan t’ia dinë për problemet që duhet të zgjidhë 8 maji. Ata i kishin  të gjitha mundësitë që probleme të tilla t’i zgjidhnin gjatë mandatit që ata kishin gjatë këtyre 4 viteve në krye të bashkive më të rëndësishme të vendit. Ata duan të kthejnë në një situatë të acartë politike një proces i cili u takon qytetarëve sikurse janë zgjedhjet lokale një proces i cili bëhet për të përmirësuar qeverisjen vendore i cili bëhet që çdo i zgjedhur në këto 4 vjet që synon të kandidojë të dalë me një bilanc të arritjeve të tij në dobi të komunitetit me një bilanc të realizimit të premtimeve të bëra në shkurt të vitit 2007 dhe mbi bazën e këtij bilanci të kërkojnë një mandat tjetër. 
Ky &e
uml;shtë procesi normal procesi demokratik dhe transparent në marrëdhënie me qytetarin ky është procesi europianizues që duhet të ndodhë në raportet e çdo force politike me qytetarët aq më tepër kur bëhet fjala për zgjedhjet lokale. Por në të kundërt duke qenë se ky bilanc është zero për shumë drejtues sidomos të atyre të bashkive më të mëdha duke qenë se është një bilanc tërësisht negativ atëherë për t’iu fshehur bilancit midis premtimeve të bëra katër vjet më parë dhe realizimeve të bëra gjatë kësaj periudhe për t’iu fshehur dështimeve për t’iu fshehur abuzi9mit që është bërë me votat e qytetarit synohet të tejkalohet në mënyrë krejtësisht artificiale me një konflikt tërësisht të stisur politik. Që njerëzit të harrojnë problemet që nuk u zgjidhën gjatë këtyre katër viteve nga kryetarët e bashkive dhe nga kryetarët e komunave në të gjithë vendin. 
Ndaj kjo politikë destruktive dhe polarizuese është dënuar qartë edhe nga misioni i OSBE-ODIHR-it që ka filluar tashmë vëzhgimin e gjithë procesit parapërgatitor për zgjedhjet e 8 majit. Dhe jeni të sigurt se po dënohet çdo ditë nga të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët i përbuzin me neveri përpjekjet për të sajuar në Shqipëri skenar tunizian skenar libian skenar egjiptian sepse dikush nuk fle dot gjumë rehat pasi problem të vetëm nga fillimi deri në fund ka pasur dhe ka karrierën e tij personale dhe shikon ëndrra me skenarë të cilët nuk kanë lidhje me Shqipërinë e vitit 2011. Për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga hyrja në NATO ka një dhe vetëm një skenar që është ai i integrimit evropian që pavarësisht na pengesat që nxjerr dhe përpiqet të nxjerrë lidershipi i caktuar i opozitës së sotme është një proces që ka ecur dhe do të vazhdojë të ecë. Sa shumë pengesa nxorën për të bllokuar liberalizimin e vizave asnjë ligj nuk u votua nga ato që ishin kushte nga Bashkimi Europian për heqjen e vizave nga opozita e sotme asnjë kontribut pozitiv. 
E vetmja gjë që bëri dita e natë përveç grevave pa kuptim të urisë ishte kërcënimi që i bëri Europës se po të hiqeshin vizat një milion shqiptarë do të kërkonin azil politik në Europë për shkak të varfërisë në Shqipëri. Dhe koha tregoi se qytetarët shqiptarë u sollën në mënyrën më të shkëlqyer më evropiane nuk abuzuan me atë të drejtë të madhe historike që fitua duke u hequr përgjithmonë vizat për qytetarët tanë për në Bashkimin Europian. Janë 12 prioritete që BE i ka kërkuar Shqipërisë dhe klasës politike që të përmbushë në mënyrë që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat. Janë prioritete të cilat janë në interes të vendit janë në interes të qytetarëve të cilat janë në interes të bërjes së zgjedhjeve gjithnjë e më transparente bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e një gjykate Administrative dhe me çështje të tjera të cilat janë interes i përbashkët i të gjithëve. Të gjithë janë gati përveçse lidershipit të opozitës. 
