Konferencë shtypi e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI-së

Konferencë shtypi e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI-së

” Konferencë shtypi e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon që në këtë vit vendimtar për Kosovën forcat politike duhet të merren me këtë problem dhe në këtë kuadër pikërisht sot ne do të donim ti referoheshim një fakti të rëndë deklaratës së bërë prej Tomislav Nikoliç drejtuesit të Partisë Radikale serbe partia kryesore në Serbi.

Këtë deklaratë e gjykojmë tepër të rëndë për vetë zhvillimet në Serbi në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.    Sipas zotit Nikoliç nëqoftëse do të shpallet do të njihet pavarësia e Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar atëherë parlamenti serb do të duhej të miratohente një rezolutë sipas të cilës Kosova të shpallet tokë e pushtuar dhe sipas të cilës qeveria serbe duhet të ndërmarrë hapat që i lejon kushtetuta serbe për çlirimin e Kosovës.
Ne gjykojmë që kjo është një deklaratë tepër e rëndë që bëhet jo rastësisht në prag të fillimit të negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe e konsiderojmë akoma më të rëndë sepse një deklaratë e tillë është bërë pas një takimi që Nikoliç ka patur me kryeministrin serb Koshtunica deklaratë e cila për fat të keq nuk është përgënjeshtruar nga ana e kryeministrit të Serbisë. Jo vetëm kaq por kjo deklaratë është edhe konfirmuar përderisa zëdhënësi i kryeministrit serb Xhuriç ka deklaruar menjëherë pas deklaratave të Nikoliçit se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të shkëputet prej saj sepse Kosova ka qenë është dhe do të jetë Serbi.

Natyrisht deklarata ka patur reagimet e saj të forta në komunitetin ndërkombëtar ka patur reagime ndonëse të druajtura edhe në opinionin serb. Me kënaqëi vërejmë se edhe një nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç e ka dënuar një deklaratë të tillë. Por problemi qëndron se kjo deklaratë bëhet nga një parti politike dhe nuk përgënjeshtrohet nga qeveria. Ky është fakti i rëndë. Ne vëmë në dukje se një ide e tillë për ta konsideruar Kosovën një tokë të pushtuar në rast se ajo kthehet në një shtet të pavarur e ka hedhur më përpara edhe kisha serbe në muajin shtator. Nisur nga kjo ne vëmë re se po ndodh një rigrupim një riorganizim i forcave më ekstremiste serbe të cilat kanë qenë ato që i shkaktuan jo vetëm ish-Jugosllavisë jo vetëm Kosovës por edhe rajonit tragjedira si atë që kemi kaluar në kohët e shkuara.

Nga ana tjetër ne konstatojmë se një deklaratë e tillë bëhet menjëherë pasi një diplomat i lartë anglez Xhon Sojer bëri të ditur ditë më parë se Grupi i Kontaktit po orientohet gjithnjë e më shumë drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Bëhet një deklaratë e tillë në kushtet e zhgënjimit të madh të qarqeve nacionaliste-shoviniste serbe të cilat prisnin që mbas vdekjes së zotit Rugova në Kosovë do të kishte përplasje ndërshqiptare pra midis forcave të ndryshme politike shqiptare si dhe do të kishte raprezalje ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Të gjitha këto parashikime ogurzeza nuk u provuan dhe kjo natyrisht ka prishur qetësinë e qarqeve të tilla.

Gjithsesi duke patur parasysh që kriticizmi ndaj qeverisë serbe është rritur së tepërmi kohët e fundit derisa ka patur edhe kërkesa të hapura nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar që bisedimet për marrëveshjen e Stabilizim-Asoocimit me Serbinë të ndërpriten përderisa Serbia nuk plotëson detyrimet e saj ndaj Tribunalit të Hagës.
Pra një kërkesë e tillë është artikuluar së fundmi edhe nga zëdhënësi i tribunalit të Hagës zoti Anderson i cili pikërisht dje ka deklaruar se gjenerali Mlladiç dhe kriminelë të tjerë serb i mbrojnë pikërisht ata që duhet ti arrestojnë atë. Pra duke konsideruar të gjitha këto zhvillime që LSI i gjykon zhvillime shqetësuese dhe tepër negative ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri në Kosovë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë me vigjilencën më të lartë zhvillimet që po ndodhin aktualisht në Serbi të cilat rrezikojnë të kompromentojnë negociatat për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe në një kuptim më të gjerë rrezikojnë dhe kompromentojnë vetë stabilitetin në rajon.

