Kryetari i i LSI-së

Kryetari i i LSI-së

” Kryetari i i LSI-së z. Ilir Meta takohet me misionin e ODIHR-it

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it që po viziton Shqipërinë. Në takim u fol për disa çështje që kanë të bëjnë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në fokus ishte reforma zgjedhore. Kryetari i LSI-së shprehu shqetësimi për vonesën e pajustifikueshme të reformës zgjedhore. Zgjedhjet lokale të 8 majit po përgatiten në kushtet e një klime të tensionuar politike dhe shkak i këtij tensioni është qëndrimi tashmë i njohur i grupit drejtues të Partisë Socialiste. Lideri i LSI-së z. Meta u shpreh se hyrja në zgjedhjet e ardhshme me Kodin Zgjedhor të 2008-ës nuk përbën domosdoshmërish ndonjë standard të munguar pavarësisht se interesat e saj diktojnë nevojën për të kryer disa ndryshime të domosdoshme.
 
Në këtë kuadër LSI do të vazhdojë të nxisë partitë politike Parlamentare për të kryer reformën e nevojshme zgjedhore. Ndërkaq LSI ka propozuar që reforma zgjedhore nëse kryhet të përqendrohet në këto aspekte: adresimi i duhur ligjor i konfliktit të interesave që ekziston tek roli që kanë kryetarët e bashkive dhe të komunave në përgatitjen e zonave të qendrave të votimit dhe të listave të zgjedhësve; përcaktimi më i qartë i kritereve të caktimit të qendrave të votimit dhe e vendeve të numërimit të votave në ambientet private; duhet përmirësuar më shumë aksesi i pjesëmarrësve në procesin zgjedhor veçanërisht duhet sqaruar ligjërisht dhe njëherë e mirë procedura e rinumërimit të votave në KQZ; duhen hartuar rregulla moderne për financimin e partive politike në zgjedhje.
 
Shqipëria ka nevojë për adaptimin e një modeli të besueshëm dhe transparent të financimit të zgjedhjeve. Ndërkaq kreu i LSI-së i bëri me dije misionit të ODIHR-it se është më se e domosdoshme çelja e një reforme serioze Administrative dhe territoriale. Një reformë e tillë nuk duhet parë vetëm në kontekstin elektoral por në radhë të marrë dhe ekskluzivisht në kontekstin e zhvillimit evropian të vendit. LSI çmon paraprakisht se zhvillimi i rajonal është përparësi e padiskutueshme për reformën territoriale. Pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e ODIHR-it lideri i LSI-së z. Ilir Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin dhe për deklaratat e bërë nga opozita.
 
Prononcimi i Kryetarit të LSI-së z. Meta
 
 
Zoti Meta çfarë u diskutua në takimin me misionin e ODIHR-it?
 
“Me misionin e ODIHR-it biseduam lidhur me domosdoshmërinë e përshpejtimit të reformës zgjedhoresidomos për pjesën e reformës zgjedhore e cila ka të bëjë me standardet e zgjedhjeve vendore duke qenë se 8 maji tashmë është shumë pranë dhe shprehëm mendimet dhe idetë tona për përmirësimin e mëtejshëm të kodit në këtë drejtim në mënyrë që të garantohen standardet më të larta të zgjedhjeve në 8 maj në të gjithë Shqipërinë. Po kështu i kërkuam misionit të ODIHR-it prezencë maksimale sa më e gjerë të jetë e mundur të vëzhguesve ndërkombëtarë në këto zgjedhje çka është shumë e rëndësishme njëkohësisht për të konfirmuar të gjithë transparencën e këtij procesi që kemi përpara dhe që është shumë i afërt.
 
Zoti Meta lideri i opozitës ka bërë një deklaratë sot ku kërkon që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme duke ftuar qytetarët që të vendosin për fatet e vendit. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë deklaratë?
 
Natyrisht është e drejtë e opozitës që të kërkojë çdo ditë zgjedhje të parakohshme por e dimë shumë mirë se zgjedhjet vendosen mbi bazë të normave demokratike që ka vendi të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutën e tij. Ndërsa thirrjet për të nxitur grupe të caktuara për të ndërmarrë veprime konfrontuese me institucionet në emër të popullit nuk është hera e parë që dëgjojmë. Ndaj është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshirë të protestojnë padyshim që letë të protestojnë është një e drejtë e tyre por unë jam i bindur që ata do të dinë të distancohen dhe të izolojnë elementë të cilët kërkojnë destabiliteti për arsye të qëllimeve të ngushta të kryetarit aktual të Partisë Socialiste.
 
Ndërkohë zoti Prifti ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se nëse drejtësia funksionon ai është i gatshëm të nxjerrë dokumenta të tjera.
 
Mua më vjen keq që të merrem me një njeri i cili vështirë ta meritojë këtë çka unë thashë. Natyrisht që duke mos u marrë më me të duke mos u marrë më me menaxhuesin e tij i cili është kryetari i PS-së të cilit iu faturua sot publikisht montazhi i videos nga vetë përgjuesi të punojmë për zgjedhjet e 8 majit. Kjo është më e rëndësishmja për të gjithë qytetarët shqiptarë kjo është më e rëndësishme edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila do të hyjë me besim të plotë se këto zgjedhje do të konfirmojnë rolin e saj të rëndësishëm për stabilitetin e vendit rolin e saj shumë të rëndësishëm për heqjen e vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë rolin e saj shumë të rëndësishëm për modernizimin e politikës shqiptare. Ndërsa për sa i takon çimkave dhe historive të tjera të jeni të sigurt se ata i takojnë një sistemi të para 20 viteve”.

0x323031312d30312d3138 21:00)”