13 Feb Konference shtypi – Sekretari i Pergjithshem i LSI-se
” Konference shtypi – Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Petrit Vasili Jemi sot duke komunikuar me ju lidhur me ecurinë e jashtëzakonshme të LSI-së në planin organizativ dhe mbas përfundimit të dymuajshit anëtarsimesh intensive në LSI ku në periudhën Dhjetor-Janar janë antarësuar mbi 3 mijë anëtarë të rinjë me një gjeografi shpërndarje që shkon që nga Malësia e Madhe deri në Delvinë në Elbasan Vlorë Fier dhe kudo. Është për të shënuar që rreth 1/3 e tyre më shumë se 900 të anëtarësuar vijnë nga rradhët e Partisë Socialiste dhe kjo është një provë e qartë e pamundësisë së tyre të mëtejshme për të milituar në këtë parti. Duke qenë se motivi i tyre është të militojnë në të majtën e vërtetë sigurisht që shtëpia e tyre e vërtetë dhe e vetme është LSI. Njëkohësisht lidhur me disa prononcime apo disa artikulime gjithsesi të një fantilizmi për të ardhur keq lidhur me strategjitë për rikthim të të majtëve në Partinë Socialiste dua të them se këto strategji janë në dimensionin e intrigave të korridoreve aq karakteristike tashmë për këtë shtëpi me probleme të mëdha të çatisë që po i bie brenda. Desha të sjell në vëmendjen tuaj që për socialistët që u dhunuan dhe përballuan represionin e pashembullt të Berishës në vitet 1992-1997 sigurisht që është shumë e vështirë që ta ndajnë shtëpinë e tyre me njerëz të tipit të Blushit apo të Ramës që e kanë gjetur këtë shtëpi pas viteve 1997-1998 dhe kanë qenë shumë të preukopuar për të ngrënë apo për të gllabëruar qofte tw pushtetit dhe jo për të përballuar sakrificat e jashtëzakonshme të të qëndruarit në opozitë.
Gjithashtu dua të kujtoj se edhe humbja e së majtës dhe rikthimi i po këtij Berishe represiv ka qenë i lidhur dhe mbetet vazhdimisht i lidhur me korrupsionin e monopolet si dhe me intrigat pafund që e gërryen këtë shtëpi dikur shtëpi e socialistëve. Njëkohësisht korrupsioni i këtyre niveleve i ndaloi këta socialistë që të kishin kartat e identitetit të tyre karta me të cilat duhet ti pajiste zoti Blushi por të cilat nuk u bënë asnjëherë për hir të këtij korrupsioni dhe që i mundësuan Berishës dhe të tijëve që me shuka të tëra certifikata lindjesh të manipulojnë votat dhe tu rrëmbejnë pushtetin socialistëve. Pikërisht për këto arësye të mëdha shtëpia e madhe e të majtëve e progresistëve dhe atyre socialistëve që nuk e gjejnë më veten mirë në shtëpinë e intrigave të PS-së vazhdon të mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këtë mënyrë të gjitha objektivat tona për të qenë fitues në mënyrë të bindshme dhe të thellë dhe për të konfirmuar edhe ato vjellje dhe padrejtësi që vetë Megadushku solli bazuar në këto anëtarsime të gjera që vazhdojnë intesivisht- jo më larg se disa orë më parë disa qindëra anëtarsime u bënë në takimet që zoti Meta në Elbasan dhe në komunat e fshatarët e tij- do të jenë realizmi i këtij objektivi të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Po kështu dua të sqaroj për disa komunikime apo vazhdim të prononcimeve intrigante destruktive edhe të zotit Rama dhe jam shumë i “mrekulluar” që në vend të shqetësimit për gripin e pulave- që është një shqetësim botëror dhe epidemic- sot zoti Rama dhe të tijtë e ka zënë ankthi i gripit të gjelave. Megjithëse është një zonë që ka gjela në Berat por nuk besoj se ky është shqetësimi kryesor i socialistëve të Beratit. Mendoj se socialistët e Beratit do ta kenë shumë të vështirë që të kuptohen me Ramën i cili pas dy mandatesh kryetar bashkie mandatin e ministrit etj gjeti më në fund kohë dhe mundi ankthin e tmerrshëm për të marrë teserën e Partisë Socialiste. Unë besoj se është kaq shumë vonë në kohë sa aq socialistët nuk kanë kohë që të prisnin kaq gjatë Edi Ramën për të zgjidhur problemet e tyre.
0x323030362d30322d3034 14:31)”