Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot paradite në qytetin e Korçës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili  gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot paradite në qytetin e Korçës. Duke përshëndetur punë e deritanishme të  bërë nga strukturat e LSI-së për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore z. Meta ka shprehur entuziazmin e tij për suksesin e pa diskutueshëm që do të ketë LSI-ja në 8 maj. 
Gjithashtu z. Meta është ndalur gjerësisht dhe në çështjet e politikës së ditë.  Duke inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme për kërkesën për heqjen e imunitetit z. Meta u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me cilindo institucion kushtetues në hir të transparencës së nevojshme për të hedhur dritë mbi vidio-montazhin. 
Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Korçë
Jam i bindur që të gjithë së bashku do të dimë bazuar në eksperiencën në eksperiencën e deritanishme por edhe në të gjitha potencialet që kemi njerëz shumë të talentuar jo vetëm këtu brenda LSI-së por edhe të gjithë komunitetit korçar do të bëjmë shumë më tepër për Korçën evropiane. Ndaj jemi sot për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme LSI-së në të gjithë Korçën. Jemi këtu për tu thënë të gjithëve se e gjithë Korça është Korça e kulturuar është Korça e qytetëruar është Korça evropiane është Korça që e do punën është Korça që njeh dialogun dhe nuk është Korça e hunjve nuk është Korça e gurëve nuk është Korça e bombave molotov nuk është Korça e dhunës. Pra është Korça e punës dhe obligimi ynë është që këtij populli të mrekullueshëm t’i japim një perspektivë akoma më të mirë. Megjithatë duke u nisur dhe nga interesimi i gazetarëve që janë këtu të pranishëm për shkak edhe disa zhvillimeve të fundit ju do të më lejoni që përpara se të vazhdoj me fjalën që kam menduar për t’ju drejtuar juve sepse ky është një takim i planifikuar prej kohësh në kuadër të turit paraelektoral të LSI-së t’i jap disa përgjigje disa pyetjeve që më kanë bërë disa gazetarë të medies. Sikurse jam njohur edhe unë në një gazetë pranë Partisë socialiste Prokurorja e Përgjithshme ka ngritur padi ndaj meje dhe njëkohësisht e ka çuar këtë kërkesë në Parlament për heqjen e imunitetit gjë për të cilën unë kam qenë dakord që ditën e parë kur është publikuar një video tërësisht e montuar në televizionin “Top Chanel”. 
Unë kam komunikuar menjëherë me mediet dhe me kryetaren e parlamentit dhe i kam bërë të ditur në vijim të qëndrimit të përhershëm timin dhe të LSI-së që e dorëzoj imunitetin vullnetarisht ashtu sikurse kam shkuar unë në kërkesën time në mënyrë vullnetare në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kam deponuar vetë lidhur me këtë skandal përgjimi por mbi të gjitha me këtë skandal montimi mbi bazën e të cilit jo thjesht u sulmua dinjiteti i një politikani i një zv. Kryeministri por mbi të gjitha mbi bazën e të cilit u ndërtua një skenar dhune një skenar gjakderdhjeje një skenar për të justifikuar dhunën që çoi në vrasjen e katër e qytetarëve të pafajshëm por edhe në plagosjen e dhjetëra të tjerëve të dhjetëra policëve të këtij shteti të kësaj shoqërie të dhjetëra gardistëve e kështu me radhë. Montimi i së cilës çoi në dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të vendit për shkak të pasqyrimit të dhunës së 21 janarit. Mbi bazën e këtij montimi kryetari i Partisë socialiste frymëzoi kërkoi sikurse e keni ndjekur edhe nga spotet televizive vdekjen e qytetarëve shqiptarë për kapital politik kundër kësaj qeverie me qëllim rrëzimin e saj dhe me qëllim realizimin e vërtetë të një skenari që shkatërronte rendin kushtetues në vend. 
