Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i LSI në Gjirokastër z. Vangjel Tavo dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në këtë qytet është ndalur sot paradite në qytetin e Gjirokastrës

Fjalimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Gjirokastër 
Të dashur motra dhe vëllezër gjirokastrite është kënaqësi për të qenë përsëri këtu me ju. Por mbi të gjitha është kënaqësi për të konstatuar rritjen dhe fuqizimin e ndjeshëm të LSI-së në Gjirokastër. Rritje dhe fuqizim që jam i bindur se do të demonstrohet në mënyrën më bindëse më në zgjedhjet e 8 majit. Sepse sikurse shumë prej shokëve që përmendën më parë ne kemi nevojë për një Shqipëri më të mirë ne kemi nevojë për një Gjirokastër më të mirë dhe këto janë të lidhura me njëra-tjetrën ndaj dhe janë shumë të rëndësishme zgjedhjet e 8 majit sepse janë zgjedhje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve me kujdesin ndaj tyre por në rastin e Gjirokastrës janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë jo vetëm me ruajtjen mbrojtjen me restaurimin e vlerave më të mira muzeale historike që Gjirokastra i ka jo vetëm për banorët e saj jo vetëm për historinë e Shqipërisë por edhe për të ardhmen tonë europiane të shqiptarëve por mbi të gjitha në këto zgjedhje ju do t’i thoni jo betonizimit të këtyre vlerave të jashtëzakonshme që në radhë të parë janë vlera njerëzore. 
Gjirokastra përjetoi një tragjedi e cila ishte jo vetëm e familjeve që e përjetuan atë jo vetëm e komunitetit tuaj sikurse ishte rrëzimi i një pallati që u shemb pikërisht për shkak të mungesës së kujdesit të qytetarëve. Për shkak të etjes për të ndërtuar pa kufi dhe jashtë ligjit dhe natyrisht që ky rast u përgjithësua duke treguar edhe një herë tjetër sesa e rrezikshme është politika e papërgjegjshme e zhvillimit urbanistik dhe jo vetëm këtu por edhe në shumë qytetet të tjera të vendit tonë. Ndaj duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe zgjedhjeve vendore duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komunave dhe bashkive në të gjithë vendin sepse ata me punë e tyre i trajtojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve ose i çojnë ato akoma më tej. 
Ndaj jam i bindur se ju do të jeni në gjendje të zgjidhni midis burrave dhe grave të mrekullueshme të rinjve dhe të rejat e mrekullueshme të këtij qyteti përfaqësuesit më të mirë për këshillat për Bashkinë e qytetit të Gjirokastrës dhe njësitë vendore të rrethit tuaj në mënyrë që kontributi i LSI-së të rritet më tej më 8 maj dhe jam besimplotë se kjo do të ndodhë në mënyrë më të shkëlqyer në radhë të parë në qytetin e Gjirokastrës. Duke i falënderuar të gjithë përfaqësuesit e LSI-së që kanë punuar gjatë kësaj kohe me përkushtim do të falënderoj edhe deputetin e njohur të Gjirokastrës që është dhe një kolegun tim prej 20 vitesh deputetin Vangjel Tavo dhe jam i bindur se ai i jep forcë dhe i jep një perspektivë akoma më të fuqishme LSI-së në Gjirokastër. 
Unë jam i bindur se zgjedhjet e 8 majit do të tregojnë vlerat do të tregojnë mbështetjen që LSI ka në të gjithë Shqipërinë dhe në radhe të parë në Tiranë. Është ky shqetësim për këtë vizion për këtë përkrahje për këtë politikë konstruktive të LSI-së për këtë politikë që synon të ndihmojë gjithnjë stabilitetin e vendit integrimin e tij. 
Ndërkohë kur të tjerët kanë dalë lakuriq para opinionit publik me aferat e tyre me amoralitetin e tyre me shpirtin e tyre të zi duke vendosur interesat e tyre për pushtet mbi interesat e vendit në një kohë kur shohim sesi politika e rrugës se si politika e dhunës se si politika e alternativës zero për të ardhmen politika që kërkon të kthejë Gjirokastrën dhe Shqipërinë shumë e shumë vite e dekada mbrapa kërkon të afirmohet pikërisht në qendër të Tiranës. 
Ndaj dhe populli i Tiranës dhe populli i Gjirokastrës do t’i thotë jo kësaj politike të dështuar kësaj politike antidemokratike antieuropiane antishqiptare që punon kundër interesave të vendit tonë kundër interesave të kombit tonë kundër interesave të shqiptarëve dhe afirmimit të tyre kudo që janë si një komb shtetformues si një komb i lirë që i aspiron t’i bashkohet familjes europiane dhe që ë ë fund pas 20 vitesh izolim është më pranë se kurrë familjes europiane falë edhe kontributit tonë. Ne jemi krenarë se gjatë kësaj periudhe kontribuuam që të arrinim objektivin kryesor atë të fundit që kishim e që ishte pikërisht heqja e vizave për të gjithë gjirokastritët dhe të gjithë shqiptarët që është në radhë të parë çështje dinjiteti. 
