16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta zhvillon takime në Mallakastër dhe Vlorë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta gjatë turit të tij me elektoratin e LSI-së është ndalur në Mallakastër dhe në Vlorë. I shoqëruar nga Zv. Kryetari Edmond Haxhinasto Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama dhe nga Kreu i LSI-së së Tiranës Prof. Shezai Rrokaj z. Meta është pritur nga qindra simpatizant të LSI-së në këto qytete. Gjatë zhvillimeve të këtyre takimeve z. Meta është ndalur gjerësisht dhe me banorët e këtyre qyteteve ku ka diskutuar jo vetëm për forcën politike që ai drejton dhe për problemet me të cilat po përballet vendi por gjithashtu z. Meta ka marr falënderimi nga qytetar të ndryshëm për kontributin që dha personalisht në realizimin e ëndrrës së madhe të shqiptarëve sikurse është procesi i liberalizimit të vizave.
Deklarata e Kryetarit te LSI-së Ilir Meta në Mallakastër
Jam i lumtur që jam në Mallakastër. Dua të falënderoj të gjithë shokët dhe shoqet këtu. Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit e LSI-së së Mallakastrës për angazhimin e tyre. Është e vërtetë se nuk kam qenë shumë pranë jush por ju duhet të dini se unë kam pasur një arsye shumë objektive për shkak të detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme. Ishte një detyrë e cila natyrisht pati vështirësitë e saj për realizuar funksionimin tonë optimal. Megjithatë jam shumë krenar që në një vit ne arritëm të përmbushim të gjitha kushtet me qindra kushte për liberalizimin e vizave në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë brenda pak javësh të udhëtojnë pa viza drejt Bashkimit Evropian.
Kjo është një ngjarje e madhe historike e cila ka një kontribut të fuqishëm dhe konkret nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jam shumë krenar që në një vit të vështirë për çështjen e Kosovës ne arritëm të gjithë të së bashku në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera që çështja e Kosovës të dalë fituese edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mënyrë që edhe për pjesën tjetër të kombit të ketë një të ardhme të sigurt evropiane. Në mënyrë që Ballkanit përfundimisht të jetojë në paqe dhe në integrim. Ndaj sot pas një viti besoj se çështjet tona kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike-sociale të mallakastriotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk pretendojmë që këto gjëra nuk mund t’i bëjmë në një ditë e as në një vit. Ne e dimë që progresi social kërkon përkushtim dhe energji nga ana e të gjithëve. Të qeverisë të pushtetit vendor të komunitetit të forcave më aktive që nuk kënaqen me atë që jetojnë por që aspirojnë një të ardhme më të ndritur për veten dhe fëmijët e tyre.
Dhe ne do të jemi një lokomotivë në këtë aspiratë të shqiptarëve të mallakastriotëve për të përmirësuar standardet ekonomike dhe shoqërore. Jam dakord me shumë shqetësime të ngritura këtu edhe nga baza. Dua t’ju siguroj se edhe në detyrat qeveritare që do të thotë edhe si Ministër i Ekonomisë unë do të bëj gjithçka në mënyrë që rafineria e Ballshit të punojë gjithë vitin dhe prodhimi vendas të përpunohet këtu. Do bëj gjithçka që kushtet e atyre që punojnë në industrinë e naftës të përmirësohen. Do bëj gjithçka që ambienti ku jetojnë shumë mallakastriotë prej dekadas një ambient për fat të keq shpesh i ndotur nga teknologjitë e vjetra të pastrohet në një kohë të shpejtë dhe ne kemi programi dhe gjithashtut do të kemi mbështetje nga Bashkimi Evropian. Ne do të bëjmë më shumë në mënyrë që edhe bujqësia edhe pemtaria agrobiznesi në përgjithësi të zhvillohet në rrethin e Mallakastrës. Për këtë do të jemi në dialog të vazhdueshëm me të gjithë komunitetin tuaj me të gjitha bizneset që funksionojnë këtu në Ballsh Mallakastër dhe në të gjithë qarkun e Fierit. Sepse mallakastriotët janë duarartë e duan punën dhe duan të jetojnë me djersën e ballit. Para nesh janë zgjedhjet vendore ato janë shumë të rëndësishmë ndaj ju ftoj të gjithëve që të punojmë për këto zgjedhje në mënyrë që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë sa më shumë përfaqësues në pushtetin vendor që të ndikojnë në abgazhimin e tyre për të përmirësuar jetën e komunitetit. Sepse ashtu sikurse jemi angazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme për integrimin e vendit për liberalizimin e vizave ashtu duhet të angazhohemi për të çuar ujë në një fshat të largët edhe për një qendër shëndetësore edhe për shumë vepra të tjera që u shërbejnë banorëve të Mallakastrës. Sepse kjo duhet të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Një lëvizje e përkushtuar për interesat kombëtare dhe integrimin evropian por një lëvizje që çdo gjë e bën për të përmirësuar jetën e çdo shqiptari kudo ku jeton. Ju falënderoj të gjithëve dhe me këtë rast dua t’iu siguroj se ky është vetëm rifillimi i një dialogu që nuk do të ndërpritet asnjëherë dhe që do të japë rezultatet e tij me transparencë të plotë në dobi të komunitetit të Ballshit dhe të gjithë Mallakastrës. Ju falënderoj për përkrahjen i uroj suksese LSI-së së Mallakastrës dhe të gjithë popullit të mrekullueshëm qytetar të Mallakastrës”.
Deklarata e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Vlorë
Për mua është një kënaqësi e veçantë të kthehem në Vlorë së bashku edhe me kolegët e tjerë dhe t’ju siguroj që Vlora do të vazhdojë të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm i LSI-së me të gjithë problematikën me të cilën komuniteti i juaj ndeshet. Kjo pasi absolutisht LSI në Vlorë ka qenë është dhe do të mbetet një forcë e rëndësishme për të përfaqësuar komunitetin vlonjatë dhe unë jam i bindur se zgjedhjet e ardhshme vendore
janë një mundësi shumë e madhe për ta forcuar përfaqësimin rolin dhe ndikimin e LSI-së në mënyrë që i gjithë ky kontribut në rritjet shkojë në të mirë të qeverisjes dhe administrimit të problemeve që ka komuniteti juaj.
Siç e tha edhe Zv.Kryetari i LSI-së Haxhinasto është shumë e rëndësishme për një përfaqësim sa më të mirë të LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes për një figurë sa më dinjitoze të gjithë përfaqësuesve të saj në shërbim të programeve dhe prioriteteve të LSI-së na duhet gjithnjë e më shumë një LSI më e fortë në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. Prandaj jemi sot këtu dhe kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në shumë qytete dhe rrethe të tjera të vendit dhe do të vazhdojmë pa pushim. Sepse sikurse deklarova edhe në konventën e fundit në Tiranë për drejtuesit dhe përfaqësuesit e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes nuk mund të ketë vikende por do të ketë vetëm angazhime të pandërprera për t’u takuar për të diskutuar dhe për të tërhequr të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e anëtarësisë sonë të simpatizantëve tanë dhe të komunitetit sepse në qeverisje me një eksperiencë të re si forcë politike që pas pesë viteve në një opozitë shumë të vështirë erdhi në një koalicion jo shumë të lehtë absolutisht është e domosdoshme që të gjithë përfaqësuesit tanë të kuptojnë që nga ne që jemi në qeveri por edhe në të gjitha nivelet e tjera që ne jemi këtu për t’i shërbyer atyre anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që sakrifikuan shumë në pesë vite pikërisht që vota dhe kontributi i tyre të shkojë në të mirë të proceseve integruese të vendit.
Që vota dhe kontributi i tyre të shkojë pikërisht për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit të shkojë për luftën kundër varfërisë dhe për një transparencë më të madhe në qeverisjen e vendit në luftën kundër korrupsionit. Këtë ne nuk mund ta realizojmë të shkëputur prej anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Përkundrazi ne këtë mund ta realizojmë vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjithë ju sepse forca e LSI-së nuk qëndron te përfaqësimi i saj me poste të caktuara në qeverisje. Forca e LSI-së qëndron te vlerat e saj morale te angazhimi i saj atdhetar. Përpara meje këtu foli një shok shumë i nderuar jo vetëm në Vlorë sepse është vlonjatë por në Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë. Prandaj edhe u zgjodh kryetar i LSI-së së Tiranës sipas parimit “një anëtar një votë” profesor Shezai Rrokaj.
