Konference per shtyp mbajtur nga Sekretari i Përgjithshem i LSI-së

Konference per shtyp mbajtur nga Sekretari i Përgjithshem i LSI-së

Konference per shtyp mbajtur nga Sekretari i Përgjithshem i LSI-së z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim po vëren me shqetësim se i ftohti i jashtëzakonshëm me te cilin po perballet Shqipëria ku tashmë temperatura shënon nën zero gradë nuk po gjen reagimin e duhur nga strukturat shtetërore përgjegjëse për situata të tilla.
Një mot i tillë i cili është një rrezik real për shëndetin e gjithë popullatës dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve dhe të moshuarve nuk mund të përballet me improvizime apo me mbajtjen e syve nga qielli duke pritur përmirësimin natyror të situatës.  
Vendosja e qeverisë në një gjendje gatishmërie maksimale për përballimin e një situate të një emergjence natyrore është hapi i parë i domosdoshëm dhe konkret. Gjithnjë në këtë këndvështrim ministritë me një interesim të drejtpërdrejtë si ajo e Arsimit Shëndetësisë të Punëve Publike dhe Transportit dhe Drejtoria e Pushtetit Lokal në Ministrinë e Rendit dhe ajo e Emergjencave Natyrore duhet të bashkërendojnë veprimet në kuadrin e një grupi emergjence i cili të ndjekë orë pas ore situatën.
Krijimi i rezervave në barna mjekësore dhe ekipeve të specializuar të gatshëm për të ndërhyrë në zona të izoluara si dhe këshillimi në vazhdimësi të popullatës për t’u mbrojtur nga të ftohtit janë masa të domosdoshme për përballimin e emergjencave shëndetësore.
Vlerësimi i situatës nga ministria e Arsimit detyrimisht duhet të konsiderojë edhe nevojën e pezullimit të procesit mësimor në përgjithësi në të gjithë vendin por në mënyrë të veçantë në ato zona ku kushtet e motit janë tepër të rënduara dhe që kushtëzojnë sëmundshmërinë e rritur të nxënësve në shkolla për arsye të mungesës së ngrohjes.
Popullata duhet të njoftohet në mënyrë të vzhdueshme nëpërmjet medias dhe mjeteve të tjera komunikuese për gjendjen e rrugëve duke këshilluar dhe evitimin e udhëtimeve në zonat e bllokuara që mund të rrezikonin jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
 
 
 
Cili është reagimi juaj për vendimin e Komisionit të Ligjeve që hodhi poshtë dekretin e Presidentit Moisiu për financimin e partive?
 
Ky vendim i Komisionit të ligjeve sigurisht nuk është një suprizë sepse shëmtira e këtij ligji u miratua pikërisht nga ky komision dhe dihet që ky komision është i dominuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Ne e konsiderojmë thjesht një zhvillim të mëtejshëm të aleancës tashmë të filluar dhe të deklaruar midis PD dhe PS ku pas grabitjes masive të votës më 3 Korrik ky është akti i fundit i kësaj farse elektorale por njëkohësisht edhe një tragjedi elektorale që përfundon edhe me grabitjen e fondeve publike aq të domosdoshme për një funksionim normal dhe legal të partive.    0x323030362d30312d3234 14:27)