16 Feb Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha së bashku me Zv. Kryeministrin Edmond Haxhinasto ka prezantuar sot pasdite kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Pogradecit
Posted at 03:43h
in Archived Articles
” Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha së bashku me Zv. Kryeministrin Edmond Haxhinasto ka prezantuar sot pasdite kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Pogradecit z. Luan Topçiu
Fjala e Zv. Kryeministrit Edmond Haxhinasto
Djali i Pogradecit i cili tashmë ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë vlerat më të mira të këtij qyteti dhe to këtij koalicioni.
Ai synon me të gjithë forcën e tij me një synim të vetëm që ai më 8 maj të jetë fitues të jetë menaxheri i Pogradecit të së ardhmes Pogradecit evropian. Ai përfaqëson axhendën e koalicionit për integrim axhendë e cila konsiston në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë axhendë e cila konsiston në rritjen e eksporteve shqiptare në zhvillimin e gjithanshëm social është një axhendë që e çon Shqipërinë më afër Evropës është një axhendë që i çon shqiptarët pa viza në Evropë. Ky është koalicioni që mbështet Prof. Dr. Luan Topçiun. Shikoni programin e tij i cili do ta paraqesë edhe sot. Ai është programi i Pogradecit evropian i Pogradecit të zhvillimit dhe të biznesit është programi i luftës kundër papunësisë pra i zhvillimit i punësimit i tregtisë i turizmit.
Me Luan Topçiun Pogradeci do të jetë qendër rajonale e Turizmit do të jetë qendra më ekologjike e turizmit në të gjithë rajonin. Pogradeci është në programet më madhështore që ka kjo qeveri. Investimet do të vazhdojnë sidomos për sa i takon veprave publike do të jenë investime të cilat do ta bëjnë Pogradecin e përsëris qendrën më të shquar ekologjike dhe turistike të të gjithë rajonit. Vlerat e mëdha natyrore që ka Pogradeci vlerat e mëdha që kanë qytetarët e tij punëtor qytetar që e kanë dëshirë punën tashmë do të kenë një menaxher si Luan Topçiu i cili do ta bëjë çdo qytetar që ta ndiejë që vitin e parë të drejtimit dhe menaxhimit të tij çfarë do të thotë të kesh vizion të jesh vizionar të jesh menaxher i mirë dhe mbi të gjitha të kujdesesh për qytetarin.
Por për t’i arritur të gjitha këto për t’i dhënë një të ardhme akoma më të ndritur Pogradecit Luan Topçiu ka dhe një ide tjetër të rëndësishme ta bëjë Pogradecin edhe një qytet universitar pasi është universiteti është shkolla ajo që në fund të fundit përpunon vizionin përpunon menaxherët dhe realizon të gjitha objektivat gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Unë ju kërkoj që këtë entuziazëm që ju keni sot ta ktheni në energji në punë me të gjitha qytetarët e Pogradecit me qëllim që fitorja e 8 majit të jetë një fitore spektakolare të jetë mbi të gjitha një fitore e koalicionit por edhe e qytetarëve të Pogradecit. Ju falënderoj dhe suksese.
Fjala e kandidatit Luan Topçiu
I nderuar z. Kryeministër Sali Berisha. I nderuar z. Zv. Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. Të nderuar ministra të nderuar deputetë të dashur motra dhe vëllezër të dashur qytetarët e mi. Unë jam Luan Topçiu dhe do të bëhem kryetar Bashkisë së Pogradecit. Jetën time e kam lidhur me këtë qytet për 40 vjet.
Ka kaq shumë gjëra që na bëjnë krenar për Pogradecin. Ne jemi qyteti më i bukur i jugut të Shqipërisë jetojmë buzë një liqeni nga më të bukurit në botë ne i kemi falur kulturës kombëtare elita të dorës së parë por shpesh kemi bërë zgjedhjen e gabuar. Qyteti i qytetarëve modestë e punëtorë mikpritës e bujarë qyteti i traditave të shkëlqyera qytetare meriton nj fat më të mirë. Pogradeci nuk të mbesë qyteti që nuk ndodh asgjë.
Mbrëmjet e tij nuk do të mbeten të zymta dhe jeta kaq e varfër. Ka shumë probleme të shkaktuara dhe të rënduara gjatë 8 viteve të shkuara dhe me to nuk merret askush. Nuk mund të lejojmë që një qytet të betonizohet me shpejtësi të frikshme nuk të lejojmë që një pjesë e madhe e qytetit të mbetet e braktisur. Harresa braktisja indiferenca ndaj qytetarëve nuk mund të jetë rruga e vetme. Mungesa e vizionit nuk mund të jetë rruga e vetme. Verbëria nuk mund të jetë rruga e vetme.
