Kreu i socialdemokratëve austriak

Kreu i socialdemokratëve austriak

” Kreu i socialdemokratëve austriak z.Alfred Gusenbauer i shkruan Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Gusenbauer Metës:   Fitorja e socialdemokratëve do të ndryshojë Austrinë

Gusenbauer: Do të fillojmë një lloj të ri politike me orientim social të besueshme dhe të orientuar nga e ardhmja

———-

Lideri i socialdemokratëve austriake z.Alfred Gusenbauer që sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Austri i ka dërguar një letër Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta.

Në letër Gusenbauer shkruan:

"I dashur Ilir

Urimet tuaja me rastin e suksesit të jashtëzakonshëm të partisë sime në zgjedhjet kombëtare të Austrisë janë një inkurajim i madh për mua.

Ky sukses do t'i japë partisë sime mundësinë të fillojë një lloj të ri politike me orientim social të besueshme dhe të orientuar nga e ardhmja. Kjo do ta ndryshojë shumë Austrinë dhe do të jetë e rëndësishme edhe për Evropën tonë të përbashkët.

Unë jam i ndërgjegjshëm për faktin se mundësitë e politikave kombëtare janë të kufizuara dhe se orientimi themelor mund të përcaktohet në nivelin Evropian. Është prioritet për mua për të kontribuar për një projekt politik të orientuar nga e majta në Evropë të bazuar në vlerat tona të përbashkëta dhe të përpunuar mbi bazën e shkëmbimeve intensive të përvojave kombëtare dhe ideve të reja.

Unë jam i sigurt se do të kemi gjithë mundësitë për të bashkëpunuar në këtë fushë dhe jam i sigurt se do të kemi mundësi të gjejmë një formulë që është e besueshme për njerëzit dhe e mundshme për t'u realizuar politikisht.

Duke uruar për një bashkëpunim më të ngushtë me ju

I juaji vëllazërisht
Alfred Gusenbauer

0x323030362d31302d3039 AKTIVITETE 13:58)”