17 Feb Konventa kombëtare e LGI
Posted at 22:45h
in Archived Articles
Konventa kombëtare e LGI Meta: Ngritja mbi të kaluarën është një kërkesë imediate e politikanëve kudo.
Lëvizja e Gruas për Integrim zhvillojë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore.
1800 delegate nga e gjithë Shqipëria sipas parimit “Një anëtar një Votë” po votojnë sot kandidaten e tyre të preferuar ku në garë për Kreun e LGI-së për të gjithë Shqipërinë janë; Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha.
Duke falenderuar të pranishmet në “Pallatin e Kongreseve” për mbështetjen e dhënë kandidatja Luzhiana Abazaj u shpreh se”- “ka ardhur momenti që ne te ecim më shpejt të shohim përpara të marrim vendin që na takon në drejtimin dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. Duhet të ecim më shpejt të gjitha bashkë për të zgjidhur sa më parë ngërçet problematikat dhe dilemat që shoqërojnë jetën e përditshme të çdo shqiptari”.
Të ecim më shpejt përpara tha Znj. Abazaj pasi nuk ka kohë sepse fëmijët vëllezërit bashkëshortët baballarët nënat motrat tona të gjithë njëzëri kërkojnë që vendim dhe zhvillimi i tij të ketë një ritëm tjetër. Dhe ne si gra kemi pjesën tonë të përgjegjësisë vendimmarrjes por edhe të arritjes së qëllimit final i cili është rritja e cilësisë së jetës integrimi i vendit në familjen e madhe evropiane. “
Lëvizja e Gruas për Integrim është një strukturë që mbart vlera dhe që i ka kapacitetet për të qenë përfaqësuese e denjë e vullnetit të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm. LGI në emrin e saj është një lëvizje dhe si e tillë është e ndryshme nga çdo strukturë tjetër politike. Ky emër kjo ide ky program dhe kjo filozofi janë garancia e ritmit që kërkojnë sot shqiptarët. Motra dhe nëna të ecim më shpejt dhe këtë mund të bëjmë të gjitha së bashku. Prezenca juaj në këtë konventë vërteton forcën dhe vitalitetin tonë të pandalshëm” tha ndër të tjera kandidatja Abazaj.
Po ashtu dhe kandidatja Klajda Gjosha duke ju drejtuar të pranishmëve u shpreh se-“Ne do të luftojmë të ngremë sa më lart vlerat tona duke mbajtur fort njëra-tjetrën duke lobuar për njëra-tjetrën dhe duke zgjeruar rrethin tonë shoqëror me sa më shumë mikesha që do të na ndihmojnë të bëhemi një zë i fuqishëm në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Ne do të promovojnë dhe mbështesim përfaqësueset tona më të denja gratë më të forta dhe të vendosura për të t’i treguar të gjithëve se zëri ynë është fuqia jonë drejt rrjetit më të fuqishëm të gruas jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin.
“Sot shoh këtu se Lëvizja Socialiste për Integrim është si një shtëpi e madhe është ajo që ka bashkuar zemrat e të gjithave grave dhe vajzave ndaj ne kemi shumë punë për të bërë shumë dyer për të trokitur shumë kate të kësaj shtëpie për të ngritur sepse ka me qindra dhe mijëra gra të tjera që do të duan të jenë pjesë e shtëpisë sonë dhe ne i mirëpresim. Eksperienca ime personale më ka treguar se një grua nuk njeh limit në ato çka ajo mund të bëjë duke nisur që nga ato gra që çojnë përpara familjet e tyre në rrethanat më të vështira e deri tek ato që sot janë ministre. Ndaj nëse duam të arrijmë objektivin tonë kryesor anëtarësimin dhe integrimin e vendit tonë në BE krahas standardeve të tjera duhet të fuqizojmë gratë si një forcë e madhe jetike në jetën sociale dhe politike” tha më tej Klajda Gjosha
Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LGI
Të dashura motra dhe nëna anëtare të Lëvizjes së Gruas për Integrim është një kënaqësi e madhe për mua të shoh kaq shumë vajza dhe gra të mrekullueshme së bashku sot këtu në këtë konventë madhështore pikërisht për të hedhur një hap shumë të rëndësishëm për fuqizimin e vajzës gruas dhe nënës shqiptare. Jam i bindur se kjo lëvizjes vjen sot këtu jo thjesht për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm të riorganizimit dhe përtëritjes së saj por mbi të gjitha vjen sot këtu për të hapur një kapitull të ri të fuqizimit të pandërprerë jo thjesht të vetvetes por në radhë të parë të pozitës shoqërore politike dhe ekonomike të vajzës gruas dhe nënës shqiptare. Disa prej jush në mënyrë tepër të qartë jo vetëm sollën sot problemet dhe shqetësimit e të gjithave ju anë e mbanë Shqipërisë por njëkohësisht sollën edhe idetë dhe vendosmërinë e tyre për t’i përballuar të gjitha këto sfida të cilat nuk janë vetëm sfidat tuaja nuk janë vetëm sfidat e familjes shqiptare por janë sfidat e të gjithë shoqërisë sonë ku roli i vajzave i grave dhe i nënave është vendimtar dhe duhet të jetë akoma më i fuqishëm në të ardhmen. Nuk mund të ketë një Shqipëri më evropiane pa pasur një fuqizim të mëtejshëm më konkret më real dhe më të plotë të vajzës të gruas dhe nënës shqiptare.
