Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Zgjedhjet e ardhshme lokale të organeve të qeverisjes vendore të 8 majit mbeten padyshim jo vetëm aksioni më i rëndësishëm politik i vitit por edhe sfida më e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare por në mënyrë të veçantë sfida më e madhe për klasën politike të vendit. Duke qenë se zgjedhjet tashmë janë shumë afër LSI është tërësisht në punë me të gjitha strukturat e saj ë përgatitur që jo vetëm ta përballojë me sukses këtë sfidë të radhës por edhe të dëshmojë realisht forcën peshën dhe rritjen e saj politike elektorale rritjen e mbështetjes së qytetarëve shqiptarë për LSI-në si alternativë reale e së majtës moderne e së majtës evropiane në Shqipëri për të cilën interesat jetike të vendit janë padyshim prioritare dhe që prevalojnë në raport me të gjitha interesat e tjera partiake apo të kësaj natyre.

Natyrisht duke qenë se për ne këto mbeten një aksion i rëndësishëm dhe një sfidë e rëndësishme ne prej kohësh kemi kërkuar dhe kemi insistuar madje vazhdojmë të insistojmë për domosdoshmërinë e angazhimit dhe të përfshirjes së të gjithë aktorëve dhe faktorëve politike në atë që është konsideruar sfida ë rëndësishme pra në reformën zgjedhore. Por pavarësisht faktit se bëhet e mundur kjo apo jo edhe me bazën zgjedhore që është aktualisht në fuqi edhe me kodin zgjedhor që është aktualisht në fuqi nuk ka asnjë arsye që këto zgjedhje të mos zhvillohen në përputhje me standardet e pranuara evropiane dhe për të cilat në mënyrë të veçantë investohet OSBE-ODIHR-i.

Më lejoni t’ju them që në fillim të shkurtit domethënë brenda datës 3 duhen dorëzuar përfaqësuesit e forcave politike në KZAZ. E sjell këtë shembull për të kuptuar domosdoshmërinë e angazhimit tërësor të të gjitha institucioneve shtetërore të të gjithë aktorëve politikë që duan të konkurrojnë në këto zgjedhje për tu përfshirë në këtë proces dhe për të konkurruar të gjithë së bashku që zgjedhjet të jenë realisht shprehja demokratike qytetare e vullnetit të votuesve për të zgjedhur autoritetet lokale ata që do të qeverisin në Njësitë Vendore në komuna dhe në bashki për periudhën nga 8 maji deri pas katër vitesh në zgjedhjet e tjera lokale. Edhe një herë ftojmë në mënyrë të veçantë aktorët politikë parlamentarë të kuptojnë domosdoshmërinë që ka angazhimi në këto zgjedhje të kuptojnë se sa e pavend është retorika dhe patetika false në këtë kohë sepse interesat e vendit domosdoshmërisht kërkojnë angazhim për reformat e mëdha angazhim për të realizuar zgjedhjet sipas standardeve demokratike evropiane dhe për të ecur kështu përpara në sfidën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Natyrisht kjo nuk bëhet me demonstrata nuk bëhet me protesta nuk bëhet me mitingje. Kjo bëhet me pjesëmarrje në jetën politike të vendit për ta bërë të mundur atë që e kanë sjellë si shqetësim partnerët tanë kombëtarë pra për të bërë të mundur që në Shqipëri të ketë një demokraci funksionale dhe demokraci funksionale do të thotë pjesëmarrje kontribut angazhim në institucionet legjitime të vendit. Rruga nuk sjell produkt tjetër përveçse atë që të gjithë që kemi parë të prodhojë gjatë demonstrimeve të fundit. Natyrisht demonstrata apo homazhi paqësor i djeshëm dëshmon edhe një herë se nëse lidershipi i Partisë Socialiste nëse Edi Rama me përgjegjësitë e atij që i ftoi qytetarët shqiptarë në protestën e 21 janarit do të shfaqej me përgjegjshmëri do të përcillte te publiku mesazhet e paqes dhe të respektimit të ligjit natyrisht që nuk do lindte nevoja për mitingun e djeshëm të homazhit dhe 3 qytetarët e ndjerë që humbën jetën do të ishin prapë sot midis nesh. Prandaj edhe ndërkombëtarët edhe partnerët tanë të rëndësishëm strategjik apeluan dhe vazhdojnë të apelojnë për t’iu shmangur protestave dhe demonstrimeve për t’iu shmangur rrugës dhe për të realizuar përfaqësimin e qytetarëve përfaqësimin e votuesve në institucionet legjitime të shtetit për të cilët janë votuar të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm politik të vendit.

z. Rama kryetari i Partisë Socialiste deklaroi dje se nuk do të ketë zgjedhje lokale duke iu referuar zgjedhje të 8 majit. Si e shihni këtë deklaratë nuk do të ketë zgjedhje apo e shihni më tepër si kërcenim këtë deklaratë të kreut të PS-së?