Natyrisht ky është një problem ë nuk mund ta zgjidhim ne ky është një problem i vetë opozitës të cilin duhet ta zgjidhë vetë mesa duket pas 8 majit. Sepse përpara 8 majit e ka të vështirë pasi është edhe fushata përpara. Është një problem i opozitës dhe i vetë Partisë Socialiste sepse kjo që ka ndodhur me këtë forcë politike është krejt e kundërta me filozofinë ë ajo ka treguar ka demonstruar për gati 2 dekada në politikën shqiptare pavarësisht se edhe ajo ka pësuar një proces të vazhduar reformimi dhe europianizmi. Por ka qenë një forcë e përgjegjshme ka qenë një forcë serioze ka qenë një forcë demokratike në të kaluarën pavarësisht se nuk ka qenë perfekte dhe asnjë parti nuk mund të jetë perfekte në çdo proces politik. Ndaj meqenëse ju e keni mendjen te fitorja dhe keni të drejtë sepse do keni kohë për të bërë analiza edhe unë nuk do të zgjatem më tej po absolutisht që shpreh besimin tim se për një kohë të caktuar opozita në këtë vend mbeti peng e interesave të një njeriu të vetëm. Po absolutisht të gjithë ata që janë në opozitë sot jo vetëm me PD-në por edhe me LSI-në për shkak të një koalicioni historik që ne kemi bërë në një moment shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të vendit të ghjithë ata janë shqiptarë. 
Dhe ata mund të gënjehen një muaj mund të gënjehen një vit por ata nuk mund të gënjehen gjithmonë dhe nuk mund të punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe kundër aspiratës të çdo shqiptari kudo ku është e aq më tepër në Shqipëri që është një dhe vetëm një: integrimi evropian i Shqipërisë standarde europian për familjen e tij për fëmijët e tij në Krujë dhe në Fushë Krujë në Vermosh dhe në Konispol. Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku në këto pak javë që kanë mbetur nga data 8 maj për t’u përqendruar te problemet e qytetarëve dhe për të paraqitur projektet tona për zgjidhjen e tyre. Për të përzgjedhur kandidatët më të mirë për këshillat e bashkive komunave dhe qarqeve për t’i dhënë më shumë vitalitet këtyre parlamenteve vendore të cilat natyrisht kanë pasur problemet e tyre për të funksionuar në mënyrë efikase dhe demokratike gjatë këtyre 4 viteve. 
Rritja e rolit dhe peshës së LSI-së do t’i japë një kuptim shumë të rëndësishëm këshillave të bashkive këshillave të komunave dhe do t’i shndërrojë ato në parlamente reale të komunitetit ku natyrisht objektivi kryesor është përmbushja e detyrimeve të përditshme. Sepse pushteti lokal është i lidhur me jetën e përditshme me shërbime të përditshme që do të thotë përmirësime të përditshme të jetës së çdo familjeje të çdo qytetari të çdo komuni
teti. Unë jam besimplotë se LSI-ja në rrethin e Krujës jo vetëm do të arrijë objektivin e saj për të dyfishuar rezultatin elektoral. Do të jetë një shembulli i shkëlqyer edhe në nivel kombëtar por njëkohësisht në këtë mënyrë të gjithë të hedhim një hap të sigurt më 8 maj për të përmirësuar jetën e çdo komuniteti. Ndaj 8 maji është një ditë e rëndësishme për çdo komunitet në çdo komunë në çdo bashki të Shqipërisë dhe ne të përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë të gjithë programin tonë të gjitha energjitë tona te zgjidhja e problemeve dhe halleve të qytetarëve dhe jo e te hallet dhe ëndrrat e politikanëve. Ju falënderoj për të gjithë këtë përgatitje që keni bërë gjatë kësaj kohe dhe iu uroj për fitoren dhe për suksesin tuaj në 8 maj fitore që do t’i shërbejë komuniteteve në Fushë-Krujë pro edhe në gjithë vendin. Rroftë LSI-ja rroftë populli i Fushë-Krujës fitore dhe vetëm fitore më 8 maj në të mirë të qytetarëve”