14 Feb Kryeministri Malit të Zi
” Kryeministri Malit të Zi Gjukanoviç mesazh falënderimi për Kryetarin e LSI Meta Gjukanovic Metes: Vleresoj shume mirekuptimin dhe mbeshtetjen tuaj gjate ketyre viteve per arritjen e objektivit historik
Gjukanovic: Shqiptaret kontribut te jashtezakonshem per pavaresine
Gjukanovic: Marredheniet e shkelqyera Mal i Zi – Shqiperi akoma me intensive
———————
Kryeministri i Malit te Zi z.Gjukanoviç i ka dërguar një letër Kryetarit të LSI z.Ilir Meta ku e falënderon për urimet me rastin e pavarësisë së Malit të Zi.
“Ju falënderoj shumë për urimet për pavaresinë e Malit të Zi pas Referendumit të 21 Majit. Kam dëshirë të dini se sa shumë e vlerësoj mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre viteve për proceset demokratike në Malin e Zi dhe për arritjen e objektivit tonë historik – shkruan Gjukanovic në letrën e tij.
Unë besoj se po krijohen kushte për një moment të ri për të ndërtuar një Mal te Zi të begatshëm qytetar dhe Evropian i cili do të jetë një shtëpi e të gjithë qytetarëve pavarësisht nga feja apo etnija ashtu edhe nje fqinj i mire per te gjithe te tjeret ne rajon.
Une jam i kenaqur ne menyre te veçante qe komuniteti shqiptar ne Malin e Zi ashtu si gjithe minoritet e tjere i kane dhene nje kontribut te jashtezakonshm realizimit te projektit shteteformues malazez ne interest e mireqenies te te gjithe qytetareve tane. Une besoj perfundon letren Kryeministri malazez se ne situaten e re marredheniet e shkelqyera midis Malit te Zi dhe Shqiperise do te jene me intensive ne interest e perbashket e qe do te ndihmojne perparimin tone te perbashket drejt objektivit Evropian dhe stabilitetit te Ballkanit si nje i tere”.
0x323030362d30372d3133 13:24)”