Konference shtypi e Kryetarit te LSI

Konference shtypi e Kryetarit te LSI

Konference shtypi e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta Në emër të kryesisë së LSI-se dua të shpreh shqetësimin e thellë për vazhdimin e kësaj krize në të cilën është mbërthyer Parlamenti i vendit. Është një krizë e cila i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe po bëhet një shqetësim edhe për partnerët tanë ndërkombëtare në veçanti për Bashkimin Europian për Parlamentin Europian të cilët kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe që Parlamenti dhe politika të fokusohet në axhendën e reformave që kërkon integrimi europian i vendit mbyllja përfundimtare e Marrëveshjes së Asoocim-Stabilizimit dhe në veçanti ashtu sikurse thekson rezoluta e fundit e Parlamentit Europian në fillimin e menjëhershëm dhe realizimin e një Reforme Zgjedhore e cila garanton përfaqësim të ndershëm të të gjithë forcave politike dhe që shmang përfundimisht fenomenin e “Dushkut” pra të devijimit taktik të votës.
Është një krizë e cila i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe po bëhet një shqetësim edhe për partnerët tanë ndërkombëtare në veçanti për Bashkimin Europian për Parlamentin Europian të cilët kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe që Parlamenti dhe politika të fokusohet në axhendën e reformave që kërkon integrimi europian i vendit mbyllja përfundimtare e Marrëveshjes së Asoocim-Stabilizimit dhe në veçanti ashtu sikurse thekson rezoluta e fundit e Parlamentit Europian në fillimin e menjëhershëm dhe realizimin e një Reforme Zgjedhore e cila garanton përfaqësim të ndershëm të të gjithë forcave politike dhe që shmang përfundimisht fenomenin e “Dushkut” pra të devijimit taktik të votës.

Pyetje-Pergjigje

Zoti Meta a mendoni se vetë mazhoranca po kalon një krizë duke parë largimin e disa deputetëve të saj gjatë votimit të djeshëm?

Mendoj se kriza kryesore që ka mazhoranca e zotit Berisha nuk është thjesht ajo e mosmiratimit here pas here të ligjeve të caktuara por në thelb është kriza e mosqeverisjes së vendit është kriza e rezultateve të dukshme dhe të prekshme për qytetarët dhe njëkohësisht është kriza e thellimit të përditshëm të hendekut midis premtimeve elektorale me të cilat zoti Berisha erdhi në pushtet dhe defiçiteve të përditshme që po krijon në mbajtjen e këtyre premtimeve.
Së dyti kriza e kësaj mazhorance dhe të vetë zotit Berisha qëndron në mospranimin e faktit që përgjegjësitë e kryeministrit dhe të qeverisë janë të kufizuara ose të përcaktuara qartë nga Kushtetuta e vendit. Zoti Berisha nuk mund të jetë i gjithpushtetshëm ashtu sikurse ishte në vitet 1992-1997 kur vendi ishte pa Kushtetutë dhe pa institucione të pavaruara. Mendoj se në këto dy aspekte qëndron kriza kryesore e kësaj mazhorance. Dhe ne dëshirojmë që të reflektojë në të dyja këto drejtime pra qeveria të jetë konkrete në zbatimin e programit të saj të parealizuar deri tani dhe së dyti që zoti Berisha të respektojë Kushtetutën e vendit të respektojë pavarësinë e institucioneve dhe të përmbushë detyrat e tij si Kryeministër.

Sa i sigurtë është bashkëpunimi midis LSI dhe Partisë Socialiste?

Bashkëpunimi i krijuar në parlament për këtë rast mendoj se për LSI është i natyrshëm pasi LSI ka qenë e angazhuar që në fillimet e saj për mbrojtjen e demokracisë dhe për mbrojtjen e votës së fshehtë- si element bazë i demokracisë. Ndërkohë që LSI prej kohësh ka patur një platformë për Reformën Zgjedhore dhe është e vendosur dhe e ka një prioritet të saj madhor Reformën zgjedhore që ti jepet fund ilegjitimitetit të institucioneve në vend. Ndërsa përsa i takon qëndrimit të PS në këtë rast në fakt ky është një qëndrim i ri që PS është në mbrojtje të votës së fshehtë. Pasi në fund të fundit edhe Rregullorja aktuale e cila ka paqartësi dhe konfuzion e cila duhet përmirësuar sipas atij propozimi që ne kemi nënshkruar dhe ja kemi paraqitur zotit Ceka është një rregullore në fakt e bërë nga vetë Partia Socialiste gjatë kohës që ajo ishte në mazhorancë por kjo nuk ia heq të drejtën asaj që të kërkojë standarte të reja më të larta. Dhe në fund të fundit mazhoranca nuk duhet ta mendojë këtë si një lëshim që po i bën opozitës por si një kontribut që edhe ajo mund të japë për të përmirësuar më tej standartet e demokracisë në parlament dhe në jetën politike të vendit.
Përsa i takon prespektivës dhe të ardhmes së bashkëpunimit me PS për LSI bashkëpunimi nuk mund të jetë as i qëndrueshëm as me integritet dhe as afatgjatë në rast se është thjesht vetëm për raste të tilla apo thjesht për të kundërshtuar çdo inisiativë të qeverisë së zotit Berisha. Për ne një bashkëpunim i opozitës do të mund të ishte i qëndrueshëm i besueshëm dhe afatgjatë në rast se ai do të bazohej në një angazhim të të gjithë forcave të opozitës për një Reformë Zgjedhore e cila garanton zgjedhje të ndershme dhe të drejta siç kërkon me forcë rezoluta e fundit e Parlamentit Europian. Sepse dihet që nje pjesë e opozitës dhe sidomos Partia Socialiste ka një përgjegjësi të veçantë për deformimet e zgjedhjeve të 3 Korrikut dhe për vetë fenomenin e Megadushkut.
Së dyti është e domosdoshme që opozita të mos lejojë më që flamurin e luftës kundër korrupsionit ta mbajë zoti Berisha i cili në këtë drejtim thjesht po zhvillon një retorikë në vazhdën e fushatës së tij elektorale dhe të kohës kur ka qenë kryetar i PD. Por nëpërmjet iniciativave të ndryshme opozita të tregojë se ajo është e distancuar nga trashegimia korruptive e qeverisjes së fundit. Dhe njëkohësisht nëpërmjet një programi i cili përqëndrohet në sfidat kryesore të integrimit dhe të zhvillimit të vendit të tregojë qartë se ajo është alternativa më e mirë dhe më e përgatitur për të çuar vendin në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit europian.
Pra opozita duhet të tregojë se ka mësuar nga dështimet dhe nga gabimet e bëra në të kaluarën.
 
