Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili dhe anëtarit të Kryesisë z.Spartak Braho Deklaratë – Petrit Vasili – Sekretar I Përgjithshëm I LSI
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) pasi vlerësoi në tërësi të gjithë situatën politike dhe veçanërisht zhvillimet më të fundit politike konfirmoi qëndrimin e opozitës së bashkuar për realizimin e tre kushteve tashmë të bëra publike:

1.     Kthimin e anëtarit të vjedhur të KQZ-së opozitës
2.     Eliminimin e regjistrit të përkohshëm të zgjedhësve
3.     Si dhe rikompozimin dhe ekuilibrimin real të KKRT-së dhe KD të RTSH.
 
Tre kërkesat e opozitës së bashkuar përpara se të konsiderohen kushte duhet të konsiderohen standarte të domosdoshme për garantimin e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri. Për këtë arsye LSI nuk do të bëjë asnjë hap prapa në betejën e saj politike për plotësimin e këtyre standarteve të cilat garantojnë zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht i japin fund njëherë e përgjithmonë historisë së turpshme të zgjedhjeve të manipuluara dhe të vjedhura në Shqipëri. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet për Shqipërinë një kusht prioritar për integrimin europian të saj.
 
Plotësimi sa më i shpejtë i këtyre standarteve është tashmë një imperativitet dhe në këtë drejtim LSI vlerëson se çdo minutë kohë e humbur përbën një dëm të pallogaritshëm për vendin dhe demokracinë shqiptare.
 
Me plotësimin e këtyre standarteve LSI kërkon kryerjen e zgjedhjeve të pushtetit vendor detyrimisht ne respekt te afatit Kushtetues të mbajtjes së tyre.
———————————————————-
Pyetje:

Ka pasur deklarata për zgjatjen e mandatit të të zgjedhurve lokalë. Cili është qëndrimi juaj për këtë cështje?
Spartak Braho-Anëtar i Kryesisë së LSI
Neni 109 i Kushtetutës përcakton se mandati i organeve të pushtetit vendor është 3 vjet që do të thotë çdo shtyrje e mëtejshme e këtij mandati është antikushtetuese. Ne kemi qenë dhe jemi dakort për shtytjen e afatit të mandatit të të zgjedhureve vendorë që të bëhet nga 3 vjet në 4 vjet por këtu nuk bëhet fjalë për mandatin e të zgjedhurve aktualë pasi do të ishte nonsens. Populli ka votuar që këta të ushtrojnë të drejtat dhe funksionet e tyre për 3 vjet pasi me këtë logjikë mundet që Berishës t'i teket që mandatin e tij hipotetik 4 vjeçar ta bëjë 8 vjet duke ndryshuar Kushtetutën. Ne jemi për shtyrje të mandatit por jo të të zgjedhurve aktualë.
Ne duam që ata që do të kandidojnë të zgjidhen brenda standarteve jo me çertifikata të vjedhura siç po veprohet aktualisht por me karta identiteti të cilat ka për detyrë t'i bëjë qeveria t'i përgatisë qeveria si një nga kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Europian. Pra të vemë në zgjedhje brenda afateve kushtetuese me karta identiteti dhe jo me çertifikata të fallsifikuara.
 
 
A duhet ta kishte deklaruar Presidenti datën e zgjedhjeve lokale sipas Kushtetutës?

Braho:

Po neni 109 i Kushtetutës parashikon që Presidenti 30 deri në 60 ditë brenda përfundimit të mandateve të organeve të zgjedhura ose të shpërndarjes së tyre duhet të shpallë datën e zgjedhjes. Realisht Presidenti nuk e ka shpallur datën e zgjedhjeve për arsye se ka problematikë që lidhet me përcaktimin e afatit të përfundimit të mandatit të këtyre të zgjedhurve. Ka dy qëndrime qëndrimi i parë është që mbaron mandati në Shtator qëndrimi i dytë është që mbaron në fund të Dhjetorit atëherë kur ka marrë mandatin i të zgjedhurit të fundit që ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës. Realisht po të bëjmë hapa prapa kuptohet që Presidenti edhe n.q.s zgjedhjet do të bëhen në pranverë në mesin apo në fundin e saj Presidenti është në kohën maksimale të shpalljes së datës së zgjedhjeve normale për organet e pushtetit vendor. Por ju siç e dini Presidenti ende nuk e ka shpallur se lidhet edhe me problematikën që ka vetë KQZ-ja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është formatuar ka zgjedhur 6 anëtarë nuk ka zgjedhur të 7 ende diskutohet mandati i vjedhur i Ristanit pra ka problematikë vetë KQZ-ja. Me zgjidhjen e kësaj problematike Presidenti do të caktojë datën përfundimtare të zgjedhjeve.
Lëvizja Socialiste për Integrim është përcaktuar që të gjitha partitë parlamentare të përfaqësohen në komisionet zonale. Pra të largohemi nga formula me 7 anëtarë dhe të vemë te formula 5+5+1. Që do të thotë të gjitha partitë parlamentare të përfaqësohen në komisionet zonale në qendrat e votimit dhe kudo që do të thotë që zgjedhjet të jenë transparente të kontrolluara dhe në vlerësim të të gjitha forcave politike dhe jo të monopolizuara si të thuash në dy forca të vetme të cilat kanë edhe mazhorancën aktualisht sipas formulimeve që ka Kodi. Gjithsesi ne jemi që brenda këtij harku kohor deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve Reforma Zgjedhore duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe Kodi Zgjedhor duhet të përpunohet dhe të vijë në ato parametra dhe në ato standarte që kanë përcaktuar dhe kanë kërkuar institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian.
  0x323030362d30382d3239 13:12)