15 Feb Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI
Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Vasili: Komente që nuk kanë të bëjnë me ndonjë thelb politik por që janë thjesht komente të nivelit të zëdhënësave të Bashkisë së Edi Ramës nuk janë në interesin politik madhor ku ndodhet vendi dhe LSI-ja për tu marrë me ta
—
Jemi sot përpara jush për të ngritur një shqetësim që është verifikuar në jetën publike në vend sigurisht dhe për arsye të fluksit të madh të njerëzve për shkak të turizmit që po shënon në këto ditë piku por sigurisht duke krijuar dhe disbalancat e tyre ka sjellë një situatë të papëlqyer ku keqbërës të ndryshëm të shënojnë një lloj intensifikimi të krimit ordiner dhe atij të rrugës.
Ne jemi këtu që të tërheqim vëmendjen e forcave të rendit që krahas betejave të tyre dhe sakrificat me të cilat përballen ata përditë nuk duhet zbehur aspak vëmendja ndaj goditjes zbulimit në kohën e duhur dhe sa më shpejt të këtij fenomeni aspak të këndshëm që po vihet re me shqetësim të madh nga shumica e qytetarëve.
Njëkohësisht ne i sugjerojmë Ministrisë së Rendit në mënyrë të veçantë që ajo të intensifikojë dhe të ndërtojë një raport sa më intensiv me qytetarët për sigurimin e informacionit sa më të plotë në kohë reale duke siguruar dhe konfidencialitetin e informatorëve me qëllimin e vetëm kapjen dhe izolimin e këtij kontingjenti që ka filluar të kthehet në një problem shqetësues për komunitetin.
Mendoj që ky shqetësim dhe zgjidhje e tij duhet të jetë një konstante e Ministrisë së Rendit sepse në fund të fundit siguria e qytetarëve matet me atë “jetë të qetë” që ata bëjnë dhe me shqetësimin që ata ndiejnë nga ky krim ordiner por që është një rrezik shoqëror i bën ata që të mos jenë të sigurt.
Në këtë pikëpamje ne shprehim mbështetjen tonë për të qenë pjesë solidare me Policinë e Shtetit në betejën e saj për të fituar qoftë me krimin ordiner apo dhe me atë të organizuar.
Z.Vasili lidhur me negociata me PD-në për krijimin e Qeverisë së re fillimisht u tha që ato do të zhvillohen në javën e fundit të gushtit a kemi sot një datë të saktë në lidhje me këto negociata?
Së pari marrëveshja PD-LSI është një vendim madhor dhe historik i Konventës së LSI-së që është dhe forumi më i lartë i LSI-së dhe ky vendim jo vetëm që është i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm por është dhe obligim madhor i LSI-së që nga Kryetari i saj dhe deri tek anëtari i thjeshtë. Procesi i negocimit është në fazën e tij përgatitore qoftë në mënyrë të planit programor e cila përbën dhe sfidën dhe risinë e re. Sepse kjo është një marrëveshje historike që nuk ka vënë asnjëherë në balancë interesat partiake por ka vënë në radhë të parë dhe kjo është lehtësisht e lexueshme për këdo njeri normal dhe për mijëra qytetarë që e mendojnë kështu pra ka vënë në plan të parë integrimin stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit. Në këtë pikëpamje po punohet në pjesën programore në këtë platformë e cila përbën thelbin dhe zemrën e kësaj marrëveshje e cila në përputhje me afatet kushtetuese dhe jo më parë do të konkludohet në ditët e para të Shtatorit. Kështu që mendoj se kjo ecuri shumë pozitive dhe kjo qetësi dhe stabilitet i krijuar në vend është falë këtij bashkëpunimi historik të LSI-së. Dhe kjo është një ëndërr jo vetëm për mijëra shqiptarë por edhe për shumë dhe shumë të tjerë që kanë sakrifikuar edhe para viteve ‘90 për një Shqipëri të hapur dhe jo të izoluar një Shqipëri në stabilitet dhe jo në kaos një Shqipëri të qetë dhe jo një Shqipëri të turbulluar.
Z.Vasili çfarë mendoni në lidhje me deklaratën e disa ditëve më parë të 5 anëtarëve të kryesisë që kërkojnë distancimin e LSI-së nga kjo marrëveshje me PD-në?
Komente që nuk kanë të bëjnë me ndonjë thelb politik por që janë thjesht komente të nivelit të zëdhënësave të Bashkisë së Edi Ramës nuk janë në interesin politik madhor ku ndodhet vendi dhe LSI-ja për tu marrë me ta. 0x323030392d30382d3235 15:56)