Tani të vij te çështja më konkrete. Dje është transmetuar nëpër televizione dhe sot edhe nëpër gazeta kërkesën e prokurores së shtetit e cila për fat të keq edhe në këtë rast sikurse edhe në raste të tjera tregon se nuk është prokurore e shtetit se është një aktore politike në shërbim të një klani të caktuar se nuk ka asnjë vullnet për të sqaruar për të hetuar në lidhje me videon e dhënë në emisionin Fiks-Fare mbi bazën e të cilit vetë Prokuroria ka nisur hetimet. Unë ia kam paraqitur rezervat e mia asaj edhe avokatët e mi edhe me shkrim për shkak të rrugës së saj jozyrtare jo ligjore dhe jo transparente që ajo ka ndjekur në këtë proces hetimi të deritanishëm. Sikurse do ta vini re edhe në vijim dhe mund t’i referoheni edhe Gazetës Shqiptare e cila është një gazetë ë besueshme pasqyrimi e këtyre dokumenteve të Prokurorisë (kam respekt për çdo gazetë kam respekt për çdo televizion) ku sipas ekspertit ku është çuar kjo video thuhet se në këto materiale që janë paraqitur atje Ilir Meta dhe Dritan Prifti janë persona të patjetërsuar pra si në materialet që janë në dispozicion si në videon që është transmetuar në televizion. 
Më poshtë thuhet se gabimi është zero. Kjo është një pyetje e panevojshme sepse prokurorja duhet t’ia bënte të ditur edhe këtyre personave në rastin konkret personit tim dhe personit tjetër përgjuesit gjithë mënyrën se si do procedonte. Por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që prokurorja në materialin që i çon Kuvendit të Shqipërisë nuk jep pyetjet që Prokuroria i ka çuar ekspertizës pra për çfarë e ka pyetur. E ka pyetur për vërtetësinë e mat
erialit mbi të cilin kjo ka nisur hetimin pra të videos që është dhënë në televizion e ka pyetur për vërtetësinë për titrat në rast se ato korrespondojnë me zërat dhe sidomos me pjesën ku bëhet fjalë gjoja me aferat që unë kam tentuar me përgjuesin në fjalë. E ka pyetur nëse këta persona në materialet që prokuroria ka çuar atje dhe në materialin që është dhënë në televizion janë Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Sigurisht që ata dy persona janë përgjuesi dhe Ilir Meta. Kush e ka mohuar që ai më ka përgjuar mua dhe që unë jam përgjuar nga ai? Kush ka thënë që në atë video nuk është Ilir Meta? Atëherë ç’është kjo pyetje. Atëherë gabimi është zero për këtë gjë. Pra që 100 % këta janë Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Absolutisht që kjo ishte një pyetje krejtësisht e panevojshme. Më pas jepen edhe dy konkluzione të tjera që ka dhënë eksperti sepse pyetjet që i janë drejtuar ekspertit nuk jepen. Në to thuhet se video që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB në fakt është gjysma e videos sepse ajo e plota gjendet në sistemin kompjuterik. Pra ajo që shqiptarët kanë parë si video është gjysma e asaj që është çuar atje. 
A nuk mjafton kaq për të kuptuar që kemi të bëjmë me një montim të qartë televiziv të videos. Ndërkohë që Edi Rama ka qenë ai që me bindjen më të plotë me kokëfortësinë më të madhe ka thënë që video nuk është montim që video nuk është e vërtetë sepse ishte e vetmja mënyrë që kishte zgjedhur për të manipuluar qytetarët për t’i irrituar ata për gjoja këtë korrupsion të jashtëzakonshëm për të ndërsyer 321 elementë kriminalë me precedentë penalë kundër qeverisë në atë mënyrë që ju keni parë vetë në televizion. Është e çuditshme në fakt se për një aferë apo për një korrupsion njerëzit më të revoltuar në këtë vend janë 321 veta të cilët sipas policisë kanë qenë të dënuar më parë për vrasje për tentativa për vrasje për përdhunime për vjedhje dhe për të tjera elemente kriminale. 
