Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta në degën e LSI në Durrës

Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta në degën e LSI në Durrës

Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta në degën e LSI në Durrës Sot Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta dha një konferencë për shtyp nga dega e LSI në Durrës së bashku me Kryetarin e LSI-së së Durrësit Prof.Arben Dushi si dhe me anëtarë të Kryesisë së LSI në këtë qytet.

Deklarata e plotë e Kryetarit të LSI Meta

Së bashku me Prof.Arben Dushin kryetarin e Komitetit të LSI-së në Durrës dhe me drejtues të tjerë të LSI-së jemi para jush për të shprehur angazhimet e LSI-së për zhvillimin e Durrësit me një prioritet të rëndësishëm kombëtar pra jo thjesht rajonal apo lokal pasi dihet se Durrësi ka një rëndësi strategjike për të gjithë zhvillimin e vendit. Në këtë drejtim besoj se edhe ekipi i ri drejtues i LSI-së së Durrësit që drejtohet nga shumë intelektualë të spikatur që nga themelimi i LSI-së por edhe figura të reja të afruara në LSI kemi sot një ekip apo një lidership të LSI-së në Durrës që jam i bindur se ka kapacitetet më të mira nga çdo forcë tjetër politike për të ndërtuar një program realist për zhvillimin e Durrësit dhe për t’i dhënë përgjigje atyre pyetjeve dhe shqetësimeve më serioze që kanë qytetarët e Durrësit për problemet e tyre ekonomike dhe sociale të momentit dhe të perspektivës.

Për riklasifikimin e biznesit të vogël

Unë dua të shpreh edhe njëherë tjetër shqetësimin e LSI-së lidhur me mënyrën se si po bëhet riklasifikimi i bizneseve sidomos i bizneseve të vogla. Ne në parim jemi për klasifikimin sepse jemi kundër çdo lloj biznesi informal dhe kundër çdo evazioni fiskal që ka qenë mjaft prezent në vitet e fundit në të gjithë vendin por në veçanti këtu në Durrës. Por ne jemi kundër mënyrës arbitrare se si po bëhet ky riklasifikim jo transparent dhe në mungesë dialogu me komunitetin e biznesit. Ndaj ne do të marrim të gjitha nismat tona edhe në Parlament por edhe në dialog të vazhdueshëm nga komuniteti i biznesit edhe këtu në qytetin e Durrësit për të mbrojtur zhvillimin e biznesit të vogël por edhe duke luftuar ekonominë informale pasi ajo është një kërcënim për të gjithë zhvillimin e ekonomisë së vendit por edhe për konkurencën e ndershme.

Mbi pr/ligjin e legalizimeve

Një temë e rëndësishme që është hapur dhe që prek edhe qytetin e Durrësit është problemi i legalizimeve debat që ka të bëjë me problemin e legalizimeve dhe me problemin e ish-pronarëve ndaj ne mendojmë se këto janë dy çështje që kërkojnë një zgjedhje sa më të drejtë dhe sa më sociale. Ne kemi qenë kundër ligjit që u miratua nga qeveria socialiste që kishte filozofinë urbanizim pastaj legalizim pra filozofia shkatërim dhe lënia në mes të rrugës mijëra e mijëra familje dhe pastaj gjoja legalizim. Ne jemi të bindur se legalizim dhe pastaj urbanizim është filozofia më e drejtë më realiste dhe më sociale duke marrë në konsideratë edhe sprovat e vështira që kërkon zbatimi i këtij ligji. Ky nuk është një ligj i lehtë dhe i thjeshtë por ne mendojmë se me vullnet të mirë kjo zgjedhje duhet të vijë dhe njerëzit duhet të jenë të qetë në pronat dhe në shtëpitë e tyre ashtu sikurse për ish- pronarët duhet të gjendet një zgjedhje brenda mundësive dhe brenda atyre  pontecialeve ekzistuese që ka shteti për të respektuar të drejtën e pronës.
Ne do të jemi në dialog me të gjithë grupet e interesit për të diskutuar me komunitetet për të diskutuar p/ligjin aktual dhe në bazë të reagimeve të tyre ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në Parlament në mëyrë që të kemi një ligj sa më të drejtë dhe sa më efikas që t’i zgjidhë këto probleme njëherë e mirë dhe të mos shtojë probleme të tjera.

Pyetje

A ka probleme LSI-ja këtu në Durrës?

Mendoj se LSI-ja në rrethin e Durrësit nuk ka pasur atë performancë që ne kemi dëshiruar dhe besoj që edhe qytetarët durrsakë kanë dashur të shohin në këtë forcë të re politike. Njëkohësisht komisioni nismëtar nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe kjo ka qenë një nga ato arsyet që për një kohë të gjatë LSI-ja këtu në Durrës edhe para zgjedhjeve ka funksionuar në bazë të shtabeve elektorale sipas kandidatëve për deputetë dhe kjo situatë e detyroi Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së në bazë të statutit që të merrte masat për të krijuar komitetin aktual që po merret me riorganizimin e plotë të LSI-së në Durrës. Përsa i takon pretendimit që ka ngritur Leonidha Gjermeni mendoj se për fat të keq ai ka qenë një nga pengesat kryesore që LSI-ja e Durrësit të kishte atë lloj bashkëpunimi dhe harmonie që do të realizonte ato objektiva që kishte LSI-ja këtu në Durrës. Ne gjithmon e kemi trajtuar me respekt këtë zotëri dhe na vjen keq jo pse ai ka ikur tashme nga LSI-ja në Partinë Socialiste por na vjen keq pse gënjen përpara opinionit durrsak sikur ai dhe 20 anëtarë të LSI-së së Durrësit nuk qenkan dakort me vendimet e LSI-së. Pasi së pari nuk ka pasur një kryesi të tillë sikurse e përmenda së dyti të gjithë atyre që kanë kontribuar në LSI është bërë e ditur edhe nga ana ime vendimi që ka marrë KDK e LSI-së po kështu ky zotëri ka qenë i përfshirë edhe në komitetin organizator të LSI-së por ai ka gjetur më të përshtatshme që të bashkëpunojë në mënyrë më të pandershme me Partinë Socialiste duke dshur të krijojë artificialisht probleme dhe sikurse këtu ka ndodhur ndonjë qamet i madhë pse po ikën ai tek PS-ja. Pra është e qartë edhe për gjithë qytetarët e Durrësit që e njohin këtë personazh është tashmë e qartë se ku u katandis reformimi që do i bën PS-së Edi Rama në Durrës pra u katandis tek Leonidha dhe tek 2 a 3 persona të tjerë të cilët kanë qenë informatorë të PS-së në LSI pra ditën vinin në LSI dhe natën i çonin listat për t’i hequr nga puna anëtarët e LSI-së. Jemi të çliruar nga njerëz të tillë sepse ne nuk mbajmë asnjë njeri me pahir në LSI dhe jam i bindur se njerëzit e tillë nuk po duronin dot ardhjen e njërëzve intelektu
lë dhe e panë më të nevojshme të largohen.

