Konference shtypi e Zv.Kryetarit te LSI

Konference shtypi e Zv.Kryetarit te LSI

Konference shtypi e Zv.Kryetarit te LSI prof.Pellumb Xhufi Xhufi: Bashkëpunimi mes LSI dhe PS është cilësuar nga përfaqësues më të autorizuar të së majtës si boshti i fitores dhe unë do të thosha që LSI nuk ka asnje përgjegjësi për rezultatet e të tjerëve. Natyrisht ne jemi të kënaqur me rikonfirmimin e vendit qe LSI-ja ka brenda të majtës shqiptare si një komponent i rëndësishëm dhe i pazëv endësueshëm
 
Eshtë krejt e pakuptueshme që KQZ-ja mban akoma peng rezultatin e qytetit të Patosit
 
Deklarate
 
Sikurse dihet tashmë incidentet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor në qytetin e Patosit u shënuan të parat në kronikën e zezë të zgjedhjeve të 18 Shkurtit. Për orë të tëra ky qytet u mbajt peng i bandave huligane të organizuar nga kandidati i së djathtës dhe të mbështetura dhe të aspiruara nga segmente të tjera. Partia Demokratike insistoi të fitonte qytetin e Patosit për dy arsye madhore: e para sepse Patosi në mënyrë të qëndrueshme në këto 17 vjet tranzicioni ka qene një qytet që ka votuar për të majtën dhe marrja e këtij qyteti për të djathtën do të thoshte një çarje për frontin e së majtës. Së dyti PD-ja dhe në veçanti z. Sali Berisha i angazhuar personalisht në fushatën elektorale në Patos kërkonin ta merrnin me çdo kusht këtë qytet sepse në këtë qytet u tentua të materializohej aleanca e turpshme midis PD-së dhe segmenteve "kolaboracioniste" brënda së majtës.
Presionet kane shoqëruar të gjithë këtë situatë elektorale në Patos deri edhe në procesin e votimit. Vetëm në numërimin e kutive të fundit u vendos normaliteti edhe si rezultat të prezencës së OSBE/ODIHR dhe vëzhguesve vendas si rezultat të lavdërueshme të medias edhe të pranise së përfaqësuesve të KQZ-së. Në këto rrethana është krejt e pakuptueshme që KQZ-ja mban akoma peng rezultatin e qytetit të Patosit. Qytetaret e Patosit me shumë të drejtë janë të shqetësuar ku ne si LSI po bëhemi përcjellës të këtij shqetësimi duke i bëre thirje KQZ-së që të mos i nënshtrohet presioneve politike por të shpall rezultatin elektoral në Patos në bazë të dokumentave dhe proces-verbaleve që jane firmosur edhe në prani të vëzhguesëve të huaj.
Gjithashtu unë doja të denoncoja një fakt shumë të rëndë ku ditën e djeshme në Patos jane pushuar nga puna 16 punëtore të Alpetrolit dhe të ndërmarjeve të lidhura me të dhe paralajmërohen pushime të tjera nga puna. Pavaresisht nga fakti që pushimet nga puna dhe të pamotivuara bëjnë pjesë në llogjikën e mbrapshte qeverisëse të kësaj mazhorance ne i bëjmë thirje qeverisë dhe në vecanti edhe Z. Ruli që të rikthejë urgjentisht në punë punonjësit e pushuar vetëm sepse kanë qenë komisionerë dhe vëzhgues dhe kanë kryer detyrat e tyre në bazë të kodit zgjedhor. Ne kujtojmë se kjo mazhorance ka nje ngarkesë të madhe në mekatesh dhe me duket nuk është vendi që ta ngarkoje veten me mëkate të reja.
Z. Xhufi dje eksponent të PSD-së akuzuan PS dhe LSI ku sipas tyre ky bashkëpunim bëri që të humbiste kjo parti në disa zona ku ajo konkuronte?
Me duket se bashkëpunimi mes LSI dhe PS është cilësuar ndryshe nga përfaqësues më të autorizuar të së majtës të cilët e kanë konsideruar si boshtin e fitores dhe unë do të thosha që LSI nuk ka asnje përgjegjësi për rezultatet e të tjerëve. Natyrisht ne jemi të kënaqur me rikonfirmimin e vendit qe LSI-ja ka brenda të majtës shqiptare si një komponent i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne gjithashtu jemi konfirmuar si një force e rëndësishme e spektrit politik shqiptar në tërësi. Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për fitoren e të majtës. Përsa i përket të tjerave mund të them që edhe ne kemi pakënaqësi të justifikuara sepse në shumë zona kandidatët e së majtës së bashkuar që janë përfaqësuar nga përfaqësues të LSI-së janë ndodhur edhe përballë akteve të sabotuesve të cilat kanë kompromentuar fitoren e të majtës në tërësi.  
Z. Xhufi sa e ka dëmtuar koalicionin opozitar dalja e të pavarurve?
Natyrisht ne na shqetesoi fakti qe disa deputetë janë angazhuar realisht në kundërshti me frymën dhe me obligimet që lindin nga marrëveshja e koalicionit të majtë. Unë e kuptoj humbjen e së majtës në Përmet dhe ne si LSI jemi vërtetë të trishtuar për humbjen e së majtës në këtë qytet ku e majta këtu përfaqësohej nga një përfaqësues i PSD i cili u mbështet fuqimisht nga strukturat e LSI-së. Pati edhe aty kandidatë të pavarur të mbështetur nga dikush brënda së majtës të cilët përcaktuan edhe humbjen e kandidatit tonë të përbashkët. Dhe këtu përgjegjësia nuk është sigurisht e LSI-së.
A do i kërkoni PS-së që të mbaje qëndrim ndaj atyre deputetëve që mbështetën të pavarurit?
Kjo është një cështje të cilën duhet ta shohë në radhë të parë PS-ja. Analiza e këtyre zgjedhjeve do të përfshijë edhe këta kandidatë të pavarur të cilët rrezikuan të kompromentonin fitoren e cila do të ishte ndoshta shumë më e thellë.
Z. Xhufi i qëndroni idese për zgjedhje të parakohshme në vend?
Ne kemi arsye t'i qëndrojmë më shumë këtij angazhimi duke parë edhe zhvillimet e lidhura me procesin elektoral të 18 Shkurtit ku u pa qartë që qeverisja e PD dhe aleatëve të saj u refuzua nga shumica e qytetarëve. Ajo u refuzua ne qytetet e mëdha kryesore ku është përqëndruar jeta ekonomike- sociale dhe politike e vendit dhe duke parë gjithashtu edhe reagimet aspak të denja që humbësit pra PD-ja bëri pas shpalljes së rezultateve paraprake. Një parti që nuk njeh humbjen dhe kërkon të mashtrojë shqiptarët edhe në kushtet e një humbjeje sfilitese si kjo e 18 Shkurtit është një parti joserioze që nuk meriton të vazhdoje më tej të drejtojë fatet e shqiptarëve.
  0x323030372d30322d3237 13:12)