Në demokracitë funksionale institucionale të standardeve perëndimore nuk shkon gjuha e kërcënimit siç nuk shkon gjuha e dhunës dhe e imponimit. Padyshim është në të drejtën e strukturave të Partisë Socialiste të anëtarëve të saj nëse këto struktura i konsideron Edi Rama apo jo por është në të drejtën e këtyre strukturave të vendosin çfarë do bëjnë. Nuk është e papritur as edhe ndonjë befasi ajo që paralajmëron në fakt kryetari aktual i PS-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ky nuk është problem i yni ky është problem i tyre por edhe deri më sot ata kanë dëshmuar që kanë zgjedhur rrugën e vet përjashtimit të largimit prej institucioneve dhe largimi prej institucionit themelor të demokracisë që janë zgjedhjet e lira në thelb do të thotë të vazhdosh të investohesh për të mbyllur ciklin politik të Partisë Socialiste. Pavarësisht kësaj e majta evropiane në Shqipëri e majta e interesave të vendit e majta qytetare nuk është e papërfaqësuar. Madje për shkak të mënyrës se si administrohet Partia Socialiste prej lidershipit të saj ajo nuk përfaqëson më interesat e votuesve të majtë në Shqipëri. Gjithsesi edhe një herë e theksoj që është një sfidë për gjithë klasën politike padyshim zgjedhjet janë një sfidë edhe për opozitën është njësoj përgjegjëse ka njësoj detyrime kushtetuese për t’i përgatitur për të kontribuar dhe për të realiz
uar zgjedhje të lira të ndershme dhe të pakontestueshme.

z. Rama a do të ketë Shqipëria në vitin 2011 dy palë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale dhe sa po e konsideron LSI si opsion të mundshëm faktin e zgjedhjeve të parakohshme dhe cili është qëndrimi i LSI-së për qëndrimin e Presidentit të Republikës për demonstratën e 21 janarit?

Natyrisht që në bazë të Kushtetutës Presidenti i Republikës ka dekretuar zgjedhjet për qeverisjen vendore ato që do të mbahen më 8 maj. Shqipëria tashmë është një vend ku Kushtetuta është themeli mbi të cilin funksionojnë të gjitha institucionet dhe asnjë aktor dhe asnjë faktor nuk mund të imponohet kundër asaj që ka të sanksionuar Kushtetuta. Kjo do të thotë që po flasim për zgjedhjet e radhës së autoriteteve lokale dhe halucinacionet për zgjedhje të tjera në thelb dëshmojnë më së paku mungesë të njohjes së realitetit politik në vend dhe asaj se çfarë është prioritare për interesat e Shqipërisë për këtë moment e cila e gjendur përballë sfidës së integrimi evropian duhet të dëshmojë edhe një herë e theksoj jo vetëm që është një vend ku demokracia është funksionale por edhe ku respektohet në mënyrë rigoroze Kushtetuta dhe të gjitha detyrimet që burojnë prej saj. Natyrisht unë nuk kam përse të komentoj qëndrimet e Presidentit të Republikës në raport apo përballë demonstrimeve të fundit ajo që mund të them është që në rastet e kësaj natyre Presidenti i Republikës në përputhje me atributet kushtetuese shfaqet në rolin e përfaqësuesit të unitetit të popullit shfaqet në rolin e liderit më të rëndësishëm politik në vend. Se sa e ka bërë z. Topi këtë nuk është në objekt të kësaj konference por as unë nuk kam ndonjë dëshirë të veçantë ta komentoj këtë gjë.

z. Rama a ndani të njëjtin qëndrim me Kryeministrin Berisha për sa i takon punës që Kryeprokurorja Ina Rama ka bërë dhe deklarime të saj për demonstratën e 21 janarit?

Gjykimet dhe konsideratat janë individuale unë ndaj me z. Berisha gjykimin vlerësimin dhe mbështes qëndrimin e tij në respekt të Kushtetutës për zbatimin me konsekuencë të ligjit përballë cilitdo që shfaqet si shkelës i tij si keqbërës apo më keq akoma si dhunues i ligjit dhe institucioneve të shtetit. Natyrisht ndaj të njëjtin vlerësim me Kryeministrin Berisha dhe me shumicën e opinionit publik në Shqipëri për rolin e jashtëzakonshëm shembullor dhe tejet qytetar me të cilin i prezantuan forcat e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në detyrë. Pastaj se çfarë rezulton në punën e prokurorisë se çfarë bën prokuroria nuk është atribut i konferencave të shtypit që jepen nëpër selitë e partive Politike ato janë objekt punë i institucioneve që Kushtetuta ngarkon apo obligon me detyrimin për të monitoruar apo vlerësuar punën e tyre. Ka një nonsens në thelb unë për shkak të faktit që kam kryer detyrën e Ministrit të  Mbrojtjes dhe të Ministrit të Rendit Publik nuk mund të mos e them që në rastet e situatave normale dhe jo më në raste situatash konfliktuale apo protestash si ato të dhunshme të 21 janarit nuk mund të ndodhë në asnjë vend serioz e demokratik që organi i akuzës të kërkojë të vërë nën urdhër ndalimi apo të marrë në përgjegjësi penale njëherësh të gjithë zinxhirin komandues të një institucioni të rëndësishëm siç është Garda e Republikës. Përgjegjësia është individuale hetimi bëhet për secilin individ dhe mbi bazën e hetimit pastaj janë gjykatat ato që vendosin nëse është fajtor njëri apo është fajtor tjetri.

E shikoni demonstratën e 21 janarit si Puç Kushtetues?

Jo vetëm ky rast por çdo përpjekje e dhunshme për të hyrë forcërisht në kundërshtim me ligjin aq më keq për të hyrë përmes gurëve të bombave molotov të shkopinjve është në thelb përpjekje për të pushtuar me dhunë institucionet legjitime të shtetit dhe çdo përpjekje për të pushtuar me dhunë institucionet e shtetit nuk është gjë tjetër veçse tentativë për Grusht Shteti kur kjo bëhet për arsye politike dhe kur organizohet dhe zhvillohet nga forca politike.

0x323031312d30312d3239 Luan Rama.jpg 11:28)