Kryesia e Partisë së Lirisë zgjodhi znj.Ines Shehu në detyrën e Sekretares për Fuqizimin e Gruas

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjodhi znj.Ines Shehu në detyrën e Sekretares për Fuqizimin e Gruas

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjodhi sot znj.Ines Shehu në detyrën e Sekretares për Fuqizimin e Gruas.

Znj. Ines Shehu është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka Master Shkencor në “Menaxhim Ekzekutiv”.

Ajo ka ngritur një sipërmarrje të dedikuar për gratë dhe vajzat, e apasionuar dhe e trajnuar në strategjitë e marketingut dixhital dhe e diplomuar nga LearnIO.

Për Partinë e Lirisë gratë dhe vajzat janë prioritet kryesor.

Partia e Lirisë do t’u japë zë problemeve të grave e vajzave dhe mbështetjen e merituar me politika konkrete për rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes shqiptare.