Nuk mund të ketë një shoqëri më të shëndetshme pa realizuar një familje më të konsoliduar dhe kjo kërkon në radhë të parë një fuqizim ekonomik dhe social dhe gruas dhe të nënës shqiptare. Nuk mund të ketë një politikë më njerëzore një politikë që jep zgjidhje një politikë që ka në qendër të saj hallet dhe problemet e grave të vajz
ave të nënave dhe të gjithë shqiptarëve që kërkojnë më shumë mbrojtje sociale që kërkojnë të mbrojnë vendet e punës që kërkojnë të shtohen vendet e reja të punës që kërkojnë t’i jepet fund diskriminim për sa i takon punësimeve. Ndaj jam i bindur se kjo alternativë që ju paraqisni sot është një alternativë që do të konkretizohet nga dita në ditë sepse sot jam i bindur se nis një etapë e re e fuqizimit të Lëvizjes së Gruas për Integrim e ridimensjonimit të saj. Ndaj jam plotë optimizëm se në muajt e ardhshëm se në vitet e ardhshme ne do të jemi një forcë politike model si LSI edhe në drejtim të barazisë gjinore. Tre javë më parë ne zhvilluam këtu Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim. Me këtë rast unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Erisa Xhixhon por edhe të gjitha themelueset e Lëvizjes Rinore për Integrim që për vite të tëra treguan lidership gjë që ka bërë që edhe sot shumica e anëtarëve të Kryesisë dhe të forumeve të LRI-së të jenë vajza plot talent plot ëndrra dhe me besimin për t’i realizuar vetë ato. Ndaj jam i sigurt se në pak vite Lëvizja Socialiste për Integrim me këtë fuqizimin tuaj që nuk vjen nga lart por që vjen nga qytetet dhe nga fshatrat ku ju jetoni dhe atje ku ndesheni çdo ditë me problemet dhe me vështirësitë e jetës dhe vjen këtu përsëri për tu kthyer atje dhe njëkohësisht për të rrezatuar kudo në të gjitha strukturat jo vetëm politike por edhe vendimmarrëse si një imponim që kërkon zgjidhje dhe jo kriza si një imponim që kërkon progres dhe jo stanjacion si një imponim që kërkon realizimin e integrimit evropian të Shqipërisë sepse kjo është ëndrra e të gjithë shqiptarëve kjo është ëndrra e të gjitha nënave vajzave dhe grave të Shqipërisë. Kjo që ato të jetojnë si vajza si gra dhe si nëna të Europës së Bashkuara sepse sakrificat e tyre e meritojnë këtë gjë.

Ne jemi sot në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria është në drejtimin e duhur por duhet të ecë më shpejt. Shqipëria është sot anëtare e NATO-s dhe askujt nuk i shkonte ndërmend kjo 2 dekada më parë kur Shqipëria ishte “Koreja e Veriut” e gjithë Europës lindore. Sot ne kemi harruar se përpara 18 muajve që nënat të takoheshin më fëmijët e tyre duhet të rropateshin për muaj dhe vite të tëra ambasadave të huaja ndërsa sot liria e lëvizjes është një realitet jo vetëm për nënat për gratë dhe për vajzat e Shqipërisë por për të gjithë qytetarët tanë. Dhe kjo nuk është pak për qytetarët më të izoluar të Europës 22 vite më parë. Ne e dimë që sot ka ende shumë probleme për shëndetin e nënës të gruas dhe të fëmijës por si asnjë herë tjetër më parë në historinë e Shqipërisë dhe të shëndetësisë sonë sot vdekshmërie e nënës dhe të foshnjës është njëshifrore ndërkohë që në vitin ’90 në kohën kur në sistemin e kaluar fshiheshin të dhënat reale kjo shifër ishte disa herë më e lartë. Ndaj unë besoj se i kemi të gjitha kapacitetet duke fuqizuar më tej rolin dhe kontributin tuaj që të përshpejtojmë edhe integrimin evropian të Shqipërisë sepse për ne integrimi evropian i Shqipërisë nuk është një slogan.
Jo integrimi evropian i Shqipërisë është stabiliteti është siguria është mirëqenia e familjeve tona dhe e fëmijëve tanë anë e mbanë Shqipërisë. Sot në kohën kur projekti evropian për shkak edhe të sfidave me të cilat është ndeshur për shkak edhe të krizës globale ka marrë disa goditje edhe këtu në rajonin tonë. Sot kur në vendet e rajonit votohet edhe për partinë neonaziste apo ku për përpjekjet për të rritur ndjenja nacionaliste dhe ksenofobe po shtohen ne jemi më të sigurt se asnjë herë tjetër se projekti ynë ai i Shqipërisë evropiane është i vetmi projekt i drejtë është i vetmi projekt që realizon shpresat dhe aspiratat e gjithë shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin e Ballkanit sepse askush më shumë sesa shqiptarët nuk i vuajti pasojat e Luftës së Ftohtë askush më shumë sesa shqiptarët nuk i vuajti ndarjet historike në Ballkan