14 Feb Konferencë për Shtyp e znj. Brizida GJIKONDI
” Konferencë për Shtyp e znj. Brizida GJIKONDI Zëdhënëse për Drejtësinë dhe Çështjet e Brëndshme Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të bëjë me dije mbarë opinionin publik se akti më i fundit i Qeverisë Berisha për liberalizimin e procedurave dhe afateve të çertifikatave që lëshohen nga Zyrat e Gjëndjes Civile është mirëfilltazi demagogji.
E themi këtë pasi ky projekt vendim i qeverisë Berisha për liberalizim dhe lehtësim procedurash nuk përfshin çerifikatat e Zyrave të Gjëndjes Civile që kërkohen nga Ambasadat e huaja të akredituara në Shqipëri.
Vlen për tu evidentuar se pikërisht çertifikatat e kerkuara nga këto Ambasada përbëjnë numrin dhe shkakun më të madh të rradhëve në Zyrat e Gjëndjeve Civile.
Kjo mangësi thelbësore bën të rezultojë dhe e pavlerë impenjimi i Qeverisë Demokratike në kuadër të MSA-së për liberalizimin dhe lehtësimin e marrjes së vizave nga shqiptarët.
LSI tërheq vëmëndjen edhe për problemin e pashaportave të cilat s’mund të shërbejnë si dokument identifikimi brenda vendit për së pari nuk janë konceptuar për këtë qëllim dhe së dyti në të nuk përmbahen gjeneralitet dhe adresa e saktë e shtetasve.
LSI i rikujton Kryeministrit Berisha premtimin e tij të Shtatorit 2005 ku premtonte se brenda një viti të gjithë shtetasit shqiptarë do të pajiseshin me karta identiteti.
Gjithashtu e vlerësojmë të dyshimtë këtë projekt-vendim sidomos përsa i takon standarteve të pragzgjedhjeve të pritëshme.
0x323030362d30392d3130 13:38)”