16 Feb Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama
Qytetarët shqiptarë dhe interesat evropiane të vendit kanë nevojë për klimë bashkëpunimi politik kanë nevojë për kontribute pozitive dhe për konsensus të nevojshëm që lidhet me përmbushjen e këtyre reformave të rëndësishme. Reforma zgjedhore dhe e gjithë paketa që vjen si kusht për tërë procesin e integrimit evropian të vendit është ajo që duhet të dominojë dhe që duhet të na bashkojë të gjithëve në qëndrimin që mbajmë. Nuk ka kohë për të humbur. Nuk ka kohë për kundërvënie për shkak të interesave partiake por ajo çka është e rëndësishme është që duhet të gjithë të kontribuojmë pozitivisht.
Lëvizja Socialiste për Integrim shpreson dhe beson dhe një herë që edhe lidershipi i Partisë Socialiste më në fund ta kuptojë që edhe interesat e qytetarëve të votuesve dhe të simpatizantëve të Partisë Socialiste janë një me interesat evropiane të vendit.
Prandaj për hir të këtyre interesave lidershipin socialist të kuptojë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e veçantë që merr bashkëpunimi dhe kontributi pozitiv jo vetëm i deputetëve të Partisë Socialiste por e tërë opozitës dhe i të gjithë qytetarëve që votojnë dhe mbështesin Partinë Socialiste. Këtë bindjen time unë e bazoj në vullnetin dhe në ët gjithë angazhimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste të cilët kanë qenë kontributor të rëndësishëm në tërë procesin e integrimit evropian të vendit. Është koha që ata të ridimensionojnë këtë rol ta shfaqin këtë përgjegjshmëri dhe të tërë së bashku të bëhemi promotorë protagonistë dhe realizues në përmbushjen e interesave evropiane të vendit.
Lëvizja Socialiste për Integrim siç është shprehur gjithnjë ka qenë dhe mbetet e gatshme të kontribuojë pozitivisht jo vetëm për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian të vendit por edhe duke ofruar projekte dhe drafte konstruktive në përputhje me interesat evropiane të vendit reformën zgjedhore dhe në tërësi të gjitha kushtet që kërkon procesi i integrimit evropian të vendit.
0x323031312d30392d3233 20100723142213_23071035_ciMlq.jpg 11:27)”