Konventa Studentore Zgjedhore e LRI.

Konventa Studentore Zgjedhore e LRI.

Konventa Studentore Zgjedhore e LRI.

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloj sot në Teatrin e Operës dhe Baletit Konventën Studentore Zgjedhore të LRI-së për Kryeqytetin. Qindra anëtar dhe simpatizantë të LRI-së së Tiranës në përfundim të këtij takimi në mënyrë unanime kanë miratua një rezolutë me problematikat që shoqërojnë sot gjimnazistët dhe studentët e Kryeqytetit ku dhe angazhohen për zgjidhen e tyre. Gjithashtu nëpërmjet emrave alternativë Konventa ka zgjedhur si koordinatore të përgjithshme për Universitetin e Tiranës Erjona Bixha dhe si koordinator për gjimnazistët Elma Mezini.

Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir META.

Motra dhe vëllezër të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim! Ju uroj juve në radhë të parë për fitoren spektakolare 5 me 0. Ajo është fitorja juaj sepse nipi i byrosë politike që orkestroi sulmin ndaj Ilir Metës nuk donte të vriste politikisht madje edhe fizikisht Ilir Metën por donte të shmangte shpresën tuaj për një Shqipëri evropiane. Drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj ndaj unë sot përsëri siç kërkova drejtësi dhe vendosa një standard të ri për atë montazh të shëmtuar dhe kriminal që e porositi nipi i byrosë politike me bandën e tij. Drejtësia të thotë fjalën e saj dhe do t’i bëhet shantazh nga politika për të goditur korrupsionin dhe dosjet dhe videot janë atje do të jenë atje. Sepse rinia e Shqipërisë kërkon një të ardhme të ndritur kërkon një të ardhme të ndërtuar mbi moralin e ligjit dhe të shtetit dhe jo të shantazheve të spiunëve të përgjuesve të korruptuarve dhe të mafioze që po mbajnë peng institucionet shtetin dhe mbi të gjithë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie me të mirat dhe me problemet e saj por absolutisht që ne nuk mund të pranojmë përdhosjen e vlerave më të rëndësishme tradicionale dhe morale të shoqërisë tonë dhe aq më tepër që ligji të dhunohet në radhë të parë nga përfaqësuesit e ligjit dhe të drejtësi. Ndaj jemi këtu për tu angazhuar për ato reforma që sjellin më shumë drejtësi brenda sistemit të drejtësisë. Jemi këtu për të shprehur të gjithë solidaritetin tonë me të gjithë prokurorët që duan t’i çojnë deri në fund dosjet e korrupsionit por që nuk i lejojnë për tu shkuar deri në fund. Jemi këtu për të mbështetur të gjithë gjykatësit që duan të hapin drejtësi të pavarur nga politika. Jemi këtu që të çlirohen të gjitha institucionet e drejtësisë nga politizimi për interesa të ngushta partiake të sotme apo të nesërme. Pak ditë më parë nipi i Byrosë Politike duke festuar 20 vjetorin e FRESSH-it të organizatës që krijohej themelohej dhe drejtohej nga Ilir Meta dhe që arriti kulmin e suksesit të saj në vend dhe jashtë tij u përpoq të hidhte baltë mbi Ilir Metën. Kjo për shkak të mospërmbajtjes së tij ndaj urrejtjes që ka për FRESSH-in dhe historisë së tij dhe njëkohësisht ndaj historisë së vërtetë të Partisë Socialiste. Kur Ilir Meta dhe shokët e tij krijonin FRESSH-in në fund të vitit 1991 dhe në fillim të vitit 1992 atëherë kur në PS nuk hynte njeri më pak se sa 60 vjeç dhe kur ky person kërkonte nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste dhe ekzekutimin e komunistëve nëpër stadiume ashtu siç kishte bëtë dikur Pinoçeti në Kili. Ilir Meta dhe shumë të rinj e të reja i dhanë një shpresë dhe një alternativë pluralizmit politik të majtës dhe Partisë Socialiste duke krijuar forumin më të fuqishëm më frymëzues më inpirues kombëtar për atë kohë. Forumin shpirtin e të cilit e vrau pikërisht ky pinjoll i byrosë politike.

Ne të gjithë që kemi krijuar FRESSH-in nuk kemi ndonjë merak të jashtëzakonshëm për atë që është FRESSH-it sot sepse atë solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor shpirtëror rinor sot të rinjtë e Shqipërisë e gjejnë prej vitesh tek Lëvizja Rinore për Integrim. Ndaj e përshëndes këtë Konventë Studentore. Ndaj unë sot këtu në këtë konventë dua t’ju falënderoj për fitoren që realizuat ju dhe jo Ilir Meta më 8 maj sepse 8 majin e fitoi LRI në të gjithë Shqipërinë e sidomos në Tiranë. Ndërsa ai që vajton humbjen e Bashkisë pas procesit më transparent të numërimit të votave të cilën e certifikoi edhe komisioni i Venecias nuk ka hallin e qytetarëve të Tiranës por ka hallin se humbi bankën e tij dhe të gjithë atyre që i rrinë pas dhe që s’kanë asnjë lidhje me socialistët e ndershëm në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë ju këtu e patë që në një kohë rekord  u transformua sheshi kryesor i Tiranës.

