Konference per shtyp mbajtur nga Zv/Kryetari i LSI-se

Konference per shtyp mbajtur nga Zv/Kryetari i LSI-se

Konference per shtyp mbajtur nga Zv/Kryetari i LSI-se Prof.Pellumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj më të thellë për frymën e intolerancës që ka karakterizuar klimën politike në vend këto ditët e fundit. Konferenca e djeshme për shtyp e Kryeministrit Z. Berisha është treguesi më i qartë se cilët janë përgjegjësit e vërtetë të kësaj fryme intolerance e antidemokratike.
Në Konferencën e tij z. Berisha provoi se cili është koncepti i tij mbi shtetin dhe shtetin e së drejtës. Duke marrë shkas nga një kërkesë e drejtë e opozitës mbi votimin e fshehtë ndaj Znj Topalli Z. Berisha realizoi dje një tirade anti-demokratike dhe anti-opozitë që mund të krahasohet me shembuj të ngjashëm vetëm në vitet ’92-’97. Duke marrë njëherësh rolin e hetuesit prokurorit e të gjykatësit ai akuzoi hapur opozitën e përfaqsues të veçante të saj për lidhje me krimin trafiqet duke e identifikuar atë me të keqen në përgjithësi.
Pa folur për vërtetësinë apo pa-vërtetësinë e akuzave të tilla ne pyesim: përse z. Berisha kujton “krimet” e “implikimet” e përfaqsuesve të opozitës kur këta kundërshtojnë siç duhet e siç kanë detyrë të bëjnë vendimet apo injisiativat e mazhorancës në Parlament siç ndodhi së fundi lidhur me mocionin për zonjën Topalli? Përse z. Berisha dhe ministrat e tij kujtohen të tundin dosjet vetëm në raste të tilla.
Ne gjykojmë që dosje të tilla-fantazmë nëse vërtet ka të tilla kjo qeveri dhe ky kryeministër burracak nuk mund dhe nuk duan t’i çojnë aty ku duhet në Prokurori pasi pas çdo gjase janë vetë me dosje. Kjo është shumë e mundur. Së dyti qëndrimi dhe abuzimi me të ashtuquajturat dosje nxjerr në pah konceptin e një shteti e të një qeverisje të bazuar mbi shantazhin dhe mbi shkatërrimin e personalitetit.
Me qëndrimet e deklarimet e fundit të mazhorancës e të kryeministrit aktual shqiptarët morrën edhe një prove tjetër të pakundërshtueshme se këta nuk kanë ndërmend të ndërtojnë një shtet e një shoqëri të ngritur mbi parimet e shënjta të shtetit ligjor e të demokracisë.
Ne i kujtojmë z. Berisha se qeveria e tij ka për detyrë të përballet me problemet therrëse të këtij vendi e të këtij populli të zbatojë premtimet elektorale me të cilat u paraqit para shqiptarëve.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar trafiqeve monopoleve apo imoralitetit z. Berisha duhet të ketë parasysh ate çka Kryekomisioneri i KE z. Barroso deklaroi para tij: Evropa tani pret rezultate konkrete në këtë luftë. Ka ardhur koha të kuptohet se kjo betejë e kryer vetëm me tundje dosjesh fantomatike po kthehet në një bumerang për qeverinë dhe në një kërcenim për normalitetin politik dhe për paqen sociale të këtij vendi për sa kohë që ky problem therrës do të përdoret nga z. Berisha dhe ministrat e tij si një mjet presioni e shantazhi me synime antidemokratike për të inkriminuar e për t’i mbyllur gojën opozitës.   

Pyetje….

Z.Xhufi çfarë qëndrimi do mbajë sot LSI-ja në Parlament ?

Ne në Parlament do mbajmë qëndrimin e deklaruar. Ne jemi në pritje dhe shpresojmë që mazhoranca të ketë reflektuar dhe të ribëj votimin lidhur me shkarkimin e znj. Topalli kërkuar nga grupi socialist. Shpresojmë se për një reflektim në rast të kundër ne do mbajmë qëndrimin e deklaruar pra do të bojkotojmë punimet e Parlamentit deri sa të ketë një qëndrim të ri.

Mazhoranca qeverisëse me aleatët e saj kanë dalë me një propozim për reformën zgjedhore se dy partitë e mëdha të kenë nga 3 anëtarë ndërsa partitë e vogla me 1 anëtar. Do të ishit dakort me këtë propozim?

Ne mbështesim çdo inisiativë që është pozitive në drejtim të reformës elektorale dhe në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Ne e konsiderojmë këtë lajm në vazhdën e premtimeve që Z.Berisha dhe mazhoranca i ka bërë edhe më para por së fundi Z. Barroso pra është një angazhi që qeveria e ka marrë dhe ne e përshëndesim këtë angazhim për të promovuar reformën zgjedhore e cila është shumë e ngadaltë.   
 
Si e komentoni incidentin e djeshëm në Himarë?  

Nuk mund t’i jap emër tjetër përveç asaj që më duket një mizanskenë e turpshme e cila shkel dhe dhunon ndjenjat e të gjithë shqiptarëve dhe të popullit të Himarës. Kjo ngjarje është një shfaqe e përgatitur jashtë e importuar nga kasnec të huaj por për fat të keq edhe me miratimin e sektorëve të caktuar të qeverisjes aktuale. Ne e konsiderojmë çështjen e hapjes së një shkolle greke në Himarë ashtu edhe hapjen para disa muajsh të një shkolle greke në Korçë gjatë qeverisjes socialiste si hapa të pa menduara jo transparente të bëra me një folklorë dhe mizasken që lëndon ndjenjat e gjithë shqiptarëve. Gjykojmë që një ngjarje e tillë nuk duhet të kalojë thjesht si një episode kronike por duhet të shqyrtohet ku dhe kreu i shtetit duhet të mbajë pozicionin e vetë. Jemi përballë një çështje që ka të bëjë me sigurinë mirëqënien edhe paqen e të gjithë shqiptarëve.
  0x323030362d30322d3237 11:20)