Dhe unë kam një pyetje për Znj. Rama meqë më lart thuhet se gabimi është zero dhe nuk sqarohet se për çfarë është zero gabimi. Të jeni të sigurt se kjo është lënë e mjegullt që të japi edhe pak material më shumë propagandistik shoqeve dhe shokëve të bulevardit për të dalë nëpër konferenca shtypi dhe për të justifikuar montimin dhe krimin që ndoqën montimin që është pikërisht gjakderdhja që shkaktoi dhuna e frymëzuar nga Edi Rama në bulevard. Pyetja ime është se si shpjegohet që kur eksperti paska thënë këtë konkluzion që videoja e transmetuar në televizion është gjysma e saj që është në programin kompjuterik sa është gabimi këtu si video si pamje është 0%? Pra ja ku kemi një shenjë të qartë të mungesës së vullnetit për të qenë transparentë jo përpara Ilir Metës por përpara qytetarëve shqiptarë. Kjo ishte për figurën tani të kalojmë tek zëri. “Unë-thotë eksperti nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që pata në dispozicion. Eksperti nuk ka qenë në gjendje të dëgjonte zërat të arrinte vërtetësinë e tyre dhe të bisedës së bërë. Kur i gjithë problemi kanë qenë pikërisht zërat ka qenë vërtetësia e bisedës e cila për shkak të këtij problemi me vërtetësinë e zërave është transmetuar qëllimisht me titrat e z. Rama. Kam pyetje për znj. Rama. Ju Znj. Prokurore këtë video ku problemi kryesor janë zërat sepse mbi bazën e tyre është ndërtuar akuza dhe është pasqyrimi dhe transkriptimi zërave me titra pra ju këtë video e cucat në një studio pa vesh? Ndërkohë që edhe Petriti edhe Mondi edhe të gjithë ata që e njohin nga afër këtë përgjuesin që më përgjoi mua e dinë që përgjuesi ka probleme me dëgjimin. Përgjuesi ka probleme me veshët dhe kjo është për shkak të një operacioni delikat që ka pasur në kokë. Përveç pasojave të tjera që janë shumë evidente i ka lënë pasoja shumë të mëdha edhe në dëgjim. 
Nga njëri vesh nuk dëgjon fare. Atëherë si shpjegohet që eksperti nuk na i dëgjon dot zërat dhe nuk na i pastron dot zhurmat? Për më tepër që nuk paska dhe mjete në dispozicion të jesh në Amerikë dhe të mos kesh mjete në dispozicion është e tmerrshme. Megjithatë unë nuk ia vë fajin ekspertit dhe studios sepse ne nuk e dimë se çfarë pyetjesh i ka dërguar prokuroria dhe cilat janë përgjigjet e plota që ai i ka dhënë Prokurorisë. Kur ky nuk ka qenë në gjendje të dëgjojë bisedën dhe të eliminojë zhurmat atëherë sa është përqindja e gabimit? A mund të jetë 0? Kjo është 1 milion %. I përmenda të gjitha këto jo se unë kam probleme me Prokurorinë jo se unë kam probleme me lënien e imunitetit sepse Ilir metës i është hequr imuniteti që nga shtatori i vitit 1992 që kur ishte 23 vjeç dhe nuk e kishte problem fare. Unë kam një problem të madh i cili nuk ka të bëjë me mua fare sepse po të kisha bërë ndonjë veprim të padenjë ndonjë shkelje ligji ndonjë akt korruptim ju duhet të jeni të sigurt që ose do kisha ikur vetë nga politika që të mos jepej videoja ose do hyja vetë në pazare me ato të cilët përmes saj kërkonin të më bënin mua shantazh. Unë kam një problem të madh për drejtësinë që duhet vendosur jo për hir të një video por për hir të 21 janarit. Hetimi për 21 janarin fillon nga hetimi dhe nga përgjigjet ligjore që duhet të jepen për montimin e kësaj videoje. Grupi im i avokatëve dhe i ekspertëve prej kohësh ka bërë të gjithë ekspertizën ku del qartë që manipulimet janë skandaloze. Keni parë atje një me rreth të kuq një shifër 700 që gjoja do ishin 700 mijë euro që do merrja unë nga përgjuesi për aferën në fjalë. Nuk ekziston fare sipas ekspertizave më të mira ndërkombëtare ekspertizave tekniko shkencore jo gall
ata si këto që dëgjuat ju dhe që ekzistojnë në materialin e prokurorisë. Nuk ka vullnet Prokurorja e Përgjithshme për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse video mbi bazën e të cilës ka nisur hetimi dhe që është  dhënë në “Fiks Fare” dhe në “Top Story” pra nga i njëjti televizion është apo s’është një video e cila vërteton akuzat e bëra ndaj personit tim. Absolutisht jo. Sepse zonjën Rama nuk e lejon zoti Rama. Sepse ka dalë ai garant që kjo është e vërtetë që kjo është e pa montuar sepse titrat i ka vendosur ai dhe gjithë ata të tjerët që kanë bashkëpunuar dhe kanë marrë këtë përgjegjësi dhe për të cilën do të shkojnë në gjyq. Sepse nuk bëhet fjala për dinjitetin e Ilir Metës sepse dinjitetin e Ilir Metës nuk e venë dot në diskutim shoqet dhe shokët e bulevardit. Dhe e përmend këtë pavarësisht se është një marrëzi për një arsye shumë të thjeshtë sepse nuk mundet kurrsesi të vihet në diskutim rendi kushtetues në një vend funksionimi i institucioneve respekti ndaj ligjit përmes lojërave të tilla kaq të shëmtuara dhe kaq ordinere. Prokuroria është garantë për zbatimin e ligjit nuk mund të jetë Prokurorja e Përgjithshme lojtare politike aktore politike. 