Pyetje: A jeni njohur me inisiativën e paraqitur nga PS për mocionin e shkarkimit të kryetares së kuvendit Jozefina Topalli dhe a do ta nënshkruani atë?

Me këtë inisativë jemi njohur në mënyrë indirekte pra nuk ka patur një koordinim siç nuk ka ndodhur për fat të keq deri tani. Ne nuk mendojmë t’i bashkohemi kësaj inisative jo thjesht sepse jemi në ditën e Shën Valentinit dhe për respekt të zonjës Topalli. Edhe ne jemi të bindur se kryetarja e parlamentit më shumë se njëherë i ka tejkaluar kopetencat e saj në menaxhimin e punimeve të Kuvendit dhe në ndonjë deklaratë që nuk është e menduar dhe që reflekton një qëndrim shumë politik për postin e saj që përkundrazi duhet të jetë i ekuilibruar dhe i balancuar.

Megjithatë duhet të konstatojmë se që nga viti 1991 të gjithë kryetarët e parlamentit kush më shumë e kush më pak janë tërhequr nga përkatësia e tyre politike. Personalisht në ecurinë e zonjës Topalli në këto tre muaj unë do të shihja një spostim pozitiv në këtë qëndrim. Gjithsesi kjo nuk përjashton që në momentin e duhur kur të jetë mbushur kupa të ndërmerren aksione të tilla ndaj zonjës Topalli. Por problemi nuk është këtu. Ne gjykojmë se një mocion ndaj kryetares së parlamentit do të ishte një lëvizje në llogjikën e lëvizjeve politike diversive që janë bërë këto kohët e fundit për fat të keq nga Partia Socialiste dhe për fat të keq edhe kundër aleatëve të saj siç është edhe LSI në rastin konkret. Kjo do të ishte një lëvizje politike periferike. Ne gjykojmë se opozita e sotme duhet të fokusohet ndaj objektivit kryesor ndaj qeverisë ndaj masave të qeverisë që kanë goditur tashmë të gjitha shtresat e popullsisë që kanë prekur dhe
rrezikojnë vetë demokracinë në Shqipëri. Ne na çudit fakti që ndaj qeverisë Berisha ndaj zotit Berisha nuk është bërë deri tani asnjë mocion ndërkohë që për zonjën Topalli që megjithë respektin për të është një figurë periferike në jetën politike përsa i përket pikërisht zhvillimeve të fundit në vend. Ne gjykojmë se objektivi duhet të jetë qeveria Berisha duhet të jetë rrëzimi i qeverisë Berisha. Dhe këtu duhet të uniformohen duhet të bashkohen dhe duhet të koordinohen të gjitha forcat e opozitës.

A do të iniciojë LSI mocion ndaj Berishës?

Ne ndaj zotit Berisha do të bëjmë mocion por edhe veprime të tjera veç mocionit sigurisht në kohën e duhur. Ndëkohë po ju informoj që LSI ka ndjekur me shumë vigjilencë dhe ka dënuar ashpër në të gjitha instancat përfshirë edhe parlamentin lëvizjet e qeverisë aktuale të cilat kanë dëmtuar dhe dëmtojnë insitucionet e pavarura në Shqipëri dëmtojnë arsimin ekonominë bujqësinë etj.

Ne do të vazhdojmë ta ndjekim ditës-ditës dhe do ta dënojmë do ta kritikojmë ashpër dhe fort çdo lëvizje të qeverisë Berisha dhe zotit Berisha personalisht e cila drejtohet pikërisht kundër interesave të masave dhe interesave të vendit.

0x323030362d30322d3134 ”