15 Feb Konference per shtyp nga Sekretari i pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili
Konference per shtyp nga Sekretari i pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili
Sot besoj që gjithë shqiptarët janë të gëzuar sepse futen në këto festa shumë të rëndësishme shpirtërore fetare siç është Bajrami i Madh duke marrë dhe lajme të gëzuara nga Evropa e cila ka qenë dhe mbetet aspirata e tyre pandryshuar sepse është sinjali për një hapje dhe mundësia për një jetë më të mirë.
Pikërisht ky lajm i mirë është Rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian e cila vuri në dukje qartë që Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se portat e Europës janë gjithmonë e më të hapura për të.
Por kjo Rezolutë e cila për informim të opinionit publik u miratua me mbi 80 e ca për qind të votave të parlamentareve evropiane vuri në duke në mënyrë të prerë dhe të qartë pa asnjë lloj ekuivoku kërkesën e tyre të prerë për rikthimin e opozitës në Parlament. Në Rezolutë evidentohet qartë se vendi i vetëm ku mund të dialogohet në mënyrë të qartë institucionale dhe të drejtpërdrejtë është vetëm Parlamenti Shqiptar.
Njëkohësit në Rezolutë opozitës i bëhet thirrje qartë që të ndal bojkotin ti largohet rrugës të kthehet në Parlament sepse këtë nuk e ka vetëm dëshirë por detyrim madhor për votat të cilat qytetarët kanë dhënë për të dhe të cilat duhet të përfaqësohen në Parlamentin Shqiptar.
Gjithë kjo deklaratë e Parlamentit Europian vjen si rrjedhim logjik i analizës së bërë dhe vlerësimit të situatës në Shqipëri identifikimit të zgjedhjeve të cilat përmbushën standardet e OSBE/ODIHR-it dhe u pranuan prej tyre. Si të tilla këto zgjedhje kryen misionin tyre për ti hapur rrugë Shqipërisë për të nisur aplikimin për tu pranuar si kandidate për në Bashkimin Europian por dhe lanë dhe një rrugë të hapur për procesin e liberalizmit shumë shpejt të vizave për shqiptarët.
Njëkohësisht në Rezolutë evidentohet qartë procesi ligjor dhe administrativ në pikëpamje të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Në këtë kuptim kjo Rezolut nënvizon që progresi i bërë ka nevojë për vazhdimin e tij në këtë rrugë të duhur dhe është detyrë e qeverisë por dhe e opozitës që të kontribuoj për shpejtimin dhe ecjen në këtë rrugë me një ritëm akoma më të shpejtë sepse dyert e Europës për shqiptarët tashmë janë të hapura dhe procesi i liberalizmit të vizave në mënyrë të qartë si objektiv i parë madhor shumë i pritur nga shqiptarët është te pragu i derës.
Ritmi i reformave ka qenë dhe mbetet shumë ipresionant. Për pak javë pyetësori për Shqipërinë do të jetë në tavolinat e qeverisë shqiptare dhe të gjithë së bashku duhet të punojmë me intensitet që brenda tre muajve Europa të marrë përgjigjet që ajo kërkon për këtë çështje dhe në mënyrë të tillë shqiptarët lirshëm të lëvizin në kontinentin e tyre kontinent në të cilin kanë bërë pjesë prej mijëra vjetësh dhe ku për arsye të izolimit të gjatë mbas Luftës së Dytë Botërore ata i kanë qëndruar shumë larg asaj.
Momenti i shumë pritur ka ardhur dhe kjo Rezolutë e Parlamentit Europian është një inkurajim shumë i madh dhe i mëtejshëm për këtë gjë.
Duke e mbyllur deklaratën do të thosha se Rezoluta me një shumicë impresionante në Parlamentin Europian janë të rralla. Janë të rralla dokumente të tilla politik që miratohen me shumica kaq të gjera mbi 80 për qind të votave Parlamentit Europian. Duke nënvizuar nevojën e opozitës për tu kthyer në Kuvend dhe nevojën për të ecur përpara me reformat ka treguar qartë rrugën në të cilën duhet të eci politika shqiptare në mënyrë që shqiptarët të kenë ato që duan në radhë të parë liberalizmin e vizave dhe në radhë të dytë për të qenë sa më parë anëtare të Bashkimit Europian.
Pyetje: Zoti Vasili si e komentoni gjuhën e përdorur nga kryeministri në Kuvend kundrejt liderit të opozitës Edi Rama?
Gjuhën e përdorur ndaj liderit të opozitës?!. Nuk di në ç’mënyrë tjetër mund të komunikohet me këtë lider opozite. Se për fat të keq ky është një lider predikues i gjesteve të mira. Jo më larg sesa sot nuk mungoi ta deklaronte këtë gjë me rastin e festave fetare por njëkohësisht është dhe njeri i gjesteve të drunjta dhe të pagdhendura. Unë zhvillova një vizitë sot në kryegjyshatë dhe ky njeri edhe në një ditë të tillë refuzon të të takoj të të jap dhe dorën. Mendoj se duhen kërkuar te Edi Rama të gjitha veprimet ekstremiste njëkohësisht anakronike por edhe të egra. Kështu që mendoj se Zoti Berisha nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka përdoru gjuhën me të cilën duhet komunikuar me Edi Ramën.
0x323030392d31312d3237 22:44)