Ajo është përfaqësuesja e akuzës së shtetit. Dhe ka për detyrë që çdo akuzë ta vejë mbi prova ta vejë mbi fakte dhe jo ta vejë mbi intriga të thurura në ambiente të cilat nuk kanë asnjë lidhje me moralin e shtetit dhe përfaqësuesve të shtetit. Në raste se politikanëve iu lejohet të bëjnë dhe lojën politike brenda rregullave të caktuara nuk mundet kurrsesi të bëjë Prokuroria lojëra politike dhe akuza politike. Ka shtuar dhe një akuzë tjetër që nuk ishte video për të cilën thotë se për këtë lloj afere “pra sipas Dritan Priftit nga shtetasi Ilir Meta i është ofruar oferta financiare për përfitim të paligjshëm deri në një milion dollarë të cilat do ndaheshin mes tyre”. Si mund të jetë fakt një deklaratë e papërgjegjshme e një personi të njohur tashmë botërisht për papërgjegjshmërinë e tij. 
Në rast se prokurorja vendos këtë standard atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen si Prokurore e Përgjithshme sepse pak vite më parë është akuzuar publikisht se ka marrë një shumë prej disa qindra mijëra eurosh për emërimin e një prokurori në një rreth shumë të rëndësishëm dhe në këtë mënyrë t’i japi mundësi vetës të pastrohet nga akuza të tilla. Në rast se vendosen këta precedentë dhe quhen fakte deklaratat e papërgjegjshme të njërit dhe tjetrit atëherë mbi bazën e deklaratës së z. Prifti që e ka parë Edi Ramën duke marrë kokainë dhe drogë dy herë një herë në 2002 dhe një herë në 2005 dhe aq më tëpër që ai dha garanci që Edi Rama merrte 3 mijë euro drogë në ditë.
E kuptoni së çdo të thotë kur ai e ka rrogën 1 milion e gjysmë euro në muaj si Kryetar i Bashkisë. Në bazë të këtyre deklaratave duhet të kishte nisur me dhjetëra çështje penale ndaj Edi Ramës për biznesmenë konkretë me emra konkretë që kanë deklaruar që Edi Rama u ka kërkuar 1 milion dollarë u ka kërkuar 600 mijë dollarë për të marrë lejet e ndërtimit. Kjo është drejtësia që do të vendosë kjo zonjë? Jo kjo nuk është drejtësia e ligjit. 
Kjo nuk është drejtësia e provës kjo nuk është drejtësia e Kushtetutës. Kjo është drejtësia e bulevardit. Grupi i avokatëve dhe ekspertëve të një grupi ekspertizash ndër më të mirët ndërkombëtar studio me vesh dhe jo pa vesh do t’ia bëjë të ditur edhe opinionit publik edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar i cili të jeni ët sigurt që  është shumë i qartë për këtë çështje dhe të jeni të sigurt se kjo nuk është thjesht një betejë e Ilir Metës përpara një akuze politike të z. Rama  dhe që për fat të keq është formuluar dhe nga znj. Rama. Unë nuk kisha asnjë vërejtje madje ia kam thënë edhe prokurorit para të cilit kam bërë deponimet e mia në mënyrë vullnetare kur më ka thënë se ne për të bërë hetime të mëtejshme e kemi të vështirë pavarësisht nga vullneti që juve keni shprehur që ta bëjmë këtë gjë pa kërkuar heqjen e imunitetit dhe iu kam thënë se nëse keni nevojë për këtë gjë ta bëni sa më shpejt. Unë nuk do të kisha asnjë vërejtje përkundrazi jam unë ai që kam kërkuar përshpejtimin e këtij procesi dhe që kam denoncuar një javë më parë që po zvarritet dhe po ecën me hapin e breshkës. Dhe nuk do të kisha asnjë vërejtje nëse do të më hiqej  imuniteti për të përshpejtuar këtë proces. Por nuk mund të bëhen formulime të tilla që s’kanë lidhje me ligjin që s’kanë lidhje me drejtësinë që s’kanë lidhje me provat ku për të gjitha pyetjet kryesore që ka opinioni publik duhet të ishte dhënë me kohë përgjigja se ka kaluar më shumë se një muaj. 
Kjo video është e montuar apo s’është e montuar? Cili është transkriptimi i vërtetë? A ka ndërhyrje a ka manipulime ka mbivendosje ka elementë të zhurmës që vendosen aty ka fshirje? Sepse mbi bazën e kësaj video u projektua dhuna dhe gjakderdhja që do të vinte si rezultat i kësaj dhune në vendin që nuk është thjesht bulevardi por vendin ku është institucioni kryesor pas Parlamentit që është Këshilli i Ministrave. Dhe nuk e le këtë zonjë Edi Rama që të japë përgjigje por nuk na pengon ne askush që t’i japim përgjigje vetë. Ne kemi pritur deri tani  dhe pavarësisht rezervave që unë kam për Kryeprokuroren dhe kushdo mund të ketë është detyra e çdo politikani që të bashkëpunojë me drejtësinë të bashkëpunojë me Prokurorinë se Prokuroria e Përgjithshme nuk është vetëm Kryeprokurorja por ama nuk është detyra e saj që për të siguruar një mandat të dytë për veten e saj për të siguruar mandate të dyta p&e
uml;r bashkëpunëtorët e saj të bëjë lojëra të cilat nuk ndikojnë në fatin e një njeriu apo dy njerëzve por ndikojnë në fatet e një vendi të cilat projektohen dhe montohen për të nxitur dhunë në një vend anëtar të NATO-s për të nxitur patjetër gjakderdhje  sepse objektivi dihet sikurse është thënë nga një aventurier i njohur kudo se do të arrijnë objektivin “jo me 3 por edhe me 13.000  se asgjë nuk janë”. Por kush nuk janë asgjë more palaço? Shqiptarët nuk janë asgjë? Të vriten shqiptarët se ti ke marrë 300 vota në zgjedhje. Të vriten shqiptarët se tryeza e Opozitës së Bashkuar nuk ka  fituar asnjë deputet. Shikojini se kush janë pasi askush nuk i voton më. Për këtë të vriten 13.000 njerëz që juve të hyni në Parlament që të godisni me grushte që të bëni dhunë. 
Kjo është e patolerueshme. Rendi kushtetues nuk mund të ndryshojë një shumicë legjitime nuk mund të ndryshojë një qeveri legjitime nuk mund të shkatërrohet mbi bazë të komploteve që bëhen tek “Goldi” dhe e dinë shumë mirë ata të cilët janë klientë jo vetëm të ambientit por të cilët janë edhe bashkëpunëtorët aktorët  dhe frymëzuesit e gjithë këtij skenari destabilizues që nuk ka lidhje fare me socialistët e thjeshtë. Ju e dini shumë mirë dhe pjesa më e madhe e juaja kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste dhe e dini shumë mirë se kjo parti e kishte kryetarin në burg në fillim të viteve ’90 i cili ishte burg politik por asnjëherë nuk nxiti dhunë. Edhe pse komuniteti ndërkombëtar tha se ishte burg politik asnjëherë nuk bëri nga ato skena që keni parë ju në parlament. Asnjëherë nuk sulmoi Policinë e Shtetit. Asnjëherë nuk rrëmbyen hunjtë gurët bombat molotov kundër institucioneve sepse socialistët kanë ditur gjithmonë që të vënë interesat e vendit mbi interesat e tyre edhe atëherë kur ata kanë të drejtë sepse socialistët janë shqiptarë dhe jo shqipfolës si ata që organizuan 21 janarin vetëm për ambiciet e tyre për pushtet. Ata që drejtojnë PS-në dhe drejtojnë ato skenat e dhunës nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Asnjë nga ata 321 elementë me precedentë penal të dënuar për vrasje për tentativë vrasjeje për përdhunime për vjedhje asnjë nga këta nuk ka lidhje me Partinë Socialiste.