Ndërkohë që të tjerët u përpoqën për më shumë se një vit që të pengonin këtë arritje madhore të cilin e kanë fituar jo vetëm ata që kanë votuar dhe përkrahin mazhorancën por edhe ata që përkrahin opozitën. Një arritje e cila shkon në interesi të çdo shqiptari të Shqipërisë. Dhe ata që nxisin rrëmuja që nxisin dhunë që nxisin urrejtje i kërkojnë Europës që të rivendosë viza. Jo Europa mund t’u rivendosë viza të gjkithë atyre politikanëve që nuk u përgjigjen interesave europiane të Shqipërisë dhe Gjirokastrës por kurrsesi jo qytetarëve të Shqipërisë dhe Gjirokastrës. 
Ne do të donim që situata ekonomike të ishte akoma dhe më e mirë. Dhe jam i bindur se ju dhe gjithë gjirokastritët dhe të gjithë shqiptarët në një kohë që keni pretendime më shumë jeni shumë më realistë se sa politikanët nihilistë në Tiranë. Ju e dinë shumë se gjatë kësaj periudhe kur e gjithë bota e gjithë Europa e
Bota edhe Greqia fqinje kanë përjetuar një krizë tepër të rëndë dhe të jashtëzakonshme mbetet për t’u vlerësuar fakti që pavarësisht nga ato përmsa të jashtëzakonshme e të papare në 70 vitet e fundit të kësaj krize Shqipëria arriti të ruajë normalitetin arriti të ruajë stabilitetin makro-ekonomik dhe njëkohësisht arriti që në mënyrë të qëndrueshme të rrisë pagat dhe pensionet dhe kjo nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndërkohë që investime të mëdha janë realizuar investime të cilat pothuajse kanë përfunduar sikurse dhe rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Tashmë parametrat financiar janë fuqizuar ndejshëm dhe jam i sigurt që ky vit do të çojë në rritje akoma më të madhe ekonomike do të çojë në një rritje më të mëtejshme të investimeve në këtë vend do të çojë në një zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës dhe më shumë mundësi për të gjithë për të përmirësuar mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre. Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës sonë gjatë periudhës më të vështirë që përjetoi ekonomia europiane në këtë kohë që edhe ekonomia jonë vuajtu këtë presion në vend që të ofronin konsensus për të çuar vendin përpara në vend që të bënin thirrje për stabilitet ekonomik dhe financiar përpiqeshin të krijonin panik për të nxitur falimentimin e bankave dhe të sistemit financiar sepse mendonin se në këtë mënyrë mund të krijonin një situatë kaotike e cila krijonte mundësi për të ardhur në pushtet përmes shkatrërimit të ekonomisë kombëtare. Është kjo politikë e cila nuk shikon aspak përtej interesave të ngushta e cila jo vetëm e ka zbritur në rrugë nga parlamenti tempulli demokratik ku duhet të japë alternativave të saj opozita por është kjo alternativë e cila e ka bërë opozitën e sotme që jo vetëm të kërkojë vijën e rrugës por për fat të keq edhe përfaqësuesve më të keq të rrugës të atyre të cilët janë pikërisht 321 pjesëmarrës në demonstratës së 21 janarit me precedentë penalë të dënuar për vrasje për tentativa për vrasje për përdhunime për vjedhje ordinere për trafiqe.
 Nuk mundet kurrsesi që një opozitë konstruktive e përgjegjshme të kërkojë ndihmën e këtij kontingjenti për të ardhur në pushtet për t’i garantuar popullit më shumë liri më shumë demokraci dhe të ardhme europiane. Ndaj LSI qëndron e vendosur në vlerat e saj. Është më e motivuar se asnjëherë për të qenë gjithmonë konstruktive një forcë shpresëdhënëse konstruktive një forcë që kontribuon një forcë e cila ofron energji më pozitive në këtë vend dhe kjo është e vetmja rrugë për të çuar përpara politikën shqiptare drejt standardeve europiane kjo është e vetmja rrugë për të çuar përpara intgerimit europian të Shqipërisë dhe Gjirokastrës. 
Ne jemi sot jo vetëm një forcë politike por një forcë e cila mbështetjen më të madhe e gjen te rinia sepse është një forcë që i ka krijuar hapësira pa fund rinisë shqiptare për të qenë vetvetja. Sepse është një forcë që beson tek angazhim dhe energjitë tel talentet edhe potencialet e të rinjve. 
Ndaj duke ju falënderuar të gjithëve për angazhimin dhe mbështetjen tuaj gjithnjë e në rritje. Edhe një herë ju uroj suksese dhe fitore në 8 maj ju uroj mbarësi në familjet tuaja dhe jam i bindur se 8 maji do të jetë një ditë fitoreje në Gjirokastër dhe në të gjithë vendin. 

0x323031312d30322d3139 ”