Synimet e LSI-së në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë

LSI në Durrës ka një synim fitoren në bashkinë e Durrësit dhe do të synojmë fitoren në të gjitha njësitë e tjera vendore. Në këtë drejtim jo vetëm puna e komitetit të ri ka nisur me intesitet të plotë dhe të pandalshëm por ne sysojmë që brënda fundit të këtij viti të dyfishohet numri i antarësisë dhe natyrisht të rritet cilësia e anëtarëve të LSI-së dhe të forumeve drejtuese të saj.
Njëkohësisht brenda muajit qershor do të përzgjidhen në mënyrë demokratike kandidatët tanë kudo për kryetar bashkie dhe komunash në të gjithë Shqipërinë duke e paraprirë këtij procesi me përzgjedhjen në mënyrë demokratike në fillim të muajit Prill të 11 kandidatëve tanë për kryetarë të 11 njësive bashkiake të Kryeqytetit dhe në fillim të muajit Maj me përzgjedhjen e kandidatëve tanë për Kreun e Bashkisë së Tiranës.

Rastin e Durrësit e shikoni të shkëputur apo ka një tendencë nga PS për të dobësuar LSI-në?

Ka një strategji të lidershipit aktual të PS-së për të dëmtuar LSI-në dhe ju e shikoni që fokusi i tyre i qartë nuk është Berisha dhe qeverisja e tij sepse Berisha i ka në dorë dosjet e korrupsionit që ja përmend kur do dhe nuk ja përmend kur i intereson që ata të thellojnë përçarjen e së majtës që siç po ndodh realisht. Kjo është një strategji vetëshkatëruese për drejtuesit aktualë të PS-së dhe kjo vërtet nuk është pozitive për të majtën në tërësi por në fund të fundit nuk është kjo strategji e aftë për të dëmtuar LSI-në. Përkundrazi largimi i Gjermenit është një kontribut i madh që ata kanë dhënë për shkatërimin e reformës së tyre dhe të kuptojnë që edhe ndonjë person i tillë me ngarkesa negative dhe i paaftë për të kuptuar zhvillimet e reja nuk është më në LSI sepse këtu vijnë njërëz të dialogut dhe kanë ndjenjën e solidaritetit dhe jo të mashtrimit.

 
Deklaratë e Kryetarit të LSI-së së Durrësit Prof.Arben Dushi

Siç dhe jeni njoftuar Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së dega e Durrësit është në proces riorganizimi të saj. Është krijuar në këtë rast një komitet i LSI-së në Durrës me 31 anëtarë në të cilin marrin pjesë intelektualë të aftë dhe të njohur të qytetit me një faturë morale profesionale në të vërtetë shumë të spikatur ku bëjnë pjesë inxhinierë mjekë avoktë ekonomistë mësuese dhe sportisë të ndryshëm. Ky Komitet ka për detyrë riorganizimin e strukturave të LSI-së në të gjithë rrethin e Durrësit në rang komunash rajonesh dhe bashkishë në mënyrë që LSI-ja të përgatitet për sfidën e ardhshme që janë zgjedhjet për pushtetin lokal.
LSI-ja e Durrësit është duke përgatitur një platformë të cilën do e bëjë shumë shpejt publike për mediat për qytetin e Durrësit me të cilën do prezantohet në këtë garë elektorale ku në këtë kuadër do të hapim edhe një sërë zyrash elektorale në të gjithë rrethin komunash rajonesh dhe njësish bashkiake të qytetit dhe shpresojmë se me këtë riorganizim synojmë dhe kemi besimin se do kemi një rezultat spektakolar. Ne jemi të bindur që politikën tonë ta adresojmë drejt kontaktit të drejtëpërdrejt me publikun durrsak ku do të synojmë të bëjmë një politikë realiste konkrete racionale në të cilën të evidentohen problemet e qytetarëve pa asnjë lloj pargjykimi dhe kompleksi. Ne jemi në një fushatë anëtarësimesh ku vetëm për këtë periudhë kemi antarësuar rreth 230 të rinj dhe synimi jonë është dyfishimi i numrit të anëtarësimit në LSI-në e Durrësit brenda këtij viti.
Në këtë proces ne jemi në krijimin e një forumi të intelektualëve të rinj të qytetit të cilët do të evidentojnë problematikat e qytetit në mënyrë që në hartimin e kësaj platforme të ndihet zëri i tyre.  0x323030362d30322d3038 14:32)