Kontingjente të tilla antishtet anti-ligj ka çdo shoqëri por nuk ndodh asgjëkund që opozita të mobilizojë kontingjente të tilla për të marrë pushtetin. Si mundet një opozitë që duhet të punojë për të ardhmen e saj dhe të premtoj një alternativë më të mirë se qeveria aktuale duke përdorur kontingjente të tilla dhe duke u sjellë siç u sollën më 21 janar pa shkak edhe në Parlament. Kjo është opozita evropiane e Shqipërisë? Kjo është alternativa më e mirë se sa mazhornaca aktuale? Kush e mbjell këtë gjuhë vdekjeje këtë gjuhë urrejtjeje? “Ndjesë pastë LSI-ja” thotë kryetari aktual i Partisë Socialiste. Politika e re doli që ishte veçse politika e vdekjes politika e dhunës. “Duam zgjedhje të parakohshme se nuk mund të bëhen zgjedhje më 8 maj sepse është situata e tensionuar”. Ndërkohë që vetë e tensionuan situatën apo jo? Po si nuk mund të bëhen zgjedhjet lokale ndërkohë që janë më pak të rëndësishme edhe pse janë shumë të rëndësishme për çdo qytet çdo komunë në vetvete se qenka një klimë e tillë dhe në një klimë të tillë u bëkan më kollaj zgjedhjet e përgjithshme. Duhet ta harrojë se mund të shpërblehet dhuna si një mjet për të pushtuar institucionet si një mjet për të shkatërruar rendin kushtetues si një mjet për të ardhur me forcë dhe në mënyrë kriminale në pushtet. 
Ne kemi respektin më të madh për të gjithë ata që janë në opozitë. Ne kemi respektin më të madh për çdo qytetar të Korçës dhe të Shqipërisë që mendon ndryshe nga ne sepse kjo është një pasuri për shoqërinë tonë por është një pasuri edhe për ne. Por absolutisht që ne nuk mund të pranojmë ne nuk mund të tolerojmë as sot por edhe asnjëherë tjetër gjuhën e dhunës gjuhën e vëllavrasjes midis shqiptarëve për shkak të disa aventurierëve politik tashëm të lexuar nga çdo fëmijë apo i moshuar në këtë vend. Gjithçka e bënë për të penguar liberalizimin e vizave gjithçka që mundën. Nuk kishin ç’të bënin më shumë. Nuk erdhën një herë të votonin një ligj që duhej nga Bashkimi Evropian për të arritur liberalizimin e vizave. Nuk erdhën një herë të miratonin një akt nënligjor që kërkohej për këtë çështje. Nuk erdhën një herë të bënin një propozim që do të ndihmonte në këtë drejtim. Bënë greva bënë demonstrata ndenjën me javë të tëra para Kryeministrisë vetëm e vetëm për të dëmtuar imazhin e vendit dhe për t’i thënë BE-së që ky nuk është vend i gatshëm për këtë çështje. 
Shkuan deri aty sa i keni dëgjuar vetë ju dhe të gjithë shqiptarët sa deklaronin nëpër televizione nga selia e Partisë Socialiste se po të hiqen vizat ka rrezik që një milion shqiptar nga varfëria nga fukarallëku do ikin dhe do kërkojnë azil në Evropë dhe nuk do të kthehen më. Nuk kishte zgjedhje më të drejtpërdrejtë për të mos i hequr vizat se shqiptarët nuk do t’i përmbushnin detyrimet që lindnin nga lindja e kësaj lëvizje të lirë. Por kjo gjë ndodhi dhe ne jemi krenar për të gjithë atë kontribut dhe përpjekje të jashtëzakonshme që LSI-ja dhe përfaqësuesit e saj në këtë qeveri dhe mazhorancë kanë bërë që të gjithë qytetarët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë sot në këtë drejtim të ndihen qytetarë evropianë. Nuk lanë përpjekje pa bërë kur ishte kriza më e thellë në Evropë në Greqinë fqinje në botë për të nxitur panikun që të falimentonin edhe këtu bankat që vendi të shkonte në një kolaps
financiar dhe që populli i irrituar nga