16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:37h
in Archived Articles
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta gjatë turit të tij para elektoral është ndalur sot pasdite në qytetin e Elbasanit
Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Elbasan
Të dashur motra dhe vëllezër të Elbasanit është kënaqësi që të takohemi sërish me ju në këto ditë të para të këtij turi paraelektoral në të gjithë vendin ku padyshim priten ndryshime të rëndësishme në 8 maj edhe këtu në Elbasan. Elbasani si e gjithë Shqipëria përjetoi vetëm dy muaj më parë një nga ngjarjet më të mëdha historike më të prekshme më historike për çdo qytetar të Elbasanit dhe të Shqipërisë që ishte pikërisht edhe një premtim madhor i LSI-së por edhe i këtij koalicionit qeverisës heqjen e vizave një herë e përgjithmonë për të gjithë elbasanasit dhe për të gjithë shqiptarët. Ju e dini shumë mirë se pavarësisht nga lumturia e çdo shqiptari jo thjesht se ju hoq një vizë për Europë por sepse fitoi një të drejtë të merituar për t’u ndjerë çdokush si qytetar europianë pavarësisht nga ajo pati disa fytyra të nxira të cilat bënë çdo gjë për të penguar liberalizimin e vizave. Pati edhe deputetë të Elbasanit edhe deputete që dilnin në konferenca shtypi dhe paralajmëronin Europën se po të hiqeshin vizat nga varfëria madhe rreth 1 milion shqiptarë do të shkonin në Europë duke bërë thirrje që të mos hiqeshin vizat.
Se ndryshe nga këto marrëzi që i thonin Europës këta që i kërkonin pikërisht të mos e hidhte këtë hap kaq të madh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë qytetarët shqiptarë si rrallë ndonjëherë nga qytetarët e tjerë të Ballkanit i kanë respektuar detyrimet e tyre më mirë se të gjithë. Këta janë Elbasanit dhe shqiptarët europianë. Elbasani shumë shpejt pret fillimin e një vepre madhore jo vetëm për Elbasanin por për të gjithë Shqipërinë. Brenda muajit që vjen shpallet kompania fituese e tunelit Tiranë-Elbasan që do të përzgjidhet një nga 25 kompanitë më të mëdha të Europës dhe të Botës që do të marrë pjesë në këtë vepër monumentale për Elbasanin Tiranën por për të gjithë Shqipërinë madje edhe për Maqedoninë dhe vendet e Korridorit 8. Unë jam i bindur se kjo është rruga. Këto janë projektet që ndihmojnë shqiptarët që të ecin më tej në rrugën e zhvillimit të modernizimit europianizmit të rritjes së mirëqenies të luftimit të varfërisë.
Kjo është rruga në të cilën LSI ecën njëkohësisht e vendosur dhe me plot besim tek e ardhmja. Kemi bërë zgjedhje të vështira por kemi bërë zgjedhje historike dhe kombëtare. Kemi bërë zgjedhje të cilat kanë shpëtuar vendin nga aventurierët sikurse ishte dhe koalicioni që vendosëm pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Pas arritjes së disa prej objektivave më të mëdha të këtij koalicioni sikurse ishte dhe objektivi më i madh ai i heqjes së vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë pas garantimit të rritjes ekonomike të vendit në kohën më të vështirë për të gjithë Europën dhe Botën të një krize të paparë ekonomike dhe financiare. Ne jemi krenarë se Shqipëria pavarësisht nga vështirësitë që përjetoi pasojat e të cilës ende ndihen arriti të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme.
Një bazë të sigurt për të përmirësuar edhe më tej rritjen ekonomike kombëtare dhe ekonominë e familjes së çdo shqiptari dhe ashtu sikurse u shpreh kolegu im Zv. Kryeministri Haxhinasto ky vit do të shënojë një rritje ekonomike akoma më të madhe. Ne jemi të bindur dhe të ndërgjegjshëm se Shqipëria ka ende probleme të mëdha por ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha forcat dhe faktorët realistë që duan të bashkëpunojnë për progresin e zhvillimin e këtij vendi dhe çdo komuniteti.
Por një pengesë që është tashmë tepër evidente dhe ngarkon me përgjegjësi historike Partinë Socialiste ka qenë dhe mbetet lidershipi i papërgjegjshëm i saj i cili në kohën më të vështirë që kalonte Europa vendet tona fqinje në kohën e një krize të thellë financiare e bankare bënte thirrje për të cënuar sigurinë dhe stabilitetin e bankave të vendit tonë. Kemi një lidership opozite që bëri çdo gjë për të penguar liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat. Një lidership opozite që refuzoi edhe thirrjen e partnerëve tanë përtej Atlantikut për të miratuar një projektligj për Gjykatën Administrative duke djegur në mënyrë të papërgjegjshme gati 20 milion dollarë kontribut i SHBA për këtë institucion të rëndësishëm. Kemi një lidership opozite që ka tmerr nga zgjedhjet e drejta dhe të lira dhe faktet janë tepër kokëforta. Ishte ky lidership opozite i cili diktoi bërjen e një kodi antidemokratik përjashtues të një kodi që synonte dëmtimin e barazisë së votës me presion ndaj votuesve dhe sidomos ndaj atyre të LSI-së. Ishte ky lidership opozite dhe është ky lidership që sot e ka tmerr për të nisur reformën zgjedhore për të zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Është ky lidership që ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të drejta.