Varfëria është kërcënuesja kryesore e familjes dhe komunitetit pogradecar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritete të luftës sonë. Do mposhtim varfërinë me investime dhe punësim. Qëllimi i programit tonë është kalimi nga faza e mbijetesës në atë të mirëqenies. Do të luftojmë për thithjen e investimeve të drejtpërdrejta nga biznesi pogradecar kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë shqiptare rritja e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve pozicionimi strategjik do të rrisë punësimin do të ulë varfërinë dhe do të shtojë mirëqenien. Do të dëshmojmë hapje kompetencë seriozitet dhe vetëbesim.
Kemi ambicien të jemi qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë juglindore që konkurron fuqishëm në hapësirën shqiptare dhe evropiane me investime fonde zhvillim ekonomik arsimor kulturor turistik dhe mediatik. Ngritja e Pogradecit në statusin e një qendre rajonale është objektivi ynë afatmesëm. Jemi të vendosur ta bëjmë kalimin nga një qytet i vogël me një turizëm sezonal në një qendër urbane me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm me cilësi jetese mbrojtje sociale shërbime shëndetësore cilësore arsim dhe standarde evropiane. Shfrytëzimi i bukurive natyrore i investimeve dhe i kompetencës njerëzore është formula që do të garantojë suksesin. Do ta çlirojmë bashkinë nga interesat private dhe klanore. Bashkia do të jetë institucioni ku respektohet pa diskriminim interesi privat dhe promovohet interesi publik.
Do t’i kultivojmë rinisë besimin tek puna dhe suksesi. Kemi prioritet stimulimin e investimeve ndërtimit tregtisë turizmit arsimit dhe shëndetësisë. Ne bashkinë nuk e shohim si vendin ku administrohet e sotmja por edhe si vendin ku projektohet e ardhmja. Jam bir i këtij qyteti dhe ndjej detyrimin të vihem në shërbim të tij dhe të
; bashkëqytetarëve të mi.
; bashkëqytetarëve të mi.
Shëtitorja Lin-Pogradec-Tushemisht që do të nisë nga qeveria shqiptare është një investim strategjik dhe më i rëndësishmi i kësaj treve gjatë gjithë historisë së saj për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Do të bëjmë të njohur në nivel kombëtar e ndërkombëtar historinë antike mesjetare dhe bashkëkohore të këtij qyteti.
Do të luftojmë të fitojmë statusin e vendit më tërheqës për aktivitetet kulturore politike artistike diplomatike etj. Do të ruajmë parametrat evropianë për ndërtim hapësirat publike terrenet sportive kopshtet dhe shkollat. Do të përdoren të gjitha mundësitë për të zgjedhur zgjidhje optimale për të urbanizuar zona që nuk e kanë ndjerë asnjë herë dorën e bashkisë të qytetit dhe në radhë të parë do të bëjmë ndërtminin e rrugëve.
Do ët investojmë çdo ditë në mrekulli të vogla që të krijojmë mrekullinë e madhe pogradecare. Pogradeci duket i vendosur të fillojë i bashkuar epokën e sfidave për mirëqënie dhe zhvillim. Sot fillon era e ndryshimit për Pogradecin. Është koha jo vetëm të realizojmë ëndrrën tonë por edhe të zgjedhim dikë që do të punojë për të.
Në 4 vitet e ardhshme do të hapim 3 mijë vende pune do të asfaltojmë 20472 metër linear që figurojnë të pashtruar në këtë qytet do të riparojmë 11526 metër linear rrugë të prishura që figurojnë në këtë qytet. Do të sigurojmë brenda 6 muajve planin e zhvillimit urbanistik të Pogradecit në harmoni me komunat fqinje. Do të ndërtojmë terminalin i autobusëve dhe do të disiplinojmë qytetin nga kaosi i lëvizjes së automjeteve. Do të ndërtojmë një rrjet muzesh arkeologjikë etnografikë të arteve pamore dhe muzeun e specieve të liqenit të Ohrit. Do të ndërtojmë 2 shkolla të reja dhe tre kopshte brenda këtij mandati. Do të bëjmë çdo lagje të banueshme me pamje të qytetëruar me shërbime të qytetëruara me çdo qytetar në çdo hap të jetës së tij. Ne do të punojmë së bashku për të realizuar të gjitha këto. Ne kemi projektin evropian të shekullit të 21-të. Fitore.
0x323031312d30342d3130 AKTIVITETE ”