Kryetari i Lëvizjes për Integrim Zoti Ilir Meta i ka dërguar një telegram urimi zotit Fatmir Sejdiu

Kryetari i Lëvizjes për Integrim Zoti Ilir Meta i ka dërguar një telegram urimi zotit Fatmir Sejdiu

” Kryetari i Lëvizjes për Integrim Zoti Ilir Meta i ka dërguar një telegram urimi zotit Fatmir Sejdiu President i Kosovës për zgjedhjen e tij si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Kryetari i Lëvizjes për Integrim Zoti Ilir Meta i ka dërguar një telegram urimi zotit Fatmir Sejdiu President i Kosovës për zgjedhjen e tij si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

I nderuar zoti Kryetar

Ju shpreh përgëzimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen tuaj në krye të LDK-së. Jam i bindur se do të vazhdoni të drejtoni partinë me urtësi dhe maturi në gjurmët e liderit historik Ibrahim Rugova për të realizuar vizionin e tij dhe aspiratën e patjetërsueshme të popullit të Kosovës për të qënë i lirë e i pavarur.

Ju i nderuar zoti Kryetar dhe partia që drejtoni do të jeni një garanci e rëndësishme për realizimin e përgjegjësive historike të udhëheqjes kosovare për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit të saj.

Unë ju uroj suksese në përmbushjen e përgjegjësive tuaja historike për një Kosovë të pavarur.

Vëllazërisht

Ilir Meta  0x323030362d31322d3131 15:44)”