Konference shtypi e Kryetarit te LSI-se

Konference shtypi e Kryetarit te LSI-se

Konference shtypi e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim duke analizuar me kujdes situaten aktuale politike ne vend dhe ne vecanti marredheniet me Partine Socialiste:

 ·        Ne kushtet kur lidershipi aktual i Partise Socialiste per arsye aspak parimore ka refuzuar ne menyre te vazhdueshme bashkepunimin me LSI-ne duke rrezikuar seriozisht fitoren e se majtes ne zgjedhjet e ardhshme vendore;

 
·        Ne kushtet kur lidershipi aktual i Partise Socialiste e ka te pamundur shkeputjen nga praktikat korruptive te qeverisjes se kaluar dhe mbi te gjitha nga megadushku i zgjedhjeve te 2005;

 
·        Ne kushtet kur i ashtuquajturi bashkepunim i se majtes perdoret per diversion kunder forcave politike te ketij spektri ne favor te ndonje force politike satelite inegzistente;

 
·        Ne kushtet kur lufta e brendshme ne Partine Socialiste e ben te pamundur vendosjen e nje komunikimi e bashkepunimi serioz per perballimin e ceshtjeve themelore politike me te cilat perballet vendi dhe opozita;

 
·        Ne kushtet kur interesat e grupeve apo klaneve ne lidershipin e Partise Socialiste apo satelitet e tyre rrezikojne t’i dhurojne Berishes qeverisjen edhe ne nivelin vendor;

eshte detyre urgjente e forumeve te LSI te te gjitha niveleve te vendosin mbi qendrimin e kesaj force politike ne raport me keto zhvillime.

 Te vetedijshem per rolin dhe rendesine e LSI ne elektorat dhe spektrin e majte politik te vendit;

 Te vetedijshem per papergjegjshmerine e qeverisjes se Berishes dhe rrezikun e saj per stabilitetin e vendit dhe te ardhmen e tij;

 Te vetedijshem per situaten kaotike qe po kalon drejtimi i PS gje e cila po shkaterron bashkepunimin e opozites se majte dhe fitoren e saj ne zgjedhjet e pushtetit vendor;

 
Te vetedijshem se interesat e elektoratit socialist jane shume me te rendesishme se lufta per pushtet brenda PS-se;

 Te vetedijshem se pa nje opozite te bashkuar fitorja e se majtes do te jete e veshtire madje dhe e pamundur;

 anetaret e Kryesise se LSI kerkuan thirrjen e  Komitetit Drejtues Kombetar per te diskutuar e vendosur:

 

 
1-     Mbi nevojen e bashkepunimit ne nivel vendor me strukturat e bazes socialiste dhe gjithe forcat e majta ne vend si pergjigje edhe ndaj kerkesave te vazhdueshme te disa drejtuesve vendore socialiste;

 

2-     Mbi strategjine politike te LSI per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor ne funksion te shmangies domosdoshmerisht te carjes se votave te elektoratit te majte;

 

3-     Mbi nevojen e mbeshtetjes se kandidateve te majte me integritet perfaqesues te forcave te tjera politike ne te gjitha ato njesi vendore ne te cilat LSI vlereson se nuk eshte forca e pare politike me qellim fitoren e ketyre njesive nga kandidatet e spektrit te majte;

 

4-     Mbi marrjen e te gjitha masave per te konkuruar e fituar ne te gjitha njesite vendore ne te cilat LSI synon te dale forca kryesore politike duke i kerkuar PS-se te shmange konkurrimin ne keto zona duke shmangur ne kete menyre carjen  e votave te elektoratit te majte;

 

5-     Mbi nevojen per te perzgjedhur sa me pare e ne menyre  transparente kandidatet tane fitues;

 

6-     Mbi masat politike dhe organizative te nevojshme per te maksimalizuar rezultatin elektoral te LSI-se ne votimet per keshilltaret e komunave dhe te bashkive ne te gjithe vendin.

 

 

 

Duke shprehur bindjen se keto propozime reflektojne pergjegjshmerine dhe seriozitetin me te cilin LSI vlereson nevojen e bashkepunimit te forcave politike te spektrit te majte si edhe gadishmerine e saj per te kontribuar ne fitoren e se majtes kryesia e LSI shpreh bindjen e plote se KDK do te realizoje vendimmarrrjen e nevojshme ne funksion te ketyre qellimeve madhore.

