16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:38h
in Archived Articles
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot paradite në qytetin e Korçës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot paradite në qytetin e Korçës. Duke përshëndetur punë e deritanishme të bërë nga strukturat e LSI-së për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore z. Meta ka shprehur entuziazmin e tij për suksesin e pa diskutueshëm që do të ketë LSI-ja në 8 maj.
Gjithashtu z. Meta është ndalur gjerësisht dhe në çështjet e politikës së ditë. Duke inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme për kërkesën për heqjen e imunitetit z. Meta u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me cilindo institucion kushtetues në hir të transparencës së nevojshme për të hedhur dritë mbi vidio-montazhin.
Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Korçë
Jam i bindur që të gjithë së bashku do të dimë bazuar në eksperiencën në eksperiencën e deritanishme por edhe në të gjitha potencialet që kemi njerëz shumë të talentuar jo vetëm këtu brenda LSI-së por edhe të gjithë komunitetit korçar do të bëjmë shumë më tepër për Korçën evropiane. Ndaj jemi sot për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme LSI-së në të gjithë Korçën. Jemi këtu për tu thënë të gjithëve se e gjithë Korça është Korça e kulturuar është Korça e qytetëruar është Korça evropiane është Korça që e do punën është Korça që njeh dialogun dhe nuk është Korça e hunjve nuk është Korça e gurëve nuk është Korça e bombave molotov nuk është Korça e dhunës. Pra është Korça e punës dhe obligimi ynë është që këtij populli të mrekullueshëm t’i japim një perspektivë akoma më të mirë. Megjithatë duke u nisur dhe nga interesimi i gazetarëve që janë këtu të pranishëm për shkak edhe disa zhvillimeve të fundit ju do të më lejoni që përpara se të vazhdoj me fjalën që kam menduar për t’ju drejtuar juve sepse ky është një takim i planifikuar prej kohësh në kuadër të turit paraelektoral të LSI-së t’i jap disa përgjigje disa pyetjeve që më kanë bërë disa gazetarë të medies. Sikurse jam njohur edhe unë në një gazetë pranë Partisë socialiste Prokurorja e Përgjithshme ka ngritur padi ndaj meje dhe njëkohësisht e ka çuar këtë kërkesë në Parlament për heqjen e imunitetit gjë për të cilën unë kam qenë dakord që ditën e parë kur është publikuar një video tërësisht e montuar në televizionin “Top Chanel”.
Unë kam komunikuar menjëherë me mediet dhe me kryetaren e parlamentit dhe i kam bërë të ditur në vijim të qëndrimit të përhershëm timin dhe të LSI-së që e dorëzoj imunitetin vullnetarisht ashtu sikurse kam shkuar unë në kërkesën time në mënyrë vullnetare në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kam deponuar vetë lidhur me këtë skandal përgjimi por mbi të gjitha me këtë skandal montimi mbi bazën e të cilit jo thjesht u sulmua dinjiteti i një politikani i një zv. Kryeministri por mbi të gjitha mbi bazën e të cilit u ndërtua një skenar dhune një skenar gjakderdhjeje një skenar për të justifikuar dhunën që çoi në vrasjen e katër e qytetarëve të pafajshëm por edhe në plagosjen e dhjetëra të tjerëve të dhjetëra policëve të këtij shteti të kësaj shoqërie të dhjetëra gardistëve e kështu me radhë. Montimi i së cilës çoi në dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të vendit për shkak të pasqyrimit të dhunës së 21 janarit. Mbi bazën e këtij montimi kryetari i Partisë socialiste frymëzoi kërkoi sikurse e keni ndjekur edhe nga spotet televizive vdekjen e qytetarëve shqiptarë për kapital politik kundër kësaj qeverie me qëllim rrëzimin e saj dhe me qëllim realizimin e vërtetë të një skenari që shkatërronte rendin kushtetues në vend.
Tani të vij te çështja më konkrete. Dje është transmetuar nëpër televizione dhe sot edhe nëpër gazeta kërkesën e prokurores së shtetit e cila për fat të keq edhe në këtë rast sikurse edhe në raste të tjera tregon se nuk është prokurore e shtetit se është një aktore politike në shërbim të një klani të caktuar se nuk ka asnjë vullnet për të sqaruar për të hetuar në lidhje me videon e dhënë në emisionin Fiks-Fare mbi bazën e të cilit vetë Prokuroria ka nisur hetimet. Unë ia kam paraqitur rezervat e mia asaj edhe avokatët e mi edhe me shkrim për shkak të rrugës së saj jozyrtare jo ligjore dhe jo transparente që ajo ka ndjekur në këtë proces hetimi të deritanishëm. Sikurse do ta vini re edhe në vijim dhe mund t’i referoheni edhe Gazetës Shqiptare e cila është një gazetë ë besueshme pasqyrimi e këtyre dokumenteve të Prokurorisë (kam respekt për çdo gazetë kam respekt për çdo televizion) ku sipas ekspertit ku është çuar kjo video thuhet se në këto materiale që janë paraqitur atje Ilir Meta dhe Dritan Prifti janë persona të patjetërsuar pra si në materialet që janë në dispozicion si në videon që është transmetuar në televizion.
