Kreu i LSI-së takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim në Fier

Kreu i LSI-së takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim në Fier

” Kreu i LSI-së takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim në Fier

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta pati një takim sot në qytetin e Fierit me gratë anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes
së Gruas për Integrim. Në fjalën e tij z. Meta deklaroi se Shqipëria ka nevojë për reforma në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe jo
për sherre të palëve politike të cilat e ngadalësojnë këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin.
 
Sipas nga palët duhet evituar fryma konfliktuale dhe të detoksiokohet klima politike në përgjithësi në vendit tonë pasi vetëm në këtë mënyrë reformat integruese dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian do të mund të përshpejtohen duke afruar kështu anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Duke komentuar votimin e para 2 ditëve në Parlament për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh se votime të tilla që kanë të bëjnë me zgjedhjet shumë të rëndësishme në sistemin e Drejtësisë dhe sidomos në gjyqësor duhet të lihen larg politizimit por t’i lënë vend kështu gjykimit të ftohtë dhe profesional. Sipas z. Meta mazhoranca qeverisë është e qëndrueshme dhe komentet për të kundërtën janë pavend. 

0x323031322d30342d3135 Ilir_Meta.JPG 15:7)”