16 Feb Kreu i LSI-së
” Kreu i LSI-së z. Meta analizë për zgjedhjet e 8 majit në Kukës dhe Lezhë.
Pas garës së fundit elektorale zgjedhjeve vendore të 8 majit tashmë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është në një tur takimesh me strukturat e LSI-së në të gjitha rrethet. Pas analizës zgjedhore që u bë para pak ditësh në qytetin e Shkodrës z. Meta u ndal sot në qytetin e Kukësit dhe të Lezhës. Pas takimit që pati me simpatizantë anëtarë dhe drejtues të LSI-së në këto qytete kreu i kësaj force politike i cilësoi zgjedhjet e 8 majit si më të mirat dhe më të pastrat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. Sipas tij zgjedhjet treguan nivelin e lartë qytetar dhe evropian të të gjithë qytetarëve të vendit tonë ndërsa për sa i takon procesit në vazhdim të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Meta u shpreh se ky është një proces tërësisht normal demokratik dhe ligjor.
Z. Meta tashmë jemi pothuaj një muaj nga zgjedhjet vendore të 8 maji cili është komenti juaj rreth këtij procesi zgjedhor?
Besoj se të gjithë ndajmë të njëjtin mendim se zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhjet më të mira dhe më të pastra sikurse u shpreh dhe Ndihmës Zëvendës Sekretari për Evropën Juglindore i SHBA-ve z. Kantrimen. Zgjedhjet treguan nivelin e lartë qytetar dhe evropian të të gjithë qytetarëve të vendit tonë ndërsa për sa i takon procesit në vazhdim të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës besoj se ku është një proces tërësisht normal demokratik dhe ligjor. Po të kemi në konsideratë faktin që diferenca është jashtëzakonisht e ngushtë dhe kjo e ka bërë të domosdoshme shqyrtimin e çdo vote.
Në rast se do të do ishte një diferencë më e madhe për cilindo kandidat natyrisht që nuk nuk do të ishte insistuar për të vlerësuar në mënyrë kaq transparente dhe rigoroze çdo vote. Duke qenë një rezultat i tillë i cili për herë të parë ndodh në vendin por ka ndodhur edhe në vende të tjera siç është në SHBA për garën për President. Natyrisht demokracia ka zgjidhje edhe për këto raste dhe natyrisht kjo zgjidhje mbetet gjithnjë ligjore.
Z. Meta a parashikoni së çfarë mund të ndodhë gjatë ditës së sotme në qoftë se Kolegji Zgjedhor shpall fitues z. Basha?
Nuk besoj se do tub ndodhë diçka cilido që të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor sepse Shqipëria ka Kushtetutën e saj ka institucionet e saj kushtetuese për të zgjidhur çdo problem. Nuk është rruga e presionit ndaj institucioneve për të zgjidhur problemet dhe çdo paragjykim absolutisht që nuk ndihmon jo vetëm këtë proces solid e demokratik por nuk ndihmon as ata atë cilët bëhen protagonistë të konflikteve të presioneve sepse duket qartë që kjo alternativë nuk ka gjetur mbështetje më 8 maj. Sikurse e bën qartë edhe vota popullore e cila është edhe vota politike e këtyre zgjedhjeve është votuar bindshëm kundër alternativës së së shantazhit ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor dhe është votuar për alternativën tjetër atë të respektimit të shteti ligjor të respektimit të institucioneve dhe të bashkëpunimit në emër të integrimit të vendit.
Si do të ndikojë 8 maji në nismën që ka Shqipëria atë të integrimit në Bashkimin Evropian?
Mendoj se 8 maji ka qenë një ditë e shkëlqyer arritje e standardeve evropiane të zgjedhjeve. Nuk besoj se në vendet e tjera i bëjnë zgjedhjet më transparente se sa Shqipëria. Nëse ka pasur zgjatje për shkak zgjatjeve të numërimit të gjithë janë të qartë se kjo ka ardhur për shkak të kërkesës për një transparencë maksimale.
Procesi ka qenë nën kontroll jo thjesht të numëruesve jo thjesht të komisionerëve por edhe nën kontroll të të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur interesin për të verifikuar peshën e votës së tyre. 8 maji ka sjellë një leksion shumë të madh për të gjithë qytetarët shqiptarë sepse gjithmonë është thënë që vota është shumë e rëndësishme që çdo qytetar duhet të vendosë për të ardhmen e tij me votën e tij por asnjëherë më parë nuk kemi pasur një rast të tillë si më 8 maj dhe sidomos si në rastin për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ku qytetari vërtet mund të bindet se edhe një votë e vetme mund të përcaktojë fituesin apo alternativën që dëshiron për të drejtuar apo për të udhëhequr.
0x323031312d30362d3034 Meta ne Lezhe..jpg 14:11)”