Konference shtypi Ilir Dashi

Konference shtypi Ilir Dashi

” Konference shtypi Ilir Dashi Kryetar i LSI Tiranes Qytetarët shqipetarë si në Tiranë ashtu dhe në gjithë vendin po ndërgjegjësohen cdo ditë e më shumë se në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për ritme të larta zhvillimi ekonomik e shoqëror në themel të të cilave qëndron zbatimi i ligjit dhe rritja e shkallës së demokracisë të shoqerisë shqiptare partia në pushtet dhe qeveria e saj nëpërmjet përpjekjeve të dhuneshme për të ligjeruar veprimet e paligjshme me qëllimin e vetëm për mbajtjen me cdo kusht të pushtetit po e cojnë këtë vend në një krizë të rrezikshme institucionale e ligjore.

Rast flagrant i shkeljes arbitrarisht të ligjit është dhe përpjekja për të ligjëruar regjistrin e përkohëshëm të zgjedhësve. Duke e parë me kujdes këtë cështje në dy aspekte të rëndësishme në ate ligjor dhe shoqëror kuptohet se dëmi që i bëhet demokracisë në vendin tonë i madh pavarësisht se nga pamja e parë kjo duket një ceshtje e thjeshtë administrative.

Së pari nga këndvështrimi ligjor: kjo listë e zgjedhësve me vendqëndrim të përkohëshëm  është i paligjshem. Në Kodin Zgjedhor aktual neni 76 pika 1 shprehimisht thuhet: “ Kryetarët e bashkive ose të komunave si dhe anëtarët e këshillave të bashkive ose komunave zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me vendbanim në territorin e bashkisë ose të komunës.” Dhe nuk ka pasuar asnjë ndryshim të këtij neni dhe kësaj pike si në zgjedhjet vendore të vitit 2000 ashtu dhe në ato të 2003 madje as në vitin 2005 kur iu bënë ndryshime të shumta Kodit Zgjedhor.

Edhe në një nga rekomandimet më të rëndësishme të OSBE/ODIHR për këtë cështje të trajtuar gjerësisht thuhet se: „Të kufizohen dispozitat për zgjedhesit me vendbanim të përkohëshëm vetëm ne rrethana të jashtëzakonshme si trajtim mjekësor shërbim ushtarak ose detyra zgjedhore.“ Madje as ky rekomandim nuk u pasqyrua ndonjëherë në ligj.

Cështja e hartimit të listave për zgjedhësit me vendqëndrim të përkohëshëm ka qënë mjaft shqetësuese në zgjedhjet vendore të vitit 2003. Opozita e atehershme ngrinte zërin me forcë dhe akuzonte se me listat e zgjedhësve në përgjithësi dhe në vecanti me rregjistrin e përkohëshëmpo manipulohej. Atëherë si mundet që po kjo forcë politike të ndryshojë drejtimin me 180 gradë dhe të kërkojë të legjitimojë të njëjtin rregjister??!!

Në këndvështrimin social-ekonomik me ligjerimin që kërkon t’i bëjë listës së zgjedhësve me vendqëndrim të përkohëshëm pushteti i sotem nuk bën gjë tjetër vecse kërkon të përdorë një kontigjent njerëzor të lënë pa status të qartë vendbanimi pa identitet dhe dinjitet për qëllime manipulimi në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në vend që kjo maxhorancë ilegjitime e dale nga 3 Korriku të kujdeset për një performancë sa me të lartë qeverisjeje duke u përqendruar në problemet më urgjentë social-ekonomike që rëndojnë përditë e më shumë vecanërisht këtë kategori njerëzish të paidentifikuar përkundrazi i rëndon ata edhe me shume duke dashur t’i përdorë në zgjedhjet e ardhmeshe pëer manipulim votë.

Në kemi qënë dhe jemi për legalizimin e zonave informale por jo për t’i marrë votën por t’i kthyer këta banorë ne dinjitetin e duhur qytetar për t’i krijuar infrastrukturë urbanizim dhe jëtë normale qytetare etj. Dhe jo sic po ndodh sot që pas mbi një vit zgjedhjesh dhe premtimesh pafund asgje s’ka ndryshuar në këto zona për të mos folur madje edhe për zona të rëndësishme urbane të kryeqytetit si ajo e Selitës ku banorët janë lënë që prej një jave pa ujë e të tjera si këto. 0x323030362d30382d3135 13:10)”