Por
per zgjedhjen e Presidentit ne 2007 do te kete bashkepunim me PS-ne?
 
Përsa i takon çështjes së Presidentit në vitin 2007 PS ka patur 3 ose 4 qëndrime për këtë çështje një prej të cilave ka qenë zgjedhja e Presidentit me Referendum. Një tjetër qëndrim ka qenë që presidenti të zgjidhej nga 100 deputetët e mazhoritarit. Një qëndrim tjetër ka qenë që pavarësisht nga fenomeni i Dushkut Presidenti mund të ishte legjitim vetëm në rast se ai do ti jepej Partisë Socialiste. Ka edhe një qëndrim tjetër të fundit që në vitin 2007 PS dhe opozita të shkojnë së bashku në drejtim të rivendosjes së plotë të legjitimitetit të Parlamentit dhe gjithë institucioneve të tjera që dalin prej tij përfshirë edhe institucionin e Presidentit. Qëndrimi i LSI ka qenë i qartë dhe është një qëndrim konstruktiv. Ne mendojmë se paralelizimi me zgjedhjen e Presidentit në vitin 2002 pas “Minidushkut” të 2001 nuk është me vend dhe nuk mund të jetë një zgjidhje. Pasi nga “Mini-Dushku” kaluam në “Mega-Dushk” dhe parlamenti aktual ka dimensione kaq të mëdha të informalitetit sa që do të ishte e pamundur që një zgjidhje konsensuale për këtë çështje të kapërcente problemet e thella të ilegjitimitetit.
Në këtë drejtim ne kemi bërë të qartë angazhimin tonë për rivendosjen sa më shpejtë që të jetë e mundur legjitimiteti i parlamentit dhe gjithë institucioneve të tjera dhe ne e kemi parë dhe e shohim vitin 2007 nga pikëpamja institucionale si një mundësi e tillë.
besoj se që të arrihet në një moment të tillë opozita duhet Kjo nuk është një përqasje destruktive e LSI përkundrazi të realizojë një fitore bindëse në zgjedhjet vendore për të konfirmuar edhe njëherë tjetër që kjo është një qeveri që po thellohet në reduktimin e mbështetjes që gëzon në elektorat. Pra është një qeveri e një minorance në rënie. Dhe së dyti për të shkuar në zgjedhjet e reja do të duhet që opozita jo vetëm të ketë kontribuar dhe realizuar një Reformë Zgjedhore që i garanton këto zgjedhje por njëkohësisht të jetë e besueshme që pas këtyre zgjedhjeve vendi do të ketë një qeverisje shumë më të mirë se ajo aktuale dhe padyshim një qeverisje shumë më të mirë se sa qeverisja me të cilat shqiptarët u ndanë më 3 Korrik.

Cili është qëndrimi i LSI për sugjerimin e Komisionit të Venecias për kufizimin e imunitetit?

Mendoj se kjo është kthyer tashmë në një çështje politike pasi duket qartë se asgjë nuk e ka penguar dhe nuk e pengon zotin Berisha për të luftuar korrupsionin me mazhorancën aktuale. Jo vetëm që mund të proçedohet rast më rast mjafton vetëm me 71 deputetë për të hequr imunitetin e cilitdo parlamentari. Por edhe pjesa më e madhe e atyre që zoti Berisha ka akuzuar për korrupsion para 3 Korrikut sot janë pa imunitet pra nuk është se është kjo çështje që e ka penguar zotin Berisha për të luftuar korrupsionin.
Së dyti rekomandimi që jep Komisioni i Venecias duket qartë se është një sugjerim për një kompromis. Pra heqja e imunitetit nga vetë parlamenti kur ka një përcaktim të Kushtetutës për këtë gjë tregon qartë se duhet të jetë një akt i vullnetit politik jo vetëm i mazhoranxës por edhe i opozitës. Dhe ne do të dëshironim që të kishte një vullnet të tillë. Përsa i takon qëndrimeve të LSI LSI ka qenë gjithmonë e hapur për të luftuar korrupsionin. Ne e kemi bërë të qartë se për çdo akuzë apo dyshim që mund të ketë për deputetët tanë nuk kanë nevojë fare për proçedurat parlamentare pasi i kemi lënë imunitetet në këtë drejtim. Por për të votuar ose jo në rast të ardhjes së kësaj inisiative në parlament nuk duhet të kemi parasysh 84 vota në kuptimin aritmetik por 3/5 në kuptimin politik dhe kjo do të thotë që duhet të ketë një konsensus të gjerë midis mazhorancës dhe opozitës. Unë e theksoj edhe njëherë zotin Berisha nuk e ka penguar mosmiratimi i kësaj inisiative për të hequr imunitetin cilido deputeti në parlament apo për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata