16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Luan Rama dhe dy kandidatët për kryetar të degës së LSI-së në Tiranë Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti zhvilluan sot një takim me strukturat e LSI-së në njësinë nr. 1 në Kryeqytet Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Luan Rama dhe dy kandidatët për kryetar të degës së LSI-së në Tiranë Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti zhvilluan sot një takim me strukturat e LSI-së në njësinë nr. 1 në Kryeqytet.
Takimi me strukturat drejtuese dhe anëtarësinë e LSI-së u zhvillua në kuadër të fazës së ristrukturimit dhe zgjedhjeve brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fjalën e tij Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta u ndal në procesin e riorganizimit që synon forcimin e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Z. Meta theksoi se ky proces do të sjellë një ridimensionim të LSI-së jo vetëm në kryeqytet por në gjithë vendin.
“Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë me energji të reja” u shpreh Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta.
Meta u ndal dhe në fazën konkrete të zgjedhjeve brenda partisë. Ai vlerësoi profilin intelektual dhe qytetarë të kandidatëve për LSI-në e Tiranës Panariti e Rrokaj.
“Ky do të jetë një proces i hapur një proces që do të analizojë disa elementë së bashku dhe që do t’i shërbejë forcimit dhe konsolidimit të kësaj strukture kaq të rëndësishme për të gjithë Lëvizjes Socialiste për Integrim në vend” u shpreh ndër të tjera Lideri i LSI.
Sipas z. Meta “në gjithë këtë proces Lëvizja Socialiste për Integrim e Kryeqytetit përveç edhe problematikës që ka të bëjë me qeverisjen e vendit me rolin dhe kontributin që LSI-ja ka dhënë aktualisht por që mund të japë dhe duhet të japë akoma më shumë edhe në të ardhmen do të ketë në qendër të vëmendjes edhe problematikën e shumtë vendore të Kryeqytetit por edhe të gjithë komunitetit dhe komuniteteve të veçanta të Tiranës.
Nga ana tjetër z Meta vlerësoi se në gjithë vendin zgjedhjet për strukturat e LSI-së “do të zhvillohen në me transparencë” duke evidentuar nivelin e lartë të demokracisë së brendshme në parti.
Në përfundim Kreu i LSI-së z. Meta theksoi se problematika e pushtetit vendore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve do të jetë fokusi ku do të përqendrohen platformat e kandidatëve të LSI-së për kryeqytetin por edhe për gjithë pushtetin vendor. 0x323031302d30362d3236 13:47)”