Njerëz të tillë të cilët nuk kanë nevojë për poste qeverisëse për të dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e vendit për zhvillimin e shoqërisë sonë të shkencës. Njerëz të tillë të cilët ndjejnë se është e domosdoshme që të investojnë dijet e tyre atdhedashurinë e tyre për mbarëvajtjen e fëmijëve të këtij vendi janë forca e vërtetë e LSI-së. Dhe ne duhet t’i zgjerojmë dhe t’ shtojmë radhët tona me njerëz të tillë të cilët kanë në radhë të parë angazhime qytetare. Kanë në radhë të parë në të gjithë angazhimin e tyre politik një atdhedashuri që buron mbi të gjitha nga dëshira për ta parë Shqipërinë sa më shpejt me vendet më të zhvilluara evropiane. Jemi krenar sepse mjaft objektiva të rëndësishëm janë arritur ose janë vënë në lëvizje. Dhe natyrisht që një vit nuk është shumë. Në radhë të parë ne jemi shumë krenar sepse falë edhe angazhimit tonë të veçantë dhe të spikatur në qeverisjen e vendit Shqipëria ka përmbushur me qindra detyrime me qindra kushte për liberalizimin e vizave të qytetarëve të saj me hapësirën Shengen të Bashkimit Evropian. Janë miratuar me qindra ligje dhe akte nënligjore janë investuar dhjetëra miliona euro jo vetëm për të pasur dokumenta të sigurt për qytetarët tanë por edhe për të pasur kufij të sigurt për të pasur standarde dhe masa në luftën kundër krimit të organizuar kërkesa këto të cilat kanë qenë tepër rixhide nga ana e Bashkimit Evropian. Të gjitha këto janë plotësuar sikurse është konfirmuar edhe nga vetë Bashkimit Evropian në gati më pak se sa një vit.
Kontributi dhe angazhimi i përfaqësuesve tanë në qeverisjen e vendit ka qenë i jashtëzakonshëm ashtu sikurse i jashtëzakonshëm ka qenë kontributi ynë për t’iu përgjigjur me mijëra pyetjeve të Komisionit Evropian që ka të bëjë pikërisht me stadin e fundit të integrimit evropian që është fitimi i statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimi i vendit tonë në Bashkimin evropian. Dhe ky kontribut do të vazhdojë të jetë i pafund. Gjatë këtij viti natyrisht që ne kemi treguar se jemi një forcë politike serioze në qeverisjen e vendit. Kemi treguar se ne u qëndrojmë marrëveshjeve kemi treguar njëkohësisht se identiteti ynë është i pacenueshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne.
Kemi treguar se jemi mbrojtës të bindur dhe të ndërgjegjshëm të vlerave të shkëlqyera të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kemi treguar se jemi të gatshëm të bashkëqeveresim por natyrisht jemi të vendosur për të qenë garant të proceseve integruese të vendit të përmbushjes së detyrimeve ndaj NATO-s dhe njëkohësisht ndaj Bashkimit Evropian. Në një vit kemi kontribuuar në mënyrë të jashtëzakonshme që kauza e Kosovës të avancojë akoma më tej si një vend i pavarur demokratik evropian dhe kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën është shumë e rëndësishme për të gjithë ne është e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Është e rëndësishme sepse paqja dhe stabiliteti në rajon vërteton zhvillimet e të gjithë rajonit. Dihet që Vlora është një portat më të rëndësishme në Ballkan dhe për zhvillimin e tij. Unë jam i bindur se problematika ekonomike dhe sociale me të cilën vlonjatë
t dhe shqiptarët ndeshen sot natyrisht që është e mprehtë.
Normalisht fokusi im kryesor tani e tutje do të përqendrohet në politikat zhvillimit ekonomike te politikat e nxitjes të punësimit të përshpejtimit të investimeve të huaja