Pyetje-Pergjigje:

 

Cili janë shkaqet dhe qëllimet e kësaj platforme që LSI po shpall dhe po i drejtohet bazës së Partisë Socialiste?

Mendoj se thelbi është i qartë. Në kushtet kur lidershipi kaotik i PS ka refuzuar për të zhvilluar negociatat me LSI për të realizuar një marrëveshje të përbashkët midis të gjithë forcave të majta të opozitës dhe në rradhë të parë të PS me LSI. Në kushtet kur ky lidership vazhdon të informoj anëtarisnë e PS me dezinformime dhe të pavërteta. Në kushtet kur ky lidership kërkon që mosbashkëpunimin me LSI-në ta përdor si alibi për të shpërndarë faturën e humbjes që parashikon për zgjedhjet vendore ku mund ti referohemi të gjithë thelbit të ndryshimeve që ata po bëjnë në statut të cilat kanë të bëjnë me atë sesi mund të jap dorëheqjen kryetari pasi të humbasë zgjedhjet vendore dhe ndoshta është një rast unikal që forca kryesore e opozitës ka shqetësim jo sesi të fitojë zgjedhjet vendore të cilat sipas mendimit tonë janë tërësisht politike nuk janë administrative atëherë ne gjykojmë se duke mos patur interesa të kundërta midis nesh dhe elektoratit të Partisë Socialiste si dhe elektoratit opozitar në përgjithësi i cili ka si shqetësim kryesor fitoren e zgjedhjeve vendore dhe dorëzimin e atyre e bashkive dhe komunave të majta në duart e Sali Berishës. Duke patur parasysh që ne kemi kërkesa të vazhdueshme nga drejtues vendor të PS për të bashkëpunuar në nivel local atëherë ne jemi të bindur që këto propozime që ne do ti drejtojmë Komitetit tonë Drejtues Kombëtar dhe në rast se do të jetë e nevojshme edhe Konventës Kombëtare të LSI që është forumi më i lartë ti shërbejnë pikërisht kontributit konstruktiv të LSI për fitoren jo vetëm të LSI por edhe për fitoren e së majtës në vend. Ne duam ti hapim rrugën në këtë mënyrë dhe në këtë platformë negociatave midis LSI dhe degëve të caktuara të PS ku ato e dëshirojnë këtë bashkëpunim. Dhe së dyti nëpërmjet këtyre propozimeve që ne do tu drejtohemi strukturave tona në të gjitha ato zona ku jemi të bindur dhe jemi realist se nuk mund të jemi forca e parë politike të mbështesim në maxhoritar kandidatët e tjerë të së majtës përveçëse në atyre raste kur për të majtën do të kandidojnë njerëz pa integritet në mënyrë që të mos çahen votat e së majtës. Ndërsa strukturat e LSI do të përgatiten dhe do të kandidojnë kudo që ne jemi forcë kryesore politike ose kudo që ne jemi të bindur se ne do të dalim kryesore dhe forcë fituese e zgjedhjeve vendore. Ky është kontributi që LSI mund të jap dhe do të jap në zgjedhjet e ardhshme vendore për të evituar në maksimum çarjen
e votave të së majtës. Sigurisht që kjo e ka një kosto për LSI-në do të jetë një kosto elektorale përsa i takon rezultatit në proporcional sepse duke mos kandiduar në disa zona në maxhoritar kuptohet që kjo ka më pas një ndikim negative në rezultatin në proporcional. Por besoj se kjo është rruga më e përgjegjshme më realiste më konstruktive që LSI do të zgjedhë për fitoren e LSI por edhe për fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në kohën kur të tjerët kanë humbur përgjegjësinë është detyra jonë që të rrisim përgjegjësinë dhe kontributin për fitoren e së majtës.

 

Nga çfarë do të varet realizim i kësaj platforme dhe cilat janë qytetet në të cilat ju konsideroni LSI si forcën e parë politike në zgjedhjet e ardhshme vendore?