Në cilin vend të botës ka një opozitë që kërkon të shtyjë zgjedhjet sikurse ndodh sot me kryetarin aktual të PS i cili duke patur të sigurt humbjen e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës në 8 maj kërkon t’i lërë socialistët pa bashki dhe komunat e tjera që ata mund t’i fitojnë. I cili për të ndenjur në mënyrë antikushtetuese për të bërë ca tendera më shumë sikurse edhe dy muaj më shumë kërkon të fusë vendin në qorrsokak dhe të shpikë një krizë imagjinare. Ndaj të gjithë janë të qartë se axhendën europiane të Shqipërisë nuk mund ta pengojë askush për interesat e tij për karrigen e tij për ëndrrat e parealizuara. Sepse që një ëndërr e një politikani të realizohet është e sigurt se ajo duhet të të respektojë ëndrrën dhe aspiratën e të
gjithë qytetarëve shqiptarë për një Shqipëri jo vetëm normale por europiane.
gjithë qytetarëve shqiptarë për një Shqipëri jo vetëm normale por europiane.
Opozita ka një tmerr të paparë nga takimet e LSI-së. Sot kishin nxjerrë më thanë një deputet të këtij qarku që njihet si “deputeti fytyrëkëpucë” dhe që të gjithë në Librazhd e dinë shumë mirë që ka aq moral që jo vetëm trafikon motrën e tij por me paratë e saj shkon e loz në kazino. E di gjithë Librazhdi por edhe Elbasani se kush është. Kanë merakun se Ilir Meta takon me mijëra njerëz në Lushnje në Shkodër në Elbasan dhe të në gjithë Shqipërinë. Ilir Meta zotëri fytyrëkëpucë ka moralin e ligjit ka moralin e shqiptarit ka moralin dhe të dorëheqjes jo se ka shkelur ligjin por sepse edhe për shkak të një poshtërsie të një montimi televiziv të një manipulimi që do të provohet shumë qartë për të zhvlerësuar një skenar tuajin antikombëtar destabilizues jep dorëheqjen dhe ballafaqohet me ligjin me drejtësinë dhe mbi të gjitha me të gjithë qytetarët shqiptarë sot dhe në të ardhmen.
Ndërsa kryetari i PS-së i cili kërkon të na vërë në diskutim moralin është ai me atë moral që e dinë të gjithë dhe unë nuk dua të merrem por ka moralin e Jovan Bregut. Pra moralin e magazinës. Ju e dini se Jovan Bregu vdiste për një çikë magazinë. Magazina e tij është Bashkia e Tiranës dhe ai jetën jep por baskinë nuk do ta japë sepse e e ka kthyer si pronë private të tij dhe të 40 deputetëve ndërtues që s’kanë asgjë me socialistët. Por s’kemi ç’ti bëjmë Jovan Bregut të PS. Më 8 maj bashkia e Tiranës do t’i kthehet qytetarëve të Tiranës. Më 8 maj bashkia e Elbasanit do t’i kthehet qytetarëve të Elbasanit.
Nuk mund të përdoren taksat tuaja për të paguar gjoja militantë edhe për t’i çuar me lekët tuaja për të goditur policët e shtetit me hunj gurë bomba molotov vetëm që Jovan Bregu i PS-së të mos lërë magazinën më 8 maj. Aspiratat e socialistëve janë krejt tjetër dhe duke qenë krenar për këto vendime të vështira por shumë të drejta që kemi marrë gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë shërbyer stabilitetit të vendit të ardhmes së tij unë dua t’ju them se padyshim që një ditë të gjithë socialistët dhe progresistët do të vijnë në pushtet por atëherë kur ky lidership antikombëtar kriminal i papërgjegjshëm të mos jetë pjesë e tyre. Sepse interesat kombëtare janë ato që përcaktojnë politikën tonë vendimet tona dhe ne në çdo rast do të jemi në krahun e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë që kërkojnë zhvillim dhe jo shkatërrim qetësi dhe stabilitet dhe jo politikën e dhunës.
Ndaj duke përfunduar sot këtë takim paraelektoral në qytetin e Elbasanit dua t’ju ftoj sipas udhëzimeve të kryesisë dhe shtabit qendror të LSI-së të çojmë në çdo fshat në çdo familje në çdo lagje të këtij qyteti dhe në të gjithë qarkun tuaj motivimin tonë vendosmërinë tonë në mënyrë që në 8 maj lëvizja për LSI-në përmes rezultatit të saj që do të jetë spektakolar të ketë më shumë mundësi sesa ka sot për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë për t’i shërbyer komunitetit të mrekullueshëm të Elbasanit të Gramshit Librazhdit Peqinit edhe kudo në mënyrë që pushteti vendor t’i kthehet qytetarëve në shërbime më të mira më transparente. Në mënyrë që të pakësojmë më shumë hallet dhe shqetësimet e tyre çdo ditë. Në mënyrë që e ardhmja europiane e Shqipërisë të jetë e pandalshme dhe e tillë do të jetë patjetër.
0x323031312d30322d3035 ”