Më poshtë thuhet se gabimi është zero. Kjo është një pyetje e panevojshme sepse prokurorja duhet t’ia bënte të ditur edhe këtyre personave në rastin konkret personit tim dhe personit tjetër përgjuesit gjithë mënyrën se si do procedonte. Por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që prokurorja në materialin që i çon Kuvendit të Shqipërisë nuk jep pyetjet që Prokuroria i ka çuar ekspertizës pra për çfarë e ka pyetur. E ka pyetur për vërtetësinë e ma
terialit mbi të cilin kjo ka nisur hetimin pra të videos që është dhënë në televizion e ka pyetur për vërtetësinë për titrat në rast se ato korrespondojnë me zërat dhe sidomos me pjesën ku bëhet fjalë gjoja me aferat që unë kam tentuar me përgjuesin në fjalë. E ka pyetur nëse këta persona në materialet që prokuroria ka çuar atje dhe në materialin që është dhënë në televizion janë Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Sigurisht që ata dy persona janë përgjuesi dhe Ilir Meta. Kush e ka mohuar që ai më ka përgjuar mua dhe që unë jam përgjuar nga ai? Kush ka thënë që në atë video nuk është Ilir Meta? Atëherë ç’është kjo pyetje. Atëherë gabimi është zero për këtë gjë. Pra që 100 % këta janë Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Absolutisht që kjo ishte një pyetje krejtësisht e panevojshme. Më pas jepen edhe dy konkluzione të tjera që ka dhënë eksperti sepse pyetjet që i janë drejtuar ekspertit nuk jepen. Në to thuhet se video që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB në fakt është gjysma e videos sepse ajo e plota gjendet në sistemin kompjuterik. Pra ajo që shqiptarët kanë parë si video është gjysma e asaj që është çuar atje.
terialit mbi të cilin kjo ka nisur hetimin pra të videos që është dhënë në televizion e ka pyetur për vërtetësinë për titrat në rast se ato korrespondojnë me zërat dhe sidomos me pjesën ku bëhet fjalë gjoja me aferat që unë kam tentuar me përgjuesin në fjalë. E ka pyetur nëse këta persona në materialet që prokuroria ka çuar atje dhe në materialin që është dhënë në televizion janë Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Sigurisht që ata dy persona janë përgjuesi dhe Ilir Meta. Kush e ka mohuar që ai më ka përgjuar mua dhe që unë jam përgjuar nga ai? Kush ka thënë që në atë video nuk është Ilir Meta? Atëherë ç’është kjo pyetje. Atëherë gabimi është zero për këtë gjë. Pra që 100 % këta janë Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Absolutisht që kjo ishte një pyetje krejtësisht e panevojshme. Më pas jepen edhe dy konkluzione të tjera që ka dhënë eksperti sepse pyetjet që i janë drejtuar ekspertit nuk jepen. Në to thuhet se video që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB në fakt është gjysma e videos sepse ajo e plota gjendet në sistemin kompjuterik. Pra ajo që shqiptarët kanë parë si video është gjysma e asaj që është çuar atje.
A nuk mjafton kaq për të kuptuar që kemi të bëjmë me një montim të qartë televiziv të videos. Ndërkohë që Edi Rama ka qenë ai që me bindjen më të plotë me kokëfortësinë më të madhe ka thënë që video nuk është montim që video nuk është e vërtetë sepse ishte e vetmja mënyrë që kishte zgjedhur për të manipuluar qytetarët për t’i irrituar ata për gjoja këtë korrupsion të jashtëzakonshëm për të ndërsyer 321 elementë kriminalë me precedentë penalë kundër qeverisë në atë mënyrë që ju keni parë vetë në televizion. Është e çuditshme në fakt se për një aferë apo për një korrupsion njerëzit më të revoltuar në këtë vend janë 321 veta të cilët sipas policisë kanë qenë të dënuar më parë për vrasje për tentativa për vrasje për përdhunime për vjedhje dhe për të tjera elemente kriminale.
