14 Feb Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit
” Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Ilir Meta takon Drejtorin e UNESCO-s Matsura Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit ish-Kryeministri z.Ilir Meta zhvilloi një takim me Drejtorin e UNESCO-s Koishiro Matsura. Gjatë këtij takimi Meta e uroi z.Matsura për rizgjedhjen e tij si Drejtor i UNESCO-s. Gjithashtu Meta gjatë takimit vlerësoi përfshirjen e Butrintit dhe të Gjirokastrës në trashëgiminë e UNESCO-s dhe angazhimin e tij për shumë vlera dhe qytetete të kulturës shqiptare në trashëgiminë botërore. Gjatë këtij takimi Meta theksoi se Shqipëria ka shumë vlera të çmuara për t’i ofruar trashëgimisë botërore dhe në këtë drejtim Meta tha se qyteti i Beratit mbart vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore dhe shprehu besimin se do të merret në konsideratë nga UNESCO që edhe Berati të regjistrohet në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Në këtë aspekt Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Meta u shpreh se “ne në Evropë dhe në Botë do të integrohemi jo vetëm përmes reformave për shtetin ligjor apo ekonomisë së tregut por edhe nëpërmjet afirmimit të identitetit tonë kulturor dhe historik për të cilin UNESCO na ka ndihmuar dhe ka qenë e angazhuar gjithnjë.
Nga ana e tij kreu i UNESCO-s Matsura vlerësoi bashkëpunimin aktiv që ka pasur UNESCO në Shqipëri gjë që e ka treguar edhe nëpërmjet dy vizitave që ka bërë në Tiranë gjatë viteve të fundit. Matsura shprehu angazhimin e UNESCO-s për të forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë pasi si theksoi se është një vend me mjaft vlera historike kulturore të përmasave botërore.
Në këtë takim Meta shoqërohej edhe nga deputeti i qytetit të Beratit z.Mehmet Xheka si dhe nga Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Berati” z.Bujar Lubesha. Ata shprehën dëshirën dhe besimin që Berati të vlerësohet pozitivisht nga UNESCO se kjo do t’i shërbejë kontributit që komuniteti i Beratit do të japë në ruajtjen e vlerave të këtij qyteti.
0x323030362d30332d3131 11:30)”