13 Feb Kryesia e LSI miraton sloganin e fushatës “Koha për Veprim”. LRI miraton sloganin “Rinia në Veprim”. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit
Kryesia e LSI miraton sloganin e fushatës “Koha për Veprim”. LRI miraton sloganin “Rinia në Veprim”. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit Kryesia e LSI e mbledhur sot pasdite mori disa vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe suksesin e fushatës zgjedhore bazuar në objektivat e LSI për të dalë forcë fituese në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Kryesia e LSI miratoi sloganin e fushatës i cili është “Koha për Veprim”.
Kryesia e LRI miratoi sloganin “Rinia në veprim”.
Kryesia e LSI miratoi disa kandidatura për deputetë në qarqe të ndryshme të vendit.
Kryesia e LSI miratoi si kandidatura për deputetë në Shkodër përveç prof. Sokol Axhemit dhe ish-kampionit të sportit Seit Fishta edhe sociologen Nora Malaj.
Në Gjirokastër u miratuan si kandidatura për deputetë Prof.Luan Memushi dhe Genc Sinoimeri.
Në qarkun e Lezhës listën e kandidatëve për deputetë të LSI do ta udhëheqë anëtari i Kryesisë Dr.Gjovalin Bushi.
Kryesia e LSI miratoi listën e plotë të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Dibrës të cilët janë;
1. Monika Kryemadhi
2. Agim Hysa
3. Ilir Balla
4. Bajram Krashi
5. Nazmi Kaja
6. Lutfije Meta 0x323030392d30332d3237 17:41)