Konference per shtyp e Zv. Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi

Konference per shtyp e Zv. Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi

Konference per shtyp e Zv. Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi Duke marë shkas nga skandali i fundit i bërë i njohur nga mediat e pavarura ku janë përfshirë eksponentë më të lartë të qeverisë dhe kompania ajrore “Albatros” LSI e ndjen për obligim politik të shprehet si më poshtë.

Edhe sikur të merrej në kontekstin e thjeshtë ekonomik sulmi i qeverisë ndaj një kompanie shqiptare e në momentin më delikat të ngarkesës maksimale përbën një atentat ndaj parimeve të konkurrencës së lirë dhe ndaj vetë biznesit shqiptar. Kujtojmë se një hap e tillë favorizonte në treg një tjetër kompani ajrore të lidhur me persona në pushtet.

Por problemi është shumë më i thellë e serioz. Më së fundi nga pohimet eksplicite të vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Civil qytetarët shqiptarë mësuan se sulmi ndaj “Albatros” ka për objektiv vetë Presidentin e Republikës. Pasi tentoi për muaj me rradhë ta shantazhojë e ta detyrojë Presidentin Moisiu të nënshkruajë shkarkimin politik të Prokurorit të Përgjithshëm Kryeministri Berisha kryen edhe përpjekjen e ulët për ta marë peng Presidentin duke goditur pabesisht familjen e tij. Në këtë histori të errët e të pistë janë zhdukur kufijtë midis ligjit e antiligjit pushtetarit që duhet të mbrojë interesin publik dhe kusarit me maska që guxon t’i zërë pritë deri edhe Presidentit të Republikës.

Me përgjegjësinë e një force politike në mbrojtje të ligjit dhe të institucioneve LSI dënon me ashpërsi tentativën më të fundi të mazhorancës Berisha për të ushtruar presion politik mbi Presidentin Moisiu për ta detyruar atë të firmosë dekretin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshë.  Ashtu si në 28 korrik kur mazhoranca tentoi t’i jepte një grusht të pabesë institucioneve dhe zgjedhjeve të lira edhe sot LSI deklaron se për faj e përgjegjësi të plotë të mazhorancës aktuale dhe të liderit të saj vendi po rrezikon të rëshqasë drejt një emergjence demokratike. Ne i bejmë thirrje të gjithë shqiptarëve partive politike intelektualëve shoqërisë civile të gjithë demokratëve të vërtetë që e duan këtë vend t’i thonë stop aventurave të rezikshme në të cilat kjo mazhorancë po rrezikon  të rifusë vendin.

Në të njëjtën kohë LSI i kërkon organit të Prokurorisë të fillojë hetimet ndaj institucioneve dhe personave të implikuar në sulmin më të fundit kundër Presidentit të Republikës.   
Pyetjet

1) Ka zëra se ka konflikt interesi pasi nipi Presidentit Moisiu është bashkëpronar në shoqërinë Albatros. Si do ta komentonti?

Me sa di unë nipi i presidentit Z. Aleksadër Hoxha që në fillimet e demokracisë është marrë me sipërmarrjen private pra të biznesmenit dhe këtë punë e ka bërë vazhdimisht. Fakti që ai operon në një shoqëri ajërore personalisht nuk e shoh si gjë të çuditëshme sepse mos harroni që Aleksandër Hoxha është i biri i pilotit numër një të Shqipërisë heroit të popullit Niko Hoxha. Unë nuk e gjej aspak të papërputhshme me detyrën që kryen si president i një kompanie ajërore.
 
2) Mund ta shohim si implikim të Presidentit Moisiu një letër që ka dërguar shefi i kabinetit të presidentit?

Unë nuk kam ndonjë informacion që presidenti i Republikës të jetë futur personalisht në këtë aferë ku përfshihet padrejtësisht dhe kompania Albatros. Nuk kam ndonjë njoftim të tillë duhet të shoh letrën dhe më pas ta komentoj. Gjithsesi është tjetër gjë të ketë shkruar shefi i kabinetit të presidencës pa paragjykuar përmbajtjen dhe tjetër të shkruajë apo të ndërhyjë vetë presidenti janë dimensione krejt të ndryshme.

3) ……………………………..

Reforma zgjedhore është penguar dhe ishte parashikuar që do të pengohej. Mos harroni që puçi që u tentua në datën 28 Korrik pra për të uzurpuar institucionet që determinojnë zgjedhjet ishte një puç i organizuar për të cilin mazhoranca dhe kryetari i saj ishin të ndërgjgjshëm. Ne parashikuam që ai do vazhdojë të nxjerrë pengesa do të përpiqet që të avantazhojë pozicionet dhe interesat e mazhorancës për të mos thënë interesat e veta personale dhe në një fakt kaq të rëndësishëm siç janë zgjedhjet e lira. Aktualisht debati me sa di ka ngelur në një risi që ka dashur të fusë mazhoranca pra do të fusë në rol prefektët për t’i përfshirë në procesin e hartimit të listave që është tërsisht e papranueshme dhe e paligjshme. Ne do të vazhdojmë të përjetojmë ngjarje të tilla kundragoditje të tilla sepse ditën që u arrit marrëveshja qeveria Berisha hapi një front të ri që ka të bëjë me kërkimin shkencor pra shpalli krijimin e një komisioni të kualifikimit shkencor i cili përbëhet tërësisht nga njerëz që janë afër mazhorancës. Dua të them që është instikt bazik ky i Z. Berisha për të kërkuar të ndërtojë kudo dhe kurdoherë pushtetin e vet personal.
  0x323030362d30392d3133 13:39)