Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI

Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI

” Konferencë shtypi e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta për raportin e OSBE-ODIHR Raporti  përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit është raporti më pozitiv i bërë deri më sot për zgjedhjet në vendin tonë duke shënuar në këtë mënyrë dhe mbylljen e kapitullit problematik dhe kontestues të zgjedhjeve në vendin tonë.
Ky është një raport  realist dhe shumë konstruktiv. Ndaj me këtë rast dua të përshëndes të gjitha organizatat që bashkërenduan për monitorimin e këtyre zgjedhjeve dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesen e këtij Misioni znj.Glover dhe jam i bindur që të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet do të përbëjnë dhe bazën e reformës së ardhshme elektorale në vend.
Por konkluzionet që këto zgjedhje ishin një progres i prekshëm është dhe thelbi i këtij raporti i cili përfundimisht e largon Shqipërinë nga ai pozicion problematik që ka pasur për zgjedhjet deri tani.  Me këtë rast unë besoj se të gjithë forcat politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që  zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë zgjedhje me standarde të larta demokratike sikurse ndodhin edhe në vendet e tjetra të Bashkimit Europian.
Z. Meta sipas jush çfarë ndryshimesh duhet të bëhen në Kodin e ri elektoral dhe sa optimist jeni ju për këto ndryshime. Dhe së dyti me këto përfundime që doli ky raport sa të afërt apo të largët e shikoni ju rikthimin e deputetëve të opozitës në parlament?
Raporti i OSBE-ODIHR-it mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike në Shqipëri.  Natyrisht zgjedhjet nuk kanë qenë të standarteve daneze dhe ju i dini vërejtjet tona dhe në veçanti të LSI-së. Ju i dini dhe vërejtjet tona për Kodin zgjedhor sikurse jeni të njohur me vërejtjet tona si për Partinë Socialiste dhe për Partinë Demokratike të cilat u përpoqën të monopolizonin procesin. Por nuk duhet të harrojmë që të gjithë se si asnjëherë tjetër më parë përgjatë këtyre dy dekadave edhe Kodi zgjedhor dhe Reforma elektorale ju la në dorë Kryetarit të Partisë më të madhe në opozitë pra praktikisht ju la zotit Rama. Dhe për të gjitha ato mangësi dhe vërejtje që vihen re edhe në raportin e publikuar duhet të kemi parasysh për vetë Partinë Socialiste ajo është po aq bashkëpërgjegjëse sa PD-ja. Kështu që nuk ka asnjë arsye serioze për të justifikuar bojkotin përveç problemeve të brendshme. Ashtu sikurse unë dua të përshëndes dhe deklarimin e Kryeministrit Berisha që përsëri Reformën e ardhshme elektorale pra për të përmirësuar gjithçka që nuk shkoi mirë në këto zgjedhje t’i lihet në dorë sërish PS-së si partia e vetme sot në opozitë në parlament. Ndaj do të thosha që kjo është një ftesë shumë konstruktive për bashkëpunim dhe për respektim por është dhe një mundësi për Partinë Socialiste të përmirësojë ato gabime që bëri dhe me Kodin që kushtëzoi partitë e tjera që të mos ishin pjesë e administrimit të zgjedhjeve. Përsa i takon depolitizimit të mëtejshëm të këtij procesi natyrisht që ne jemi krejtësisht të hapur edhe për një proces administrimi zgjedhor i cili nuk bazohet tek përfaqësuesit e partive.
Z. Meta sa e afron ky raport Shqipërinë me procesin e liberalizimit të vizave?
Ky është një raport i cili nuk ka asnjë ndryshim në thelbin e vet nga raportet më pozitive të vendeve të tjera të rajonit tonë që janë dhe në një status më të avancuar me BE-në sesa Shqipëria. Vetë vlerësimi progres i prekshëm është një vlerësim tepër pozitiv. Pastaj për vërejtjet dhe për rekomandimet  këto ndodhin në çdo vend të zhvilluar dhe demokratik sepse kudo ku janë prezent njerëzit kudo ka vend për gabime dhe kudo ka vend për të përmirësuar sepse në fund të fundit dhe gabimet janë njerëzore.
0x323030392d30392d3135 ilir meta.jpg 15:24)”