16 Feb Kreu i LSI-së
” Kreu i LSI-së z. Meta tur takimesh në Pogradec me kandidatin Luan Topçiu
Gjatë këtij turi takimesh neper qytet z. Meta është përballur nga afër me problematikat që shoqërojnë qytetin turistik. Ndaj gjatë komunikimit me banorët z. Meta ka bërë apel që qytetarët e Pogradecit të votojnë për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetari” z. Luan Topçiu.
“Qyteti i Pogradecit ka nevojë për një menaxher të mirë ashtu sikurse është z. Luan Topçiu sepse si biri i këtij qyteti ai ka një vizion të mirë dhe të qartë për ti kthyer vlerat qytetit të Lasgush Poradecit” u shpreh z. Meta.
Sipas tij në zgjedhjet e 8 majit z. Topçiu do të jetë fitues do të jetë menaxheri i Pogradecit të së ardhmes Pogradecit evropian. “Ai përfaqëson axhendën e koalicionit për integrim axhendë e cila konsiston në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë axhendë e cila konsiston në rritjen e eksporteve shqiptare në zhvillimin e gjithanshëm social është një axhendë që e çon Shqipërinë më afër Evropës është një axhendë që i çon shqiptarët pa viza në Evropë” u shpreh z. Meta.
Duke mbetur në këtë argument Kreu i LSI-së z. Meta tha se- “Pogradeci meriton një të ardhme tjetër meriton një kryetar baskie i cili ta shohë këtë qytet si qytetin e tij dhe Luan Topçiu është një djalë i denjë i Pogradecit. Pogradeci ka nevojë për një qytetar të parë i cili nuk e sheh vetën si pronar të qytetit por si shërbëtorin e parë të qytetarëve të tij duke u kujdesur që ata të gjithë së bashku të ecin përpara në një të ardhme më të mirë.
Pogradeci ka nevojë për një kryetar bashkie i cili në radhë të parë të vendosë interesat e qytetarëve dhe jo ato të tij sikurse ka ndodhur deri tani. Për një kryebashkiak i cili të ketë në rendin e parë luftën kundër papunësisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe këto janë pjesë e programit të Luan Topçiut dhe në mbështetjen që ai do të sigurojë nga qeveria dhe të gjithë partnerët e tjerë që do të mbështesin projektet në këtë drejtim.
“Pogradeci do të jetë një qendër shumë e rëndësishme kombëtare dhe rajonale në fushën e kulturës turizmit dhe shumë aspekte të tjera. Ndaj sot bashkohem me shumë krenari me mbështetjen që tashmë qyteti i Pogradecit i ka dhënë Luan Topçiut dhe për të do të votojnë të gjithë të majtë dhe të djathtë sepse ai do të punojë për të gjithë sepse ai nuk do ta përdorë detyrën e kryebashkiakut për t’i ndarë qytetarët e tij të dashur në miq dhe në armiq në klientë dhe të panevojshëm” shtoi z. Meta.
0x323031312d30342d3234 Meta ne Pogradec…jpg 13:33)”