Dhe unë kam një pyetje për Znj. Rama meqë më lart thuhet se gabimi është zero dhe nuk sqarohet se për çfarë është zero gabimi. Të jeni të sigurt se kjo është lënë e mjegullt që të japi edhe pak material më shumë propagandistik shoqeve dhe shokëve të bulevardit për të dalë nëpër konferenca shtypi dhe për të justifikuar montimin dhe krimin që ndoqën montimin që është pikërisht gjakderdhja që shkaktoi dhuna e frymëzuar nga Edi Rama në bulevard. Pyetja ime është se si shpjegohet që kur eksperti paska thënë këtë konkluzion që videoja e transmetuar në televizion është gjysma e saj që është në programin kompjuterik sa është gabimi këtu si video si pamje është 0%? Pra ja ku kemi një shenjë të qartë të mungesës së vullnetit për të qenë transparentë jo përpara Ilir Metës por përpara qytetarëve shqiptarë. Kjo ishte për figurën tani të kalojmë tek zëri. “Unë-thotë eksperti nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që pata në dispozicion. Eksperti nuk ka qenë në gjendje të dëgjonte zërat të arrinte vërtetësinë e tyre dhe të bisedës së bërë. Kur i gjithë problemi kanë qenë pikërisht zërat ka qenë vërtetësia e bisedës e cila për shkak të këtij problemi me vërtetësinë e zërave është transmetuar qëllimisht me titrat e z. Rama. Kam pyetje për znj. Rama. Ju Znj. Prokurore këtë video ku problemi kryesor janë zërat sepse mbi bazën e tyre është ndërtuar akuza dhe është pasqyrimi dhe transkriptimi zërave me titra pra ju këtë video e cucat në një studio pa vesh? Ndërkohë që edhe Petriti edhe Mondi edhe të gjithë ata që e njohin nga afër këtë përgjuesin që më përgjoi mua e dinë që përgjuesi ka probleme me dëgjimin. Përgjuesi ka probleme me veshët dhe kjo është për shkak të një operacioni delikat që ka pasur në kokë. Përveç pasojave të tjera që janë shumë evidente i ka lënë pasoja shumë të mëdha edhe në dëgjim.
Nga njëri vesh nuk dëgjon fare. Atëherë si shpjegohet që eksperti nuk na i dëgjon dot zërat dhe nuk na i pastron dot zhurmat? Për më tepër që nuk paska dhe mjete në dispozicion të jesh në Amerikë dhe të mos kesh mjete në dispozicion është e tmerrshme. Megjithatë unë nuk ia vë fajin ekspertit dhe studios sepse ne nuk e dimë se çfarë pyetjesh i ka dërguar prokuroria dhe cilat janë përgjigjet e plota që ai i ka dhënë Prokurorisë. Kur ky nuk ka qenë në gjendje të dëgjojë bisedën dhe të eliminojë zhurmat atëherë sa është përqindja e gabimit? A mund të jetë 0? Kjo është 1 milion %. I përmenda të gjitha këto jo se unë kam probleme me Prokurorinë jo se unë kam probleme me lënien e imunitetit sepse Ilir metës i është hequr imuniteti që nga shtatori i vitit 1992 që kur ishte 23 vjeç dhe nuk e kishte problem fare. Unë kam një problem të madh i cili nuk ka të bëjë me mua fare sepse po të kisha bërë ndonjë veprim të padenjë ndonjë shkelje ligji ndonjë akt korruptim ju duhet të jeni të sigurt që ose do kisha ikur vetë nga politika që të mos jepej videoja ose do hyja vetë në pazare me ato të cilët përmes saj kërkonin të më bënin mua shantazh. Unë kam një problem të madh për drejtësinë që duhet vendosur jo për hir të një video por për hir të 21 janarit. Hetimi për 21 janarin fillon nga hetimi dhe nga përgjigjet ligjore që duhet të jepen për montimin e kësaj videoje. Grupi im i avokatëve dhe i ekspertëve prej kohësh ka bërë të gjithë ekspertizën ku del qartë që manipulimet janë skandaloze. Keni parë atje një me rreth të kuq një shifër 700 që gjoja do ishin 700 mijë euro që do merrja unë nga përgjuesi për aferën në fjalë. Nuk ekziston fare sipas ekspertizave më të mira ndërkombëtare ekspertizave tekniko shkencore jo gal
lata si këto që dëgjuat ju dhe që ekzistojnë në materialin e prokurorisë. Nuk ka vullnet Prokurorja e Përgjithshme për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse video mbi bazën e të cilës ka nisur hetimi dhe që është dhënë në “Fiks Fare” dhe në “Top Story” pra nga i njëjti televizion
lata si këto që dëgjuat ju dhe që ekzistojnë në materialin e prokurorisë. Nuk ka vullnet Prokurorja e Përgjithshme për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse video mbi bazën e të cilës ka nisur hetimi dhe që është dhënë në “Fiks Fare” dhe në “Top Story” pra nga i njëjti televizion