Të gjithë ju e shihni që angazhimi dhe përkushtimi është i jashtëzakonshëm për të bërë ndryshime në Tiranë. Lëvizja Rinore për Integrim ka shumicën e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës dhe unë ju përgëzoj për punën që po bëni dhe do të bëni më shumë  për të mbrojtur intersat e rinjve dhe në radhë të parë të studentëve gjë që lidhet edhe me implementimin e kartës së studentit gjë që duhet të ndiqet edhe nga këshillat e bashkive të tjera të vendit kudo ku ka universitete. Sot mbi 30 për qind të anëtarëve të këshillave komunale dhe bashkiake në të gjithë vendin janë përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim. Mbi 30 për qind të anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Komitetit Drejtues Kombëtar janë të tillë. Sot (dje) unë kam kënaqësinë e veçantë që t’ju bëj juve të ditur zyrtarisht por edhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë pikërisht në këtë takim me ju dhe me studentë se jo vetëm e ndjej për motivim që të kandidoj përsëri për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe të ftoj të gjithë drejtuesit e LSI-së por edhe të LRI-së të kandidojnë për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të k
andidojnë për postet e tjera të nënkryetarëve të sekretarit të përgjithshëm sepse Lëvizja Rinore për Integrim është fuqia e vërtetë e LSI-së është e ardhmja e prekshme dhe e afërme e saj. Është energjia e paparë për ndryshim. Ndaj duke shprehur lumturinë time për këtë pjesëmarrje këtu njëkohësisht dua t’iu ftoj të bëheni pjesë e një debati të rëndësishëm ideor programor për Lëvizjen Socialiste për Integrim për Lëvizjen Rinore për Integrim ashtu sikurse ju do të dilni sot me konkluzione për reformat në sistemi arsimor dhe universitar në të gjitha fushat sepse ka ardhur koha për të hedhur një vizion akoma edhe më largpamës dhe më progresiv  për të ardhmen e vendit për të ardhmen e të rinjve shqiptarë dhe njëkohësisht për të hedhur themele të sigurta për suksesin dhe për fitoren tonë në vitin 2013. Ndaj unë dua t’iu siguroj që do të jem gjithmonë me ju dhe nga dita e sotme të gjithë së bashku ku jemi anë e mbanë Shqipërisë sepse për LSI-në është më e rëndësishme e ardhmja e saj është e ardhmja e Shqipërisë dhe jo perspektiva e posteve qeveritare si parti apo si individ.

 Ndaj ju ftoj të bëheni pjesë e një transformimi e një dinamizmi e një reformimi të mëtejshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i ftoj të gjithë të rinjtë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë të kandidojnë për funksionet më të larta në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për mua është kënaqësi të konkurroj me cilindo koleg në Lëvizjen Socialiste për Integrim pro është kënaqësi të drejtoj dhe çdo drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ju falënderoj shumë për solidaritetin tuaj. Na sulmojnë sepse jemi të fuqishëm.

 Nuk jemi të përkryer por jemi më të mirët dhe do të vazhdojmë të jemi më të mirët sepse kemi një ekip të shkëlqyer dhe kemi rininë më energjike rininë më të pastër rininë më idealiste dhe rininë më me vizion që sot ka Shqipëria. Ju uroj suksese konferencës tuaj dhe njëkohësisht besoj se shumë shpejt do të takohemi në evenimente akoma dhe më të rëndësishme. Ky është viti i 100 vjetorit të shtetit tonë dhe ky do të jetë një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky do të jetë një vit që jo vetëm do të përkujtojë sakrificat e të gjithë patriotëve dhe gjithë burrave të shtetit në shekuj e në dekada të tëra për Shqipërinë që është sot por edhe për Kosovën që është sot. Njëkohësisht do të hedhë baza të rëndësishme për Shqipërinë e 100 viteve që vijnë. Për Shqipërinë tuaj në radhë të parë. Suksese.

Rezoluta e LRI

    
              Arsimi :
 1-  Arsmimi professional te arrije raportin 40 me 60% duke u marre parasysh tregu i punes.
 2- Krijimi I strategjise afatgjate duke bere nje studim te tregut dhe orientimi I                     studenteve drejt profesioneve te cilat vendi ka me teper nevoje.
3- Si kusht per vazhdimin e studimeve ne master te mos merret deshmi ne institucione certifikuse joshteterore dhe si gjuhe e huaj te lejohen gjuhe te KE.
4- Jemi kundra ligjit te ri per profesionet e rregulluara pasi nuk eshte koha dhe nuk jane kushtet e duhura per nje ligj te tille.
5-  Vendosja e linjes se autobuzit ne qytetin studenti.
6- Ulja e numrit te nxenesve ne shkollat e mesme deri ne 25 nxenes ne klase duke hapur 5 shkolla te reja.
7 -Bashkepunim midis ministrise se arsimit me minstirne e punes per njohjen midis diplomes dhe titujve te punesimit.
8- Realizimi I projektit te kartes se studentit.
 

0x323031322d30312d3137 AKTIVITETE Meta me LRI.jpg 19:43)