Unë mendoj se kjo do të varet nga bisedimet dhe negociatat që do të zhvillohen përderisa kjo ka qenë një kërkesë e ardhur nga disa drejtues vendor të Partisë Socialiste ne e kemi vlerësuar të rëndësishme që tu hapim rrugë negociatave në mënyrë që të arrihen sa më shumë marrëveshje në nivel vendor në interes reciprok si për Partinë Socialiste në këto qytete apo në këtë rrethe ashtu edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këtë do ta tregoj koha se sa do të jenë në gjëndje të dy palët që të respektojnë detyrimet që do të marrin së bashku. Përsa i takon përcaktimit të listës së qyteteve apo të komunave ku LSI do të kandidojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo ku LSI do të tërheq kandidatët e saj në favor të kandidatëve të tjerë të së majtës me kusht që ata të jenë njerëz me integritet këtë nuk mund ta vendosë as unë nuk mund ta vendosë as kryesia e LSI këtë do ta vendosin në rradhë të parë vetë strukturat vendor të LSI. Kudo ku strukturat vendore të LSI do të japin garancinë se mund të fitojnë në mazhoritar me mbështetjen e strukturave qendrore të LSI ne do të kandidojmë për të fituar. Kudo ku nuk do të jetë kjo garanci ne do të luftojmë fort për proporcionalin pra për këshillat e Bashkive dhe të Komunave dhe do tu hapim rrugë kandidatëve të tjerë të forcave të majta.

 

Zoti Meta a keni një ide të qartë se kush janë qytetet ku LSI mund të jetë forcë e parë politike?

 

Unë kam shumë ide por LSI është shumë më e madhe se unë dhe se kryesia e LSI ndaj dhe për të qenë më serioz me ju ne na duhet që të marrim edhe mendimet e tyre dhe pastaj këto do ti bëjmë publike. Pa u konsultuar me strukturat vendore të LSI ne nuk mund apriori që të shpallim një listë. Mendoj se muajt maj ose qershor do të jenë muajt vendimtar në këtë drejtim.

 

Zoti edhe një herë për sqarim kjo do të jetë një tërheqje për bashkëpunimin me bazën e Partisë Socialiste?

 

Kjo nuk është absolutisht një tërheqje. Kjo është një tregues i ndjenjës së madhe të përgjegjësisë që ka LSI për situatën në të cilën ndodhet vendi. Kjo është një tregues i kontributit tonë që e majta të fitojë është tregues i angazhimit tonë që Berisha të mos avancojë në pushtetin vendor ashtu sikurse arriti në pushtetin qendor. Dhe absolutisht që nuk mund të quhet tërheqje por është vazhdimi i asaj linje konsenguente të LSI për ti shërbyer fitores së të majtës.

Strukturat qendrore në Tiranë kanë bërë atë marrëveshje që tashmë është bërë e njohur publikisht. Por kjo është një platformë që i drejtohet në rradhë të parë Lëvizjes Socialiste për Integrim strukturave tona i drejtohet strukturave të Partisë Socialiste atje ku ata kërkojnë bashkëpunimin sepse marrëveshja e bërë nga PS në mënyrë të njëanshme pengoi mundësinë e një dialogu dhe të negociatave me strukturat qendrore atëherë ne i hapim rrugë negociatave midis strukturave vendore përderisa ka patur interes deri tani. Ju e mbani mend prononcimin e zotit Bare disa ditë më parë që i kërkonte të dy kryesieve pra asaj të PS dhe asaj të LSI që të gjenin mënyrën për të arritur bashkëpunimin qoftë për bashkinë e Tiranës. Atëherë këtë hapësirë ne ua japim të gjithë degëve tona dhe ne shpresojmë që të ketë sa më shumë marrëveshje në bazë. Në rast se nuk do të ketë marrëveshje atëherë do të ketë konkurim të veçuar por ne do të bëjmë përpjekjet tona konstruktive që të shtojmë mundësinë e bashkëpunimit sa më shumë që të jetë e mundur. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëj baza e Partisë Socialiste me qendrën e Partisë Socialiste apo anasjelltas. Ne jemi të hapur për bashkëpunim të drejtëpërdrejtë në nivel vendor me bazën e Partisë Socialiste. Ne duam që nëpërmjet kësaj platforme ti hapim rrugë negociatave që në sa më shumë zona në sa më shumë rrethe të ketë marrëveshje që i shërbejnë fitores së të majtës